“Rënia e parakohshme” e euros/ Prilli i 2024, si korriku i 2023 - Monedha europiane arriti këtë muaj nivelet e kulmit të sezonit veror

Përgjatë viteve, monedha europiane euro këmbehej me nivele të ulëta përballë lekut shqiptar, në dy momente; gjatë sezonit turistik veror dhe në fundvit kur vendi njihte një fluks të shtuar emigrantësh që vinin për të festuar në Shqipëri.
Vitin e kaluar nivelin më të ulët monedha europiane e arriti në muajin korrik duke u këmbyer me 100.4 lekë në tregun valutor vendas, duke vendosur një rekord që nuk ishte njohur më parë.
Në muajt e mëvonshëm, niveli i këmbimit në euros me lekun nuk ra poshtë 101 lekëve.
Por këtë vit, situata duket se është ndryshe.
Muaji prill rezulton të ketë një muaj ku zhvlerësimi i monedhës europiane përballë lekut arriti nivelet e korrikut të vitit të kaluar, duke rënë për herë të parë në nivelet e 100 lekëve.
Prej më shumë se 1 viti, në tregun valutor vendas ka një ‘realitet të ri’ të këmbimit të euros dhe një mbiçmim të lekut shqiptar përballë monedhave të tjera të huaja.
Autoritetet shqiptare argumentojnë se një impakt të madh luan fluksi i turizmit. Të dhënat më të fundit të INSTAT dëshmuan se vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti, të huajt që vizituan vendin tonë ishin 1.5 milionë. Pra, një rritje me 43 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo paralajmëron se Shqipëria do të ketë këtë vit një sezon të mbingarkuar me turistë; një ‘barrë’ që mund të vijojë t’i rëndojë monedhës europiane euro, duke qenë se pjesa më e madhe e turistëve janë europianë…
SCAN
Sondazh

Mbyllet fusha më e madhe e gazit në Europë - Holanda përpiqet të shmangë tërmetet
Holanda mbylli zyrtarisht fushën e gazit të Groningenit pasi autoritetet miratuan një pezullim të përhershëm të operacioneve të shpimit në vend për të kufizuar......

Ku mund të fitosh më shumë para’ në Gjermani? - 40 mijë vende të lira në banka, Frankfurti më “i eturi”
Industria bankare gjermane shpalli gati 40.000 vende të lira pune në tremujorin e parë të këtij viti. Kjo jo vetëm që është më shumë se në të njëjtën periudhë......

Ulja e kostove për bateritë e ruajtjes së energjisë - Mënyra për të nxitur kalimin tek burimet e rinovueshme
Një rënie e mprehtë dhe e pritshme e kostove të baterive për ruajtjen e energjisë në vitet e ardhshme do të përshpejtojë kalimin në energjinë e rinovueshme nga......

OKB: Mbi 281 milionë njerëz u përballën me uri akute në vitin 2023!
Më shumë se 281 milionë njerëz në 59 vende përjetuan nivele të larta të pasigurisë ushqimore, duke kërkuar ndihmë urgjente, sipas një raporti të OKB-së.......

Java mbyllet negativisht për valutat e huaja!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke humbur pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 3.8 lekë dhe është shitur me 94.7 lekë nga......

Shpallet fituesi për projektin “Expo Albania” - Konkursin e fiton studio amerikane Steven Hall
Pas prezantimit të projekteve të të gjitha studiove konkurruese për projektin më të mirë të qendrës multifunksionale të Tiranës “Expo Albania”, juria ka......

Kosto 850 euro/metri katror, pse shiten dyfish banesat? - Roshi e Shkembi: Rritje artificiale, “qielli’’ është limiti
Çmimet e apartamenteve në Tiranë si dhe në zonat bregdetare vijojnë të njohin shtrenjtim. Gjatë muajve të parë të 2024, në zonat periferike të Tiranës, është......

Rregullat e reja për sezonin turistik - Ekspertja Xhemani: Me rëndësi, formalizimi i strukturave akomoduese
Parandalimi i ndotjes së hapësirave të plazhit, certifikimi i strukturave akomoduese dhe nxitja e arsimit profesional për përmirësimin e shërbimit janë disa......