Zbulohet një fushë me 10 miliardë fuçi rezerva nafte - Namibia, një tjetër vend që pritet të anëtarësohet në OPEC

Kompania portugeze e naftës ‘Galp Energia’ konfirmoi se ka përfunduar fazën e parë të kërkimit në fushën Mopane në brigjet e Namibisë, duke vlerësuar se ajo mund të përmbajë dhjetë miliardë fuçi naftë.
Testimi i puseve Mopane-1X dhe Mopane-2X në janar dhe mars zbuloi ‘akumulim të rëndësishëm të naftës së lehtë - me squfur të ulët, raportoi Galp, i cituar nga Reuters.
Fusha Mopane ndodhet në brigjet e Namibisë, në pellgun Orange, ku British Shell dhe French TotalEnergies kanë zbuluar tashmë disa depozita nafte dhe gazi. “Prodhimi” provë i naftës arrin kufirin e sipërm prej 14 mijë fuçi në ditë, duke e pozicionuar potencialisht Mopane si një zbulim të rëndësishëm tregtar.
Galp zotëron 80% të aksioneve në licencën për kërkimin e naftës në pellgun Orange, i cili mbulon një sipërfaqe prej gati 10.000 kilometra katrorë.
Namibia mund të bëhet një burim i ri të ardhurash për Galp, i cili deri më tani ka investuar shuma të mëdha në nxjerrjen e naftës në ujërat territoriale të Brazilit, si dhe merr pjesë në projektin e nxjerrjes së gazit në pellgun Rovuma të Mozambikut.
Kompania ka sinjalizuar se mund të kërkojë partnerë për projekte në Namibi pasi ato mund të shtrihen në një shkallë të gjerë.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës – OPEC, dhe aleatët e saj mund të ftojnë Namibinë t'i bashkohet atyre, duke pasur parasysh indikacionet se ajo mund të bëhet prodhuesi i katërt më i madh i Afrikës deri në dekadën e ardhshme, tha një zyrtar afrikan i naftës për Reuters.
Vetëm kompleksi Mopane vlerësohet të përmbajë dhjetë miliardë fuçi ekuivalente nafte ose edhe më shumë, dhe kjo është përpara se të shpohen puset e eksplorimit dhe testimit, raportoi Galp.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Nga sot, biletë 5 euro për të hyrë në Venecia - Nuk do të paguajnë qytetarët vendas, por vetëm turistët
Venecia me një biletë, si në kinema. Eksperimenti i një zgjidhjeje që duhet të menaxhojë valët e turistëve që zbresin në qytet në prag të sezonit veror ka......

Dobësohet Dollari dhe Franga ndërsa Euro dhe Paundi rikuperojnë pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 93.8 lekë dhe duke u shitur me 948 lekë nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit......

Miratohet plani 6 mld euro për Ballkanin Perëndimor - Parlamenti Europian votoi me 517 vota vendimin
Parlamenti europian miratoi planin 6 miliardë euro për nxitjen dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor me 517 vota pro. Me Planin për rritje të......

Bashkëpunimi rajonal në bujqësi - Denaj: Duhet rrjetëzim i fermerëve, forcon ekonominë rurale dhe rrit sigurinë ushqimore
Mbi 90 biznese bujqësore e prodhues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Spanja, Zvicra, Gjermania, etj. u bënë pjesë e Panairit Ndërkombëtar të......

Amerikanët dhe nordikët, interes për të blerë prona tek ne - “Jo vetëm për turizëm”, Beti: Të huajt shohin Shqipërinë si investim dhe banim
Ndërtimi në Shqipëri është një nga ata sektorë i cili po vijon me rritje të shpejta, gjë e cila ka bërë që të huajt të shfaqin interes për të blerë prona apo......

Si llogariten shpenzimet për profesionet e lira? - Tatimet: Në detyrimet dërguar bizneseve janë bërë zbritjet përkatëse
Administrata Tatimore sqaron se përllogaritja e kësteve paraprake të Tatimit mbi të ardhurat për vitin 2024, për shërbimet profesionale, bëhet mbi % e fitimit......

Shqiptarët po përdorin më shumë kakao?! - Importi i këtij produkti në mars, shumë pranë rekordit historik
Nga një analizë e detajuar e të dhënave të tregtisë së jashtme rezulton se muaji mars i këtij viti ka prekur shifrën e dytë më të lartë të importit të kakaos......

“250 milionë euro në vit për rritjen e pensioneve” - Fatura financiare për propozimin e PD, Teliti: Preken 45% e pensionistëve
Rreth 250 milionë euro në vit është efekti financiar i propozimit të bërë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, për rritjen e pensioneve në 18 mijë......