Bashkëpunimi rajonal në bujqësi - Denaj: Duhet rrjetëzim i fermerëve, forcon ekonominë rurale dhe rrit sigurinë ushqimore

Mbi 90 biznese bujqësore e prodhues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Spanja, Zvicra, Gjermania, etj. u bënë pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë, Teknologjive, Ushqimit dhe Përpunimit që u çel në qytetin e Lushnjës. Teksa vizitoi panairin, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi rajonal në bujqësi, në drejtim të forcimit të ekonomisë rurale dhe rritjes së sigurisë ushqimore për konsumatorët.
"Një bashkëpunim rajonal, por njëkohësisht për të kuptuar që mes nesh marrëdhëniet e vendeve dhe komunikimi i bizneseve është i rëndësishëm për ne si politikëbërës për të operacionalizuar jetën e tyre pa barriera, pa vështirësi dhe pa burokraci", - u shpreh Denaj.
Denajt u ndal dhe te nxitja e prodhimit vendas, jo vetëm në funksion të eksporteve, por dhe në drejtim të plotësimit të nevojave për konsum të brendshëm.
“Unë jam shumë e lumtur që për këtë 3-mujor të parë të vitit 2024 në krahasim me 2023-shin, kemi një rritje me 11.6% dhe besoj që ky trend do të vijojë. Ne nuk mund t’a mendojmë ofertën ushqimore vetëm të nxitur nga eksportet. Sot oferta ushqimore për konsumin e brendshëm e tejkalon presionin për eksporte me gati 1.5 herë, pasi jo vetëm numri i turistëve ka ardhur eksponencialisht në rritje dhe këtë vit parashikohet që të jetë 14 milionë turistë për Shqipërinë, por edhe vetë konsumi i brendshëm shqiptar bën një presion për të prodhuar”, - tha Denaj.
Gjatë aktivitetit u theksua nevoja për nxitjen e bashkëpunimeve të reja në bujqësi, si dhe rrjetëzimi i fermerëve dhe ekspertëve të sektorit me marka ndërkombëtare dhe me aktorët kryesorë të cilët ndikojnë zhvillimin e sektorit.
SCAN
Sondazh

Amerikanët dhe nordikët, interes për të blerë prona tek ne - “Jo vetëm për turizëm”, Beti: Të huajt shohin Shqipërinë si investim dhe banim
Ndërtimi në Shqipëri është një nga ata sektorë i cili po vijon me rritje të shpejta, gjë e cila ka bërë që të huajt të shfaqin interes për të blerë prona apo......

Si llogariten shpenzimet për profesionet e lira? - Tatimet: Në detyrimet dërguar bizneseve janë bërë zbritjet përkatëse
Administrata Tatimore sqaron se përllogaritja e kësteve paraprake të Tatimit mbi të ardhurat për vitin 2024, për shërbimet profesionale, bëhet mbi % e fitimit......

Shqiptarët po përdorin më shumë kakao?! - Importi i këtij produkti në mars, shumë pranë rekordit historik
Nga një analizë e detajuar e të dhënave të tregtisë së jashtme rezulton se muaji mars i këtij viti ka prekur shifrën e dytë më të lartë të importit të kakaos......

“250 milionë euro në vit për rritjen e pensioneve” - Fatura financiare për propozimin e PD, Teliti: Preken 45% e pensionistëve
Rreth 250 milionë euro në vit është efekti financiar i propozimit të bërë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, për rritjen e pensioneve në 18 mijë......

70% reduktim kamatvonese për borxhlinjtë e energjisë - OSHEE: Në 3 javë kanë përfituar 340 klientë familjarë
Që nga nisja e aplikimit të skemave të reja për likujdimin me këste të detyrimeve të prapambetura ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë......

Si janë shpërndarë paratë e BE për bujqësinë shqiptare? - IPARD II, u financuan 513 projekte. U hapën mbi 1 mijë vende të reja pune
Mbështetja financiare në bujqësi nga fondet e Bashkimit Europian, përmes programit IPARD II ka i ka ardhur në ndihmë afo 513 bizneseve në të gjithë vendin. Në ......

Rregulla të reja për ofruesit e shërbimeve në turizëm - Ndryshimet ligjore, rregullim i veprimtarisë së subjekteve të strukturave akomoduese
Në prag të sezonit turistik veror, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka vendosur rregulla të reja për subjektet që ofrojnë shërbime për pushuesit. Në Fletoren......

Tatimi mbi fitimin e bizneseve merr “kthesë” të fortë - Buxheti arkëton 30 milionë euro më pak në tre muaj , efekti nga taksa e energjisë
Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi fitimin kanë marrë një kthesë të fortë, ndërkohë që deri më tani regjistroheshin në rritje të vazhdueshme.......