Bota Postuar më 24 Prill 2024, 12:01

SHBA shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj bankave kineze - Akuza Pekinit për mbështetje të industrisë ruse të mbrojtjes

Nga SCAN TV
SHBA shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj bankave kineze - Akuza Pekinit

SHBA po shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj bankave kineze që kanë ndihmuar Rusinë të rindërtojë makinerinë e saj të luftës, me synimin për t'i shkëputur ato nga sistemi financiar global. Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken viziton Kinën këtë javë, mbetet për t'u parë nëse ky kërcënim ekonomik do të ndikojë në tregtinë kineze-ruse, duke penguar Moskën të rindërtojë ushtrinë e saj pas humbjeve në Ukrainë. Pak para se të nisej, kreu i diplomacisë amerikane kritikoi mbështetjen kineze për industrinë ruse të mbrojtjes, duke thënë se Pekini po ndihmon përpjekjet e Moskës për luftë në Ukrainë duke ofruar komponentë kritikë të armëve. Ai theksoi se Kina nuk mund të luajë një lojë të dyfishtë.

Pekini sipas tij nuk mund të pretendojë se dëshiron të ketë marrëdhënie miqësore me vendet në Europë dhe në të njëjtën kohë të ushqejë kërcënimin më të madh për sigurinë europiane që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Javët e fundit, zyrtarët amerikanë kanë rritur presionin ndaj Kinës, duke paralajmëruar se Uashingtoni është gati të ndërmarrë veprime kundër institucioneve financiare kineze që lehtësojnë tregtinë e mallrave me aplikime të dyfishta politike dhe ushtarake. Sanksionet po konsiderohen si mjeti i fundit nëse përpjekjet diplomatike nuk arrijnë të bindin Pekinin të frenojë eksportet.

Ngrirja e aksesit të bankave ndaj dollarit – e përdorur kryesisht në tregtinë globale – shpesh rezervohet si mjeti i fundit, pasi sanksionet përkatëse shpesh i shtyjnë bankat drejt falimentimit. Ai do të përfaqësonte gjithashtu një rrezik të veçantë për Kinën, mes një rikuperimi të brishtë ekonomik dhe borxhit në rritje. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze foli për akuza ‘të pabaza’.

Kina dhe Rusia kanë rritur më shumë tregtinë dypalëshe në juan në vend të dollarit në vazhdën e luftës në Ukrainë, duke mbrojtur potencialisht ekonomitë e tyre nga sanksionet e mundshme të SHBA. Kjo e fundit dhe vendet e tjera perëndimore vendosën sanksione gjithëpërfshirëse ndaj sistemit financiar të Rusisë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022. Disa banka në Kinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqi kanë rritur kërkesat e pajtueshmërisë me sanksionet, duke rezultuar në vonesa ose refuzim të transfertave të parave në Moskë. Këto vonesa tregojnë se kufizimet e SHBA mund të kenë një ndikim të fuqishëm.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......