Shifrat "paralajmërojnë" sezon të mbarë turistik - Në tre muajt e parë të vitit u regjistruan 1.5 milionë hyrje nga të huajt

Në tre muajt e parë të vitit numri i të huajve që erdhën në vendin tonë u regjistrua në rreth 1.5 milionë, nga 1 milion që ishin në vitin e kaluar. Pra, kemi një rritje të numrit të të huajve që kanë hyrë në vendin tonë me 43%.
Nisur nga shifrat e INSTAT, apo edhe tendenca gjithmonë e në rritje e numrit të vizitorëve dhe hyrjeve në vendin tonë, mund të themi se paralajmërohet një sezon turistik akoma më i mbarë se vitin e kaluar. Vetëm gjatë muajit mars të këtij viti në territorin e Shqipërisë hynë rreth 565 mijë të huaj.
Të dhënat flasin për afërsisht 1.1 milionë hyrje nga shtetas shqiptarë dhe të huaj gjithsej përgjatë muajit mars dhe ky tregues rezulton me rritje në 35.9%, krahasuar me marsin e një viti më parë. Ndërkohë, përgjatë tremujorit të parë të këtij viti, numri i hyrjeve gjithsej nga shtetas të huaj dhe shqiptarë u regjistrua në 3.1 milionë.
Por çfarë thonë shifrat për daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë? Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” bëjnë me dije se edhe numri i shqiptarëve që kanë dalë nga territori paraqitet me rritje. Në rast se i analizojmë shifrat edhe me bazë mujore, por edhe me bazë tremujore, shohim se në të dy rastet numri i daljeve gjithsej është më i lartë se numri i hyrjeve gjithsej.
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit mars 2024, ishin gati 1.2 milionë, duke shënuar një rritje me 39.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit mars të vitit 2024 janë 604.102. Krahasuar me marsin e viti 2023, ky tregues është rritur me 30.6%.
Përgjatë tre muajve të parë të vitit numri më i lartë i hyrjeve në vendin tonë u regjistrua nga rajoni i Europës dhe më konkretisht peshën më të lartë e mban Europa Jugore. Në periudhën janar-mars të këtij viti rrtijen më të lartë e patën hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionle me 64%, pasuar nga hyrjet për pushime me 43.3%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Shqipëria, “magnet” jo vetëm për pushime, por edhe për biznes - INSTAT: Rritje me 64 % e vizitave për qëllime biznesi dhe profesionale
Shqipëria është kthyer në një ‘magnet’ për turistët. Shifrat e instat tregojnë një rritje edhe më të fortë të numrit të vizitorëve këtë vit në krahasim me......

Sa leje ndërtimi u dhanë në tre vitet e fundit? - U shtuan me 12,8% në 2023. Krahas Tiranës, rritje edhe në qytetet bregdetare
Gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri janë miratuar në total 4436 leje ndërtimi për ndërtesa të reja. Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri......

“Expo Albania”, qendra multifunksionale e Tiranës - Mbërrin në fazën finale konkurrimi për projektin më të mirë
Konkurrimi për projektin më të mirë të qendrës multifunksionale të Tiranës “Expo Albania” ka mbërritur në fazën finale, ku janë dy studio të famshme të......

Balotazh për presidentin e Maqedonisë së Veriut - Në garë më 8 maj, Davkova dhe Pendarovski
Në përfundim të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut në krye është kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova, ndjekur nga......

Brukseli përgatitet për rritjen e ekstremit të djathtë- Sondazhi me qytetarët europianë: BE nuk na dëgjon!
Në një kohë kur mijëra kandidatë për zgjedhjet europiane kërkojnë votat e miliona votuesve, e djathta ekstreme po përpiqet të fitojë sa më shumë mandate në......

BE, 289 mln euro për SME-të në Shqipëri - Norma të ulëta interesi kreditimi për rreth 4.400 biznese të vogla e të mesme
Bashkimi Evropian do të shpërndajë një paketë prej 750 milionë euro për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor, 289 milionë prej......

BE ndalon ambalazhet plastike një përdorimshe - Duke nisur nga viti 2030. Çfarë përcakton ligji i miratuar nga Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian miratoi një ligj që do të ndalojë disa ambalazhe plastike një përdorimshe si shishet e vogla të shampove në hotele dhe qese të holla......

Google do të paguajë 62 milionë dollarë gjobë - Gjurmoi vendndodhje pa miratimin e përdoruesve
Një shumë prej 62 milionë dollarësh do t'i paguhet një grupi përdoruesish, si rezultat i një hetimi që vërtetoi se Google e ruajti historikun e vendndodhjes së......