Profesionistët e lirë, nisma për të “rrëzuar” tatim-fitimin - Cilat janë rrugët që po ndjekin dhe argumentet kundër ligjit të ri?

Mbi 29 mijë subjekte të kategorizuara si profesione të lira detyrohen të paguajnë tatim-fitim gjatë këtij viti. Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat i cili ka hyrë në fuqi në Janar të 2024 ka sjellë pakënaqësi dhe reagime të shumta në radhët e profesionistëve të lirë. Kjo për arsyen sepse llogaritjet e kësteve të tatim fitimit është bërë bazuar në bilancet e vitit 2023, vit ku shumë nga këto subjekte duke mos qenë objekt i ligjit për tatim-fitimin dhe pa detyrim bilanci, nuk kanë deklaruar shpenzime, dhe si e tillë, detyrohen të paguajnë fatura më të kripura këstesh.
Profesionistët e lirë janë grupuar në disa forma të për të gjetur një rrugëzgjidhje mbi këtë taksim të ri, i cili do të rëndojë ndjeshëm tek këto subjekte e sidomos tek të vetëpunësuarit që kanë një qarkullim vjetor jo të lartë, të cilët nuk arrijnë të gjenerojnë as një pagë normale mujore.
Kështu janë dorëzuar disa padi në Gjykatën Kushtetuese nga grupe interesi dhe nga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike për rrëzimin e ligjit për tatimin e profesionistëve të lirë si dhe pezullimin e tij deri në një vendimmarrje të gjykatës.
Nga ana tjetër, një grup tjetër profesionistësh ka marrë iniciativën për të përgatitur ankesë në Gjykatën Administrative të Apelit, ku pjesë e së cilës po bëhen të gjithë ata që preken nga ky taksim. Po ashtu po organizohen edhe për protesta.
Disa nga propozimet e bëra nga bizneset është zbatimi i ligjit s ai takon shpenzimeve të supozuara në masën 30 % dhe ndalesa e paradhënies së tatimfitimit të paktën për dy vite radhazi derisa biznesi të ketë një bilanc real tatimor, duke qenë se në 2023 nuk janë gjeneruar bilancet faktike të një aktiviteti, për shkak të mosdeklarimit të shpenzimeve.
Një ditë më parë, administrata tatimore sqaroi bizneset se njohja apriori e shpenzimeve në masën 30% për tatimpaguesit, që ushtrojnë aktivitet si “Shërbim profesional”, e cila është opsionale, aplikohet sipas Ligjit të ri vetëm në deklarimin e fitimit të vitit 2024, i cili kryhet brenda datës 31 mars 2025. Sipas tatimeve, kjo nuk do të thotë që në përllogaritjen e kësteve paraprake për vitin 2024, nuk janë njohur shpenzimet e kryera nga tatimpaguesit, përderisa përllogaritja bazohet mbi fitimin e vetëdeklaruar të vitit 2023 dhe fitimi llogaritet si rezultat i të ardhurave dhe shpenzimeve faktike të realizuara.
Tatimet theksojnë se nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këstet paraprake të vitit 2024 të llogariten mbi fitimin e vitit 2024.
Elisabeta Dosku/ SCAN

Shifrat "paralajmërojnë" sezon të mbarë turistik - Në tre muajt e parë të vitit u regjistruan 1.5 milionë hyrje nga të huajt
Në tre muajt e parë të vitit numri i të huajve që erdhën në vendin tonë u regjistrua në rreth 1.5 milionë, nga 1 milion që ishin në vitin e kaluar. Pra, kemi......

Shqipëria, “magnet” jo vetëm për pushime, por edhe për biznes - INSTAT: Rritje me 64 % e vizitave për qëllime biznesi dhe profesionale
Shqipëria është kthyer në një ‘magnet’ për turistët. Shifrat e instat tregojnë një rritje edhe më të fortë të numrit të vizitorëve këtë vit në krahasim me......

Sa leje ndërtimi u dhanë në tre vitet e fundit? - U shtuan me 12,8% në 2023. Krahas Tiranës, rritje edhe në qytetet bregdetare
Gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri janë miratuar në total 4436 leje ndërtimi për ndërtesa të reja. Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri......

“Expo Albania”, qendra multifunksionale e Tiranës - Mbërrin në fazën finale konkurrimi për projektin më të mirë
Konkurrimi për projektin më të mirë të qendrës multifunksionale të Tiranës “Expo Albania” ka mbërritur në fazën finale, ku janë dy studio të famshme të......

Balotazh për presidentin e Maqedonisë së Veriut - Në garë më 8 maj, Davkova dhe Pendarovski
Në përfundim të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut në krye është kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova, ndjekur nga......

Brukseli përgatitet për rritjen e ekstremit të djathtë- Sondazhi me qytetarët europianë: BE nuk na dëgjon!
Në një kohë kur mijëra kandidatë për zgjedhjet europiane kërkojnë votat e miliona votuesve, e djathta ekstreme po përpiqet të fitojë sa më shumë mandate në......

BE, 289 mln euro për SME-të në Shqipëri - Norma të ulëta interesi kreditimi për rreth 4.400 biznese të vogla e të mesme
Bashkimi Evropian do të shpërndajë një paketë prej 750 milionë euro për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor, 289 milionë prej......

BE ndalon ambalazhet plastike një përdorimshe - Duke nisur nga viti 2030. Çfarë përcakton ligji i miratuar nga Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian miratoi një ligj që do të ndalojë disa ambalazhe plastike një përdorimshe si shishet e vogla të shampove në hotele dhe qese të holla......