Shqipëria Postuar më 24 Prill 2024, 12:59

Si janë shpërndarë paratë e BE për bujqësinë shqiptare? - IPARD II, u financuan 513 projekte. U hapën mbi 1 mijë vende të reja pune

Nga SCAN TV
Si janë shpërndarë paratë e BE për bujqësinë

Mbështetja financiare në bujqësi nga fondet e Bashkimit Europian, përmes programit IPARD II ka i ka ardhur në ndihmë afo 513 bizneseve në të gjithë vendin. Në  takimin e 12-të i Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD II 2014 – 2020, strukturë e cila mbikëqyr zbatimin e këtij programi, është bërë edhe një analizë se ku janë shpërndarë fondet deri më tani. Referuar të dhënave,  nga zbatimi i programit janë mbështetur: 137 investime në mekanikë bujqësore dhe shtim sipërfaqesh të mbjella; 80 investime në subjekte agro-turistike; 73 investime në serra; 72 pika grumbullimi; 46 investime në kantina dhe vreshta; 40 fabrika përpunimi agro-ushqimore; 34 investime në stalla e ferma blegtorale; 31 investime në energji të rinovueshme.

Gjithashtu programi ka impaktuar direkt në nxitjen e punësimit duke krijuar mbi 1000 vendeve të reja të pune të lidhura me diversifikimin e aktiviteteve bujqësore dhe jo bujqësore në fermë dhe jashtë saj.

Programi ka ofruar mbështetje për sipërmarrësit e rinj (nën 40 vjeç) dhe sipërmarrëset gra të cilët përbëjnë përkatësisht 50% dhe 25% të projekteve të financuara, duke krijuar mjedisin mundësues për rritjen dhe fuqizimin e të rinjve dhe grave të angazhuar në sektorin bujqësor.

Deri në fund të vitit 2024, në përfundim të programit IPARD II, Strukturat Shqiptare parashikojnë të realizojnë pagesat ndaj fermerëve deri në 79% e buxhetit të Bashkimit Evropian të alokuar për këtë Program.

Në Korrik të vitit të kaluar, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht pagesat e  programit IPARD II si dhe ka ngrirë procedurat për IPARD III, deri në një vendim të dytë,  për shkak se ka të dhëna për mangësi në dhënien dhe zbatimin e projekteve.

Programi IPARD synon mbështetjen e sektorit bujqësor dhe zhvillimin rural, duke nxitur zhvillimin ekonomik në zonat rurale, përmirësimin e cilësisë së jetesës, dhe të përgatisë sektorët bujqësorë për tregun konkurrues të BE-së.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat