Si llogariten shpenzimet për profesionet e lira? - Tatimet: Në detyrimet dërguar bizneseve janë bërë zbritjet përkatëse

Administrata Tatimore sqaron se përllogaritja e kësteve paraprake të Tatimit mbi të ardhurat për vitin 2024, për shërbimet profesionale, bëhet mbi % e fitimit të vetëdeklaruar gjatë vitit 2023.
Referuar njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke qenë se viti 2024 është viti i parë i zbatimit të ligjit të ri, këstet bazohen mbi deklarimin e fitimit të vitit 2023, deklarimi për të cilat kryhet sipas përcaktimeve të ligjit të vjetër për “Tatimin mbi të Ardhurat”.
“Theksojmë se njohja apriori e shpenzimeve në masën 30% për tatimpaguesit, që ushtrojnë aktivitet si “Shërbim profesional”, e cila është opsionale, aplikohet sipas Ligjit të ri vetëm në deklarimin e fitimit të vitit 2024, i cili kryhet brenda datës 31 mars 2025. Kjo nuk do të thotë që në përllogaritjen e kësteve paraprake për vitin 2024, nuk janë njohur shpenzimet e kryera nga tatimpaguesit, përderisa përllogaritja bazohet mbi fitimin e vetëdeklaruar të vitit 2023 dhe fitimi llogaritet si rezultat i të ardhurave dhe shpenzimeve faktike të realizuara”, thuhet në deklaratën e tatimeve.
Sipas administratës tatimore, nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këstet paraprake të vitit 2024 të llogariten mbi fitimin e vitit 2024. Kështu që, sikurse e përcakton edhe Ligji këstet paraprake do të llogariten mbi fitimin e vitit paraardhës.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve këshillon çdo tatimpagues, që pretendon se kësti paraprak i vitit 2024 është shumë i lartë apo në rast keqdeklarimi nga ana e tyre, t’i drejtohet me kërkesë për rishikim të kësteve Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, e cila do të shqyrtojë me prioritet çdo kërkesë për këtë qëllim, për tatim të drejtë sipas ligjit.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Shqiptarët po përdorin më shumë kakao?! - Importi i këtij produkti në mars, shumë pranë rekordit historik
Nga një analizë e detajuar e të dhënave të tregtisë së jashtme rezulton se muaji mars i këtij viti ka prekur shifrën e dytë më të lartë të importit të kakaos......

“250 milionë euro në vit për rritjen e pensioneve” - Fatura financiare për propozimin e PD, Teliti: Preken 45% e pensionistëve
Rreth 250 milionë euro në vit është efekti financiar i propozimit të bërë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, për rritjen e pensioneve në 18 mijë......

70% reduktim kamatvonese për borxhlinjtë e energjisë - OSHEE: Në 3 javë kanë përfituar 340 klientë familjarë
Që nga nisja e aplikimit të skemave të reja për likujdimin me këste të detyrimeve të prapambetura ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë......

Si janë shpërndarë paratë e BE për bujqësinë shqiptare? - IPARD II, u financuan 513 projekte. U hapën mbi 1 mijë vende të reja pune
Mbështetja financiare në bujqësi nga fondet e Bashkimit Europian, përmes programit IPARD II ka i ka ardhur në ndihmë afo 513 bizneseve në të gjithë vendin. Në ......

Rregulla të reja për ofruesit e shërbimeve në turizëm - Ndryshimet ligjore, rregullim i veprimtarisë së subjekteve të strukturave akomoduese
Në prag të sezonit turistik veror, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka vendosur rregulla të reja për subjektet që ofrojnë shërbime për pushuesit. Në Fletoren......

Tatimi mbi fitimin e bizneseve merr “kthesë” të fortë - Buxheti arkëton 30 milionë euro më pak në tre muaj , efekti nga taksa e energjisë
Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi fitimin kanë marrë një kthesë të fortë, ndërkohë që deri më tani regjistroheshin në rritje të vazhdueshme.......

Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin e ri - Në garë edhe dy kandidatë shqiptarë, Osmani dhe Taravari
Sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbahen zgjedhjet presidenciale. Votuesit do të kenë mundësi të zgjedhin një nga shtatë kandidatët për President të......

“Viza e artë” humbasin shkëlqimin në Europë - Sollën miliarda euro fitime, por tani programet po ndërpriten
Portugalia, e cila ka përfituar më shumë se 5.8 miliardë euro nga programi i vizave të arta, e ndryshoi atë muaj më parë duke hequr pronat e paluajtshme nga......