Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin e ri - Në garë edhe dy kandidatë shqiptarë, Osmani dhe Taravari

Sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbahen zgjedhjet presidenciale. Votuesit do të kenë mundësi të zgjedhin një nga shtatë kandidatët për President të Republikës ku dy prej tyre janë shqiptarë, Bujar Osmani, nga Fronti Europian dhe Arben Taravari nga koalicioni VLEN.
Ndërkohë vendi muajin e ardhshëm do të mbajë edhe zgjedhjet parlamentare, në të cilat opozita nacionaliste do të përpiqet të rrëzojë socialdemokratët e qendrës së majtë në pushtet.
Në përballjen e kësaj të mërkure janë dhe presidenti aktual i vendit Stevo Pendarovski, kandidat i socialdemokratëve pro-europianë, kundër Gordana Siljanovska-Davkova nga opozita VMRO DPMNE.
VMRO DPMNE ka fituar terren në vitet e fundit mbështetur në zemërimin e publikut për ritmin e ngadaltë të pranimit të vendit ballkanik në Bashkimin Europian. Ndërsa presidenca është një post ceremonial, opozita shpreson të fitojë terren për zgjedhjet e rëndësishme parlamentare në maj.
Siljanovska-Davkova e opozitës pritet të marrë 19.2% të votave dhe Pendarovski 9.7%, sipas sondazheve të publikuara nga TV shtetëror i Maqedonisë së Veriut. Bujar Osmani, kandidat i BDI-së, parashikohet të jetë i treti me 6.6%.
Vendvotimet do të mbyllen në orën 19:00. Rezultatet e para priten mbrëmjen e së mërkurës. Nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr shumicën në raundin e parë, balotazhi do të mbahet më 8 maj.
Kandidatura e Maqedonisë së Veriut për t'u anëtarësuar në BE u prit me optimizëm në vitin 2005, por 19 vjet më vonë, ajo ka bërë pak përparim, pjesërisht për shkak të kundërshtimit nga anëtarët e BE-së, Greqisë dhe Bullgarisë.
Një marrëveshje e vitit 2017 për ndryshimin e emrit të vendit nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut i dha fund mosmarrëveshjes me Greqinë, por Bullgaria vendosi një veto në vitin 2020 mbi çështjet e historisë dhe gjuhës, që shumë maqedonas të Veriut thonë se sulmojnë identitetin e tyre kombëtar.
Në vitin 2001, NATO e tërhoqi Maqedoninë e Veriut nga pragu i luftës civile gjatë një kryengritjeje etnike shqiptare dhe premtoi integrim më të shpejtë në BE dhe NATO. Vendi iu bashkua NATO-s në vitin 2020.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

“Viza e artë” humbasin shkëlqimin në Europë - Sollën miliarda euro fitime, por tani programet po ndërpriten
Portugalia, e cila ka përfituar më shumë se 5.8 miliardë euro nga programi i vizave të arta, e ndryshoi atë muaj më parë duke hequr pronat e paluajtshme nga......

SHBA shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj bankave kineze - Akuza Pekinit për mbështetje të industrisë ruse të mbrojtjes
SHBA po shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj bankave kineze që kanë ndihmuar Rusinë të rindërtojë makinerinë e saj të luftës, me synimin për t'i shkëputur ato......

Gjermania, një “motor me avull” i pabarazive sociale - 1 në 5 qytetarë përballet me varfërinë dhe përjashtimin social
Vetëm dy muaj më parë, Gjermania u rendit si ekonomia e tretë më e madhe në planet, duke tejkaluar Japoninë. Të dhënat nga Zyra Federale e Statistikave......

Kompanitë e mëdha kineze zhvendosen në Meksikë - Shmangie e sanksioneve amerikane me etiketën “Made in Mexico”
Meksika po kthehet në Kinën e re, në epokën e të ashtuquajturit ‘nearshoring’, praktikë e zhvendosjes së operacioneve të biznesit në një vend të afërt. Pra,......

Europianët nuk paguajnë dot qiranë dhe kredinë - Rritet përqindja e familjeve që mbeten prapa afateve për këstet
Sipas Bankës Qendrore Europiane, përqindja e familjeve me të ardhura më të ulëta që pritet të bëjnë pagesa të vonuara të kredive këtë vit u dyfishua në 30%......

Sa të arsimuar financiarisht janë europianët? Jo shumë. Por kush di më shumë?
Një e treta e europianëve nuk e kuptojnë se si funksionon inflacioni, sipas një sondazhi të Eurobarometrit. I njëjti sondazh zbuloi se vetëm 18% e qytetarëve......

BE miraton zyrtarisht rregullat e reja fiskale mes frikës për një rikthim në epokën e kursimeve!
Eurodeputetët miratuan zyrtarisht rregullat e reja fiskale për BE-në, duke lënë mënjanë kundërshtimin nga sindikatat dhe organizatat e shoqërisë civile, të......

Kryeqyteti grek shndërrohet në portokalli – Shkak, erërat e forta jugore me pluhur!
Erërat e forta jugore mbartën pluhurin nga shkretëtira e Saharasë, duke i dhënë atmosferës së kryeqytetit grek një filtër të ngjashëm me planetin Mars në orët......