Miratohet plani 6 mld euro për Ballkanin Perëndimor - Parlamenti Europian votoi me 517 vota vendimin

Parlamenti europian miratoi planin 6 miliardë euro për nxitjen dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor me 517 vota pro. Me Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor duhet të sigurohet përforcimi ekonomik i vendeve nga rajoni, nxitje të reformave të tyre të brendshme dhe tërheqje të investimeve, me ç’ka ato shumë shpejtë do t’i ndjejnë përfitimet nga afrimi drejt BE-së, ndërkaq në të njëjtën kohë ky instrument mund të çojë drejt rritjes së dyfishtë të ekonomive të tyre në 10 vitet në vijim.
Instrumenti i Planit për rritje, që për Ballkanin Perëndimor është 6 miliardë euro, do të realizohet në periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027, duke filluar nga ky vit në 4 vitet e ardhshme.
Ndihma financiare do të jetë e lidhur me dinamikën reformuese në secilin shtet. Raportuesi i Komitetit për punë të jashtme të PE-së lidhur me rregullativën ligjore, eurodeputeti kroat, Tonino Picula gjatë debatit të djeshëm theksoi se fillimisht kushtet e vendosura janë zgjeruar edhe me kërkesën për luftë kundër dezinformatave, harmonizim të regjimit të vizave me atë të Unionit, për organizim të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike dhe prë sundim të së drejtës, ndërsa për Kosovën dhe Serbinë parakusht i veçantë janë edhe rezultatet nga dialogu i tyre.
Sipas eurokomisares për barazi, Helena Dali, realizimi i Planit për rritje, përkatësisht pagesës së mjeteve të para nga ai, duhet të fillojë gjatë verës, por kjo do të varet nga shpejtësia me të cilën do të përpunohen dhe harmonizohen agjendat reformuese, përgatitjet e të cilës janë në rrjedhë.
SCAN
Sondazh

Bashkëpunimi rajonal në bujqësi - Denaj: Duhet rrjetëzim i fermerëve, forcon ekonominë rurale dhe rrit sigurinë ushqimore
Mbi 90 biznese bujqësore e prodhues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Spanja, Zvicra, Gjermania, etj. u bënë pjesë e Panairit Ndërkombëtar të......

Amerikanët dhe nordikët, interes për të blerë prona tek ne - “Jo vetëm për turizëm”, Beti: Të huajt shohin Shqipërinë si investim dhe banim
Ndërtimi në Shqipëri është një nga ata sektorë i cili po vijon me rritje të shpejta, gjë e cila ka bërë që të huajt të shfaqin interes për të blerë prona apo......

Si llogariten shpenzimet për profesionet e lira? - Tatimet: Në detyrimet dërguar bizneseve janë bërë zbritjet përkatëse
Administrata Tatimore sqaron se përllogaritja e kësteve paraprake të Tatimit mbi të ardhurat për vitin 2024, për shërbimet profesionale, bëhet mbi % e fitimit......

Shqiptarët po përdorin më shumë kakao?! - Importi i këtij produkti në mars, shumë pranë rekordit historik
Nga një analizë e detajuar e të dhënave të tregtisë së jashtme rezulton se muaji mars i këtij viti ka prekur shifrën e dytë më të lartë të importit të kakaos......

“250 milionë euro në vit për rritjen e pensioneve” - Fatura financiare për propozimin e PD, Teliti: Preken 45% e pensionistëve
Rreth 250 milionë euro në vit është efekti financiar i propozimit të bërë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, për rritjen e pensioneve në 18 mijë......

70% reduktim kamatvonese për borxhlinjtë e energjisë - OSHEE: Në 3 javë kanë përfituar 340 klientë familjarë
Që nga nisja e aplikimit të skemave të reja për likujdimin me këste të detyrimeve të prapambetura ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë......

Si janë shpërndarë paratë e BE për bujqësinë shqiptare? - IPARD II, u financuan 513 projekte. U hapën mbi 1 mijë vende të reja pune
Mbështetja financiare në bujqësi nga fondet e Bashkimit Europian, përmes programit IPARD II ka i ka ardhur në ndihmë afo 513 bizneseve në të gjithë vendin. Në ......

Rregulla të reja për ofruesit e shërbimeve në turizëm - Ndryshimet ligjore, rregullim i veprimtarisë së subjekteve të strukturave akomoduese
Në prag të sezonit turistik veror, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka vendosur rregulla të reja për subjektet që ofrojnë shërbime për pushuesit. Në Fletoren......