“Viza e artë” humbasin shkëlqimin në Europë - Sollën miliarda euro fitime, por tani programet po ndërpriten

Portugalia, e cila ka përfituar më shumë se 5.8 miliardë euro nga programi i vizave të arta, e ndryshoi atë muaj më parë duke hequr pronat e paluajtshme nga opsionet e investimit në mënyrë që të reduktojë blerjet spekulative dhe të qetësojë tregun e banesave. Fluksi masiv i një numri të madh të të huajve në vend përjashtoi mijëra portugezë me të ardhura të ulëta nga banesat urbane.
Ndërkohë pas 10 vitesh zbatim, “viza e artë” ka sjellë në buxhetin e Spanjës miliarda euro investime, por në të njëjtën kohë ka shkaktuar një krizë strehimi shkatërruese për qytetarët e saj. Këta të fundit thonë se pavarësisht profesionit dhe të ardhurave është pothuajse e pamundur të gjesh një shtëpi me cmim të përballueshëm.
Pikërisht për të përballuar krizën e strehimit, Spanja njoftoi pak ditë më parë se po heq “vizën e artë” dhe po i bashkohet listës së vendeve europiane që kanë bërë të njëjtën gjë. Gjashtë vende të Eurozonës nisën programin e ‘vizave të arta’ në kulmin e krizës së borxhit të euros në vitin 2012 në një përpjekje për të mbuluar deficitet e tyre buxhetore. Ata që u detyruan t'u drejtoheshin huadhënësve ndërkombëtarë, Spanja, Irlanda, Portugalia dhe Greqia, kishin nevojë të dëshpëruar për para për të paguar kreditorët e tyre dhe duke e bërë këtë rinxehën tregjet e pronave gjysmë të vdekura.
Spanja lëshoi 14.576 ‘viza të arta’ për të huajt e pasur që blenë prona me vlerë më shumë se 500.000 euro. Por duke e bërë këtë, ata i ngritën çmimet e pasurive të paluajtshme në nivele të larta për spanjollët. “Vizat e arta” u jepnin shtetasve të vendeve të treta leje qëndrimi të përkohshme, shpesh pa pasur nevojë të jetonin në vendin që u ofronte. Investitorët nga Kina, Rusia dhe Lindja e Mesme u dyndën në masë dhe blenë prona. Në vitet e fundit pas Brexit, shumë britanikë blenë shtëpi në Greqi, Portugali dhe Spanjë, të ndjekur nga shumë amerikanë që nuk mund të jetojnë aq rehat sa do të donin në metropolet amerikane.
Greqia, një nga vendet e fundit europiane që ofron “vizën e artë”, së fundmi ka rritur shumën e kërkuar të investimit në 800 mijë euro nga 500 mijë. Por tashmë programet e “vizave të arta” po marrin fund, teksa qeveritë përpiqen të riparojnë dëmet që i shkaktuan tregut të banesave. Dhe pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, zyrtarët e BE-së bëri thirrje për t'i dhënë fund, duke paralajmëruar se programet e ‘vizave të arta’ ofrohen për pastrim parash, evazion fiskal e deri në lehtësimin e krimit të organizuar.
Irlanda e përfundoi programin vitin e kaluar pjesërisht për shkak të shqetësimeve se po ofrohej për pastrimin e parave ruse. Tërheqja e programeve pason një krizë më të gjerë strehimi në Europë, tregjet e pronave të së cilës kanë pësuar për vite me radhë një transformim që ka përjashtuar punëtorët me të ardhura mesatare, duke përfshirë mjekët, profesorët dhe oficerët e policisë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

SHBA shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj bankave kineze - Akuza Pekinit për mbështetje të industrisë ruse të mbrojtjes
SHBA po shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj bankave kineze që kanë ndihmuar Rusinë të rindërtojë makinerinë e saj të luftës, me synimin për t'i shkëputur ato......

Gjermania, një “motor me avull” i pabarazive sociale - 1 në 5 qytetarë përballet me varfërinë dhe përjashtimin social
Vetëm dy muaj më parë, Gjermania u rendit si ekonomia e tretë më e madhe në planet, duke tejkaluar Japoninë. Të dhënat nga Zyra Federale e Statistikave......

Kompanitë e mëdha kineze zhvendosen në Meksikë - Shmangie e sanksioneve amerikane me etiketën “Made in Mexico”
Meksika po kthehet në Kinën e re, në epokën e të ashtuquajturit ‘nearshoring’, praktikë e zhvendosjes së operacioneve të biznesit në një vend të afërt. Pra,......

Europianët nuk paguajnë dot qiranë dhe kredinë - Rritet përqindja e familjeve që mbeten prapa afateve për këstet
Sipas Bankës Qendrore Europiane, përqindja e familjeve me të ardhura më të ulëta që pritet të bëjnë pagesa të vonuara të kredive këtë vit u dyfishua në 30%......

Sa të arsimuar financiarisht janë europianët? Jo shumë. Por kush di më shumë?
Një e treta e europianëve nuk e kuptojnë se si funksionon inflacioni, sipas një sondazhi të Eurobarometrit. I njëjti sondazh zbuloi se vetëm 18% e qytetarëve......

BE miraton zyrtarisht rregullat e reja fiskale mes frikës për një rikthim në epokën e kursimeve!
Eurodeputetët miratuan zyrtarisht rregullat e reja fiskale për BE-në, duke lënë mënjanë kundërshtimin nga sindikatat dhe organizatat e shoqërisë civile, të......

Kryeqyteti grek shndërrohet në portokalli – Shkak, erërat e forta jugore me pluhur!
Erërat e forta jugore mbartën pluhurin nga shkretëtira e Saharasë, duke i dhënë atmosferës së kryeqytetit grek një filtër të ngjashëm me planetin Mars në orët......

Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor - Sa këmbehen sot monedha kryesore?
Dollari amerikan duket se e ka nisur ditën pozitivisht edhe pse ka humbur pikë nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal duke u blerë sot me 94 lekë......