70% reduktim kamatvonese për borxhlinjtë e energjisë - OSHEE: Në 3 javë kanë përfituar 340 klientë familjarë

Që nga nisja e aplikimit të skemave të reja për likujdimin me këste të detyrimeve të prapambetura ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë 340 klientë familjarë që kanë përfituar 70% reduktim të kamatëvonesës”.
Sipas skemës së re, që nisi zbatimin në datën 3 prill, klientët familjarë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 70%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit të krijuar deri në 31 dhjetor 2022. Ndërkohë që, duke marrë në konsideratë faturat e papaguara ndër vite, vlera e kamatave rëndon edhe më shumë debitorët e energjisë. Gjithsesi, sipas skemave të reja reduktim të kamatëvonensës përfitjnë edhe kategoritë e tjera të klientëve. Kështu, klientët jo familjarë, buxhetorë dhe jo buxhetorë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 50%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit njëherësh. Veçanti përbën biznesi i vogël, që përfiton reduktim të kamatëvonesës në masën 100%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit.
Paralelisht me skemën e reduktimit të kamatëvonesave, u miratuan dhe skemat e reja për likujdimin me këste të borxheve, me kushtin që të jenë mbyllur të gjitha detyrimet e krijuara gjatë vitit 2023 e në vazhdin. Përmes këtyre skemave synohet reduktimi i detyrimeve të prapambetura, që deri në fund të vitit 2023 rezultonin në gati 80.9 mld lekë.
“Klientët familjarë janë debitorët më të mëdhenj ndaj OSHEE-së. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, deri në dhjetor 2023 kjo kategori numëron si detyrime të papaguara ndaj OSHEE, një vlerë prej 45.4 mld lekë”.
Pas klientëve familjarë, vjen kategoria e institucioneve jobuxhetore, ku bëjnë pjesë ujësjellësit me 18.9 mld lekë detyrime të papaguara. Pjesa tjetër e borxhit ndahet midis privatëve, me 11.7 mld lekë dhe institucioneve buxhetore me 4.8 mld lekë.
Skema e reduktimit të kamatëvonesës kundrejt likuidimit të plotë të debisë së prapambetur deri në 31 dhjetor 2022
- Klientët familjarë Reduktim të kamatëvonesës në masën 70%
- Klientët jo familjarë, buxhetorë dhe jo buxhetorë Reduktim të kamatëvonesës në masën 50%
- Klientët biznes i vogël Reduktim të kamatëvonesës në masën 100%
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Si janë shpërndarë paratë e BE për bujqësinë shqiptare? - IPARD II, u financuan 513 projekte. U hapën mbi 1 mijë vende të reja pune
Mbështetja financiare në bujqësi nga fondet e Bashkimit Europian, përmes programit IPARD II ka i ka ardhur në ndihmë afo 513 bizneseve në të gjithë vendin. Në ......

Rregulla të reja për ofruesit e shërbimeve në turizëm - Ndryshimet ligjore, rregullim i veprimtarisë së subjekteve të strukturave akomoduese
Në prag të sezonit turistik veror, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka vendosur rregulla të reja për subjektet që ofrojnë shërbime për pushuesit. Në Fletoren......

Tatimi mbi fitimin e bizneseve merr “kthesë” të fortë - Buxheti arkëton 30 milionë euro më pak në tre muaj , efekti nga taksa e energjisë
Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi fitimin kanë marrë një kthesë të fortë, ndërkohë që deri më tani regjistroheshin në rritje të vazhdueshme.......

Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin e ri - Në garë edhe dy kandidatë shqiptarë, Osmani dhe Taravari
Sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbahen zgjedhjet presidenciale. Votuesit do të kenë mundësi të zgjedhin një nga shtatë kandidatët për President të......

“Viza e artë” humbasin shkëlqimin në Europë - Sollën miliarda euro fitime, por tani programet po ndërpriten
Portugalia, e cila ka përfituar më shumë se 5.8 miliardë euro nga programi i vizave të arta, e ndryshoi atë muaj më parë duke hequr pronat e paluajtshme nga......

SHBA shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj bankave kineze - Akuza Pekinit për mbështetje të industrisë ruse të mbrojtjes
SHBA po shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj bankave kineze që kanë ndihmuar Rusinë të rindërtojë makinerinë e saj të luftës, me synimin për t'i shkëputur ato......

Gjermania, një “motor me avull” i pabarazive sociale - 1 në 5 qytetarë përballet me varfërinë dhe përjashtimin social
Vetëm dy muaj më parë, Gjermania u rendit si ekonomia e tretë më e madhe në planet, duke tejkaluar Japoninë. Të dhënat nga Zyra Federale e Statistikave......

Kompanitë e mëdha kineze zhvendosen në Meksikë - Shmangie e sanksioneve amerikane me etiketën “Made in Mexico”
Meksika po kthehet në Kinën e re, në epokën e të ashtuquajturit ‘nearshoring’, praktikë e zhvendosjes së operacioneve të biznesit në një vend të afërt. Pra,......