Rregulla të reja për ofruesit e shërbimeve në turizëm - Ndryshimet ligjore, rregullim i veprimtarisë së subjekteve të strukturave akomoduese

Në prag të sezonit turistik veror, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka vendosur rregulla të reja për subjektet që ofrojnë shërbime për pushuesit. Në Fletoren Zyrtare janë publikuar ndryshimet në ligjin për turizmin, me qëllim kryesor përshtatjen me dinamikat e reja dhe vizionin e qeverisë për zhvillimin e turizmit në 2024-ën. Ndryshimet ligjore parashikojnë rregullimin e veprimtarisë së subjekteve të strukturave akomoduese, stacioneve të plazhit dhe operatorëve turistikë, për arritjen e një standardi më të lartë në ofrimin e shërbimeve.
Për marrjen e statusit “Investitor në një strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje në Shqipëri”, duhet që subjektet të mos jenë të certifikuar nga institucioni përgjegjës, por mjafton të plotësojnë kriteret dhe kushtet për t’u certifikuar në një moment të dytë. Të gjithë sipërmarrësit e tjerë turistikë, që ushtrojnë veprimtarinë si strukturë akomoduese dhe nuk janë pajisur me certifikatë kategorizimi si apartament, vilë ose dhomë, penalizohen me gjobë deri në 400 mijë lekë bazuar në numrin e dhomave.
Ministria përgjegjëse për turizmin, në bashkëpunim me ministrinë për arsimin, po synon të nxisë edukimin profesional në fushën e turizmit, me qëllim ruajtjen e standardeve dhe përmirësimin e shërbimit të ofruar nga sektori i turizmit. Për këtë arsye, është vendosur që të hiqet kriteri i diplomës universitare për t'u certifikuar si operator turistik, mjafton që individi të ketë përfunduar shkollën e mesme profesionale. Ndërsa për personat që punojnë në agjencitë e udhëtimit, është përcaktuar vetëm kriteri i arsimit të mesëm.
Subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e stacionit të plazhit kanë detyrimin të mirëmbajnë dhe të parandalojnë ndotjen e hapësirës së plazhit që kanë marrë në përdorim dhe të garantojnë kushtet e sigurisë së shëndetit. Ushtrimi i veprimtarisë si stacion plazhi jashtë sipërfaqes së përcaktuar në kontratë, penalizohet me 150 000 lekë gjobë dhe ndotja e hapësirës së stacionit të plazhit me 200 000 lekë.
Shqipëria priti rreth 10.1 milionë vizitorë të huaj gjatë viti të shkuar, ndërsa objektivat e qeverisë për këtë vit janë për rreth 14 milionë turistë duke pasur në fokus zhvillimin e turizmit elitar. Vetëm për tre muajt e parë të vitit 2024, shifrat flasin për 1,7 milionë turistë, ose 60% më shumë flukse hyrëse krahasuar me tremujorin e një viti më parë.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Tatimi mbi fitimin e bizneseve merr “kthesë” të fortë - Buxheti arkëton 30 milionë euro më pak në tre muaj , efekti nga taksa e energjisë
Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi fitimin kanë marrë një kthesë të fortë, ndërkohë që deri më tani regjistroheshin në rritje të vazhdueshme.......

Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin e ri - Në garë edhe dy kandidatë shqiptarë, Osmani dhe Taravari
Sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbahen zgjedhjet presidenciale. Votuesit do të kenë mundësi të zgjedhin një nga shtatë kandidatët për President të......

“Viza e artë” humbasin shkëlqimin në Europë - Sollën miliarda euro fitime, por tani programet po ndërpriten
Portugalia, e cila ka përfituar më shumë se 5.8 miliardë euro nga programi i vizave të arta, e ndryshoi atë muaj më parë duke hequr pronat e paluajtshme nga......

SHBA shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj bankave kineze - Akuza Pekinit për mbështetje të industrisë ruse të mbrojtjes
SHBA po shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj bankave kineze që kanë ndihmuar Rusinë të rindërtojë makinerinë e saj të luftës, me synimin për t'i shkëputur ato......

Gjermania, një “motor me avull” i pabarazive sociale - 1 në 5 qytetarë përballet me varfërinë dhe përjashtimin social
Vetëm dy muaj më parë, Gjermania u rendit si ekonomia e tretë më e madhe në planet, duke tejkaluar Japoninë. Të dhënat nga Zyra Federale e Statistikave......

Kompanitë e mëdha kineze zhvendosen në Meksikë - Shmangie e sanksioneve amerikane me etiketën “Made in Mexico”
Meksika po kthehet në Kinën e re, në epokën e të ashtuquajturit ‘nearshoring’, praktikë e zhvendosjes së operacioneve të biznesit në një vend të afërt. Pra,......

Europianët nuk paguajnë dot qiranë dhe kredinë - Rritet përqindja e familjeve që mbeten prapa afateve për këstet
Sipas Bankës Qendrore Europiane, përqindja e familjeve me të ardhura më të ulëta që pritet të bëjnë pagesa të vonuara të kredive këtë vit u dyfishua në 30%......

Sa të arsimuar financiarisht janë europianët? Jo shumë. Por kush di më shumë?
Një e treta e europianëve nuk e kuptojnë se si funksionon inflacioni, sipas një sondazhi të Eurobarometrit. I njëjti sondazh zbuloi se vetëm 18% e qytetarëve......