Shqipëria Postuar më 24 Prill 2024, 13:59

“250 milionë euro në vit për rritjen e pensioneve” - Fatura financiare për propozimin e PD, Teliti: Preken 45% e pensionistëve

Nga SCAN TV
“250 milionë euro në vit për rritjen e pensioneve” -

Rreth 250 milionë euro në vit është efekti financiar i propozimit të bërë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, për rritjen e pensioneve në 18 mijë lekë. Rritja synohet, që të bëhet në mënyrë graduale, ç’ka do të thotë se përgjatë këtij viti pensionet, pavarësisht llojit të tyre të mos jenë më të ulta se 18 mijë lekë në muaj për të arritur më tej në 300 euro në vitin 2029 me një faturë totale 1 miliardë euro.

Dorian Teliti, këshilltar ekonomik pranë Partisë Demokratike tha se janë rreth 45 për qind e pensionistëve që preken nga kjo nismë e depozituar në Kuvend.

Nga studio e emsionit “Box to Box” u ndal edhe tek pikëpyetjet që shoqërojnë këtë propozim.

Ekspertët e kanë konsideruar si një draft për kredite politike, pasi nuk është vetëm kostoja e lartë financiare për vënien në zbatim, por edhe fakti që kjo ndërhyrje cenon thelbin e skemës, pasi përfitimi llogaritet mbi bazë kontributesh.

Ky propozim, shtoi më tej Teliti është në harmoni me propozimin e mëparshëm të deputetëve të PD-së për minimumin jetik në masën 20 mijë lekë dhe është pothuajse i barabartë me përfitimet, që kanë pensionistët në vendet e rajonit, përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Ada Hazizolli/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat