Gjermania, një “motor me avull” i pabarazive sociale - 1 në 5 qytetarë përballet me varfërinë dhe përjashtimin social

Vetëm dy muaj më parë, Gjermania u rendit si ekonomia e tretë më e madhe në planet, duke tejkaluar Japoninë. Të dhënat nga Zyra Federale e Statistikave Gjermane, megjithatë, tregojnë se kjo situatë aktualisht është e vërtetë vetëm në letër. Numri i gjermanëve që përballen me spektrin e varfërisë apo përjashtimit social mbetet i lartë.
Pabarazitë sociale përjetohen nga 21.2% e popullsisë: 17.7 qytetarë, sipas anketimit më të fundit për të ardhurat dhe kushtet e jetesës. Krahasuar me një vit më parë, shifrat paraqiten pothuajse të pandryshuara. Megjithatë, në realitet situata po përkeqësohet. 17.5 milionë njerëz ose 21.1% e gjermanëve ishin në të njëjtin pozicion në vitin 2022.
Kjo do të thotë se ‘motori me avull i Europës’ është nën mesataren e BE-së, e cila qëndron në 21.6%. Kriteret janë të njëjta. Një person konsiderohet të jetë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në BE nëse zbatohet të paktën një nga tre kushtet bazë:
Të ardhurat e tij janë nën kufirin e varfërisë;
Familja e tij vuan nga privime të konsiderueshme materiale dhe sociale;
Anëtarët e rritur të familjes, të moshës 18-64 vjeç, kanë pjesëmarrje shumë të ulët në fuqinë punëtore;
Gjermanët në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social kanë të ardhura nën 60% të mesatares kombëtare. Në këtë kategori, në vitin 2023, ishte rreth një në shtatë. Kufiri ishte për person 1310 euro neto në muaj, pas pagimit të taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore. Për familjet me katër persona me dy fëmijë nën moshën 14 vjeç, shuma përkatëse është 2751 euro neto në bazë mujore. Ata që tani janë nën këto nivele korrespondojnë me 14.3% të popullsisë: Pothuajse 12 milionë njerëz.
Situata është më e keqe për sa i përket nivelit të varfërisë të përcaktuar nga privimi i konsiderueshëm material dhe social. Ata nuk janë në gjendje të paguajnë qiranë, kredinë dhe faturat e shërbimeve. Sot, 6.9% e popullsisë së Gjermanisë ose 5.7 milionë njerëz janë në këtë pozicion. Në vitin 2022 ishte 6.2%. Ky stagnim në thelb përkthehet në dështim të politikave, pas pandemisë.
Në anën tjetër, bazuar në të dhënat e deritanishme, Republika Çeke ka përqindjen më të ulët të njerëzve të rrezikuar nga varfëria apo përjashtimi social, me 12%. “Kampione” në sensin negativ mbetet Bullgaria, me 30%.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Kompanitë e mëdha kineze zhvendosen në Meksikë - Shmangie e sanksioneve amerikane me etiketën “Made in Mexico”
Meksika po kthehet në Kinën e re, në epokën e të ashtuquajturit ‘nearshoring’, praktikë e zhvendosjes së operacioneve të biznesit në një vend të afërt. Pra,......

Europianët nuk paguajnë dot qiranë dhe kredinë - Rritet përqindja e familjeve që mbeten prapa afateve për këstet
Sipas Bankës Qendrore Europiane, përqindja e familjeve me të ardhura më të ulëta që pritet të bëjnë pagesa të vonuara të kredive këtë vit u dyfishua në 30%......

Sa të arsimuar financiarisht janë europianët? Jo shumë. Por kush di më shumë?
Një e treta e europianëve nuk e kuptojnë se si funksionon inflacioni, sipas një sondazhi të Eurobarometrit. I njëjti sondazh zbuloi se vetëm 18% e qytetarëve......

BE miraton zyrtarisht rregullat e reja fiskale mes frikës për një rikthim në epokën e kursimeve!
Eurodeputetët miratuan zyrtarisht rregullat e reja fiskale për BE-në, duke lënë mënjanë kundërshtimin nga sindikatat dhe organizatat e shoqërisë civile, të......

Kryeqyteti grek shndërrohet në portokalli – Shkak, erërat e forta jugore me pluhur!
Erërat e forta jugore mbartën pluhurin nga shkretëtira e Saharasë, duke i dhënë atmosferës së kryeqytetit grek një filtër të ngjashëm me planetin Mars në orët......

Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor - Sa këmbehen sot monedha kryesore?
Dollari amerikan duket se e ka nisur ditën pozitivisht edhe pse ka humbur pikë nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal duke u blerë sot me 94 lekë......

Çfarë përfitojmë nga Qendra Rajonale e Inovacionit? Schäfer për SCAN: Shqipëria, lojtar kryesor në Ballkan për nëntokën
Bernd Schäfer, CEO, EIT RawMaterials në një intervistë ekskluzive për SCAN deklaron se Qendra Rajonale e Inovacionit për lëndet e para minerare në Shqipëri......

Shqipëria, qendër rajonale inovacioni për industrinë minerare. Balluku: Hapim një inkubator të ideve dhe zhvillimit të sektorit
Shqipëria ka bërë realitet Qendrën Rajonale të Inovacionit për lëndët e para minerare, e cila synon të transformojë këtë industri duke e kthyer atë në një......