Sa leje ndërtimi u dhanë në tre vitet e fundit? - U shtuan me 12,8% në 2023. Krahas Tiranës, rritje edhe në qytetet bregdetare

Gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri janë miratuar në total 4436 leje ndërtimi për ndërtesa të reja. Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i lejeve të ndërtimit është rritur me 14.5% që prej vitit 2021, ndërsa sipërfaqja e lejeve të miratuara për ndërtesa të reja ka pësuar ulje gjatë vitit të shkuar.
Vetëm në vitin 2023 janë miratuar gjithsej 1.602 leje ndërtimi, një rritje me 12.8% nga 1.420 leje ndërtimi të lëshuara vitin e mëparshëm. Ndërkohë që sipërfaqja e lejeve të miratuara për ndërtesa të reja është 2.115.819 m2, duke shënuar një ulje prej 20,7% krahasuar me vitin 2022. Shifrat tregojnë për më shumë leje ndërtimi të lëshuara, por kryesisht për sipërfaqe më të vogla.
Kërkesa e lejeve të ndërtimit për banim dominon në krahasim me kërkesat për ndërtesa të tjera jo rezidente apo punime inxhinierike të tipit hekurudha, rrugë, autostrada, ura, linja ujësjellësash, linja elektrike apo telekomunikacioni. Sa i takon shpërndarjes së lejeve të ndërtimit nëpër qarqe, në tremujorin e fundit të vitit të shkuar shumica prej tyre kanë qenë të përqendruara në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Me rritjen e numrit të turistëve është rritur edhe nevoja për shtimin e kapaciteteve të strukturave akomoduese, ku në harkun kohor 2021-2023 vërehet se janë ndërtuar rreth 143 hotele ose ndërtesa të ngjashme me këto të fundit. Në qytetet bregdetare të Durrësit, Lezhës dhe Vlorës, që prej vitit 2021 janë miratuar rreth 1874 leje ndërtimi për ndërtesa të reja. Konkretisht, 1299 leje janë dhënë vetëm në Durrës, 361 leje në Lezhë dhe 214 në Vlorë. Ritmi i ndërtimeve në Lezhë ka ardhur duke u ulur, ndërsa në Durrës dhe Vlorë ka pasur tendenca rritjeje.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Konsultativ midis Qeverisjes Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore, u propozua lehtësimi i procedurave për dhënien e lejeve të ndërtimit në zonat rurale, si për banesat private ashtu edhe për bizneset, me qëllim zhvillimin e infrastrukturës në fushën e agroturizmit. Shqipëria po përgatitet të presë një fluks të madh turistësh këtë vit, prandaj është thelbësore që strukturat akomoduese t'i përgjigjen kërkesës së lartë të vizitorëve të huaj.
Ledina Elezi/SCAN

“Expo Albania”, qendra multifunksionale e Tiranës - Mbërrin në fazën finale konkurrimi për projektin më të mirë
Konkurrimi për projektin më të mirë të qendrës multifunksionale të Tiranës “Expo Albania” ka mbërritur në fazën finale, ku janë dy studio të famshme të......

Balotazh për presidentin e Maqedonisë së Veriut - Në garë më 8 maj, Davkova dhe Pendarovski
Në përfundim të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut në krye është kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova, ndjekur nga......

Brukseli përgatitet për rritjen e ekstremit të djathtë- Sondazhi me qytetarët europianë: BE nuk na dëgjon!
Në një kohë kur mijëra kandidatë për zgjedhjet europiane kërkojnë votat e miliona votuesve, e djathta ekstreme po përpiqet të fitojë sa më shumë mandate në......

BE, 289 mln euro për SME-të në Shqipëri - Norma të ulëta interesi kreditimi për rreth 4.400 biznese të vogla e të mesme
Bashkimi Evropian do të shpërndajë një paketë prej 750 milionë euro për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor, 289 milionë prej......

BE ndalon ambalazhet plastike një përdorimshe - Duke nisur nga viti 2030. Çfarë përcakton ligji i miratuar nga Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian miratoi një ligj që do të ndalojë disa ambalazhe plastike një përdorimshe si shishet e vogla të shampove në hotele dhe qese të holla......

Google do të paguajë 62 milionë dollarë gjobë - Gjurmoi vendndodhje pa miratimin e përdoruesve
Një shumë prej 62 milionë dollarësh do t'i paguhet një grupi përdoruesish, si rezultat i një hetimi që vërtetoi se Google e ruajti historikun e vendndodhjes së......

Zbulohet një fushë me 10 miliardë fuçi rezerva nafte - Namibia, një tjetër vend që pritet të anëtarësohet në OPEC
Kompania portugeze e naftës ‘Galp Energia’ konfirmoi se ka përfunduar fazën e parë të kërkimit në fushën Mopane në brigjet e Namibisë, duke vlerësuar se ajo......

Nga sot, biletë 5 euro për të hyrë në Venecia - Nuk do të paguajnë qytetarët vendas, por vetëm turistët
Venecia me një biletë, si në kinema. Eksperimenti i një zgjidhjeje që duhet të menaxhojë valët e turistëve që zbresin në qytet në prag të sezonit veror ka......