Tatimi mbi fitimin e bizneseve merr “kthesë” të fortë - Buxheti arkëton 30 milionë euro më pak në tre muaj , efekti nga taksa e energjisë

Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi fitimin kanë marrë një kthesë të fortë, ndërkohë që deri më tani regjistroheshin në rritje të vazhdueshme. Referuar të dhënave fiskale të Ministrisë së Financave, ndërsa zërat e tjerë të të ardhurave kanë pasur performancë në rritje, të ardhurat nga tatim-fitimi kanë rënë me 3 miliardë lekë, apo 30 milionë euro në raport më të njëjtën periudhë të një viti më parë, e përkthyer në 13.7% më pak.
Kështu, sipas analizës së bërë nga SCAN TV, në periudhën Janar-Mars të ardhurat nga tatim-fitimi u realizuan në masën 18.7 miliardë lekë nga 21.6 miliardë lekë që ishin një vit më parë. Ajo që vihet re në 5 vitet e fundit duke marrë në analizë të njëjtën periudhë, është rritja e të ardhurave në mënyrë progresive ndër vite nga ky zë duke filluar nga 9 miliardë lekë në 3-mujorin e parë të 2020-ës dhe për të arritur në 21.6 miliardë lekë në 2023, ndërsa tashmë për herë të parë në 5 vite shënohet rënie.
Sipas Financave, efekti negativ i tatim-fitimit gjatë këtij viti është për shkak se në 2023-shin në këtë zë u llogarit edhe taksa e jashtëzakonshme mbi prodhuesit e energjisë elektrike e cila u aplikua vetëm në atë vit, të ardhurat se së cilës ishin 4 miliardë lekë. Duke zbritur këtë taksë, efekti real në rritje është 1 miliardë lekë.
Tatimi mbi fitimin paguhet çdo tremujor ose çdo muaj në formë paradhënie gjatë vitit, bazuar në të dhënat e deklaratës së fitimit të tatueshëm të vitit paraardhës.
Sipas tatimeve, aktualisht janë afro 16 mijë sipërmarrje në të gjithë vendin që paguajnë tatim fitim, pasi bizneset e vogla me qarkullim 0-14 milionë lekë janë të përjashtuara. Shkalla e tatimit mbi fitimin për tatimpaguesit me të ardhura vjetore mbi 14 milion lekë aplikohet në 15% e fitimit të tatueshëm.
Ndërsa këtë vit do të parapaguajnë tatim fitim në shkallë progresive nga 15-23 % edhe mbi 29 mijë biznese që disponohen nga profesionistë të lirë, dhe si rrjedhojë të ardhurat nga ky zë pritet të rriten.
Aktualisht, Tatimi mbi fitimin zë 24.2 % të të ardhurave tatimore vjetore, duke u renditur në vendin e tretë për nga pesha që zë në buxhet, pas TVSH-së dhe Tatimit mbi të Ardhurat Personale.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin e ri - Në garë edhe dy kandidatë shqiptarë, Osmani dhe Taravari
Sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbahen zgjedhjet presidenciale. Votuesit do të kenë mundësi të zgjedhin një nga shtatë kandidatët për President të......

“Viza e artë” humbasin shkëlqimin në Europë - Sollën miliarda euro fitime, por tani programet po ndërpriten
Portugalia, e cila ka përfituar më shumë se 5.8 miliardë euro nga programi i vizave të arta, e ndryshoi atë muaj më parë duke hequr pronat e paluajtshme nga......

SHBA shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj bankave kineze - Akuza Pekinit për mbështetje të industrisë ruse të mbrojtjes
SHBA po shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj bankave kineze që kanë ndihmuar Rusinë të rindërtojë makinerinë e saj të luftës, me synimin për t'i shkëputur ato......

Gjermania, një “motor me avull” i pabarazive sociale - 1 në 5 qytetarë përballet me varfërinë dhe përjashtimin social
Vetëm dy muaj më parë, Gjermania u rendit si ekonomia e tretë më e madhe në planet, duke tejkaluar Japoninë. Të dhënat nga Zyra Federale e Statistikave......

Kompanitë e mëdha kineze zhvendosen në Meksikë - Shmangie e sanksioneve amerikane me etiketën “Made in Mexico”
Meksika po kthehet në Kinën e re, në epokën e të ashtuquajturit ‘nearshoring’, praktikë e zhvendosjes së operacioneve të biznesit në një vend të afërt. Pra,......

Europianët nuk paguajnë dot qiranë dhe kredinë - Rritet përqindja e familjeve që mbeten prapa afateve për këstet
Sipas Bankës Qendrore Europiane, përqindja e familjeve me të ardhura më të ulëta që pritet të bëjnë pagesa të vonuara të kredive këtë vit u dyfishua në 30%......

Sa të arsimuar financiarisht janë europianët? Jo shumë. Por kush di më shumë?
Një e treta e europianëve nuk e kuptojnë se si funksionon inflacioni, sipas një sondazhi të Eurobarometrit. I njëjti sondazh zbuloi se vetëm 18% e qytetarëve......

BE miraton zyrtarisht rregullat e reja fiskale mes frikës për një rikthim në epokën e kursimeve!
Eurodeputetët miratuan zyrtarisht rregullat e reja fiskale për BE-në, duke lënë mënjanë kundërshtimin nga sindikatat dhe organizatat e shoqërisë civile, të......