Mbyllet fusha më e madhe e gazit në Europë - Holanda përpiqet të shmangë tërmetet

Holanda mbylli zyrtarisht fushën e gazit të Groningenit pasi autoritetet miratuan një pezullim të përhershëm të operacioneve të shpimit në vend për të kufizuar rreziqet sizmike në rajonin verior.
Që nga tetori 2023, fusha e gazit prodhon vetëm një pjesë të kapacitetit të saj të plotë pas disa vitesh reduktim të prodhimit, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i tërmeteve të shkaktuara nga procesi në rajon, të cilët kanë dëmtuar mijëra ndërtesa gjatë viteve.
Megjithatë, 11 “rezervuarët” e saj mbeten hapur në rast të një dimri të ashpër dhe për shkak të situatës së pasigurtë ndërkombëtare lidhur me konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Pak ditë më parë, senati holandez miratoi një ligj për mbylljen e përhershme të fushës së gazit, pasi qeveria premtoi se prodhimi nuk do të rifillonte kurrë për të kufizuar rreziqet sizmike në rajon.
Ky veprim zemëroi qeverinë dhe zyrtarët lokalë në provincën veriore. Ministri i Minierave Hans Vijlbrief, i cili bëri presion për mbylljen, tha se do të jepte dorëheqjen nëse kjo do të çonte në vonesa të gjata dhe pasiguri të mëtejshme në lidhje me rreziqet e tërmeteve për njerëzit që jetojnë në rajon. Autoritetet e Groningenit kanë akuzuar parlamentin se ka refuzuar një premtim për t'i dhënë fund shpimit të gazit.
Fusha më e madhe e gazit në Europë u hap në vitin 1963, ajo është bërë një kontribues i madh në ekonominë holandeze dhe ende ka rezerva të mëdha gazi. Ajo prodhoi më shumë se 50 miliardë metra kub gaz në kulmin e saj dhjetë vjet më parë.
Megjithatë, rajoni ka regjistruar më shumë se 1.600 tërmete që nga viti 1986, duke dëmtuar 85.000 ndërtesa. Nuk është e qartë nëse mbyllja e prodhimit është e mjaftueshme për të parandaluar aktivitetin sizmik në rajon, pasi kavitetet boshe mbeten nën tokë.
Në shkurt, sipërmarrja e përbashkët midis Shell dhe Exxon, e cila operon fushën e Groningenit, kërkoi nga një gjykatë arbitrazhi të vendosë nëse qeveria duhet të japë kompensim për mbylljen e prodhimit të gazit. Fitimi i Holandës nga gazi ka sjellë 363 miliardë euro që nga fillimi i prodhimit, ndërsa fitimet e "Shell" dhe "Exxon" nga Groningeni arritën në pothuajse 66 miliardë euro në të njëjtën periudhë.
Para nisjes së Operacionit Special Ushtarak në Ukrainë, një e katërta e importeve të gazit holandez vinte nga Rusia, sipas agjencisë së statistikave të vendit. Në vitin 2023, pjesa e gazit natyror rus përbënte më pak se 9 % të importeve të vendit. Ndërkohë, gazi natyror i lëngshëm nga SHBA u rrit në dy të tretat e importeve të gazit të vendit vitin e kaluar.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Ku mund të fitosh më shumë para’ në Gjermani? - 40 mijë vende të lira në banka, Frankfurti më “i eturi”
Industria bankare gjermane shpalli gati 40.000 vende të lira pune në tremujorin e parë të këtij viti. Kjo jo vetëm që është më shumë se në të njëjtën periudhë......

Ulja e kostove për bateritë e ruajtjes së energjisë - Mënyra për të nxitur kalimin tek burimet e rinovueshme
Një rënie e mprehtë dhe e pritshme e kostove të baterive për ruajtjen e energjisë në vitet e ardhshme do të përshpejtojë kalimin në energjinë e rinovueshme nga......

OKB: Mbi 281 milionë njerëz u përballën me uri akute në vitin 2023!
Më shumë se 281 milionë njerëz në 59 vende përjetuan nivele të larta të pasigurisë ushqimore, duke kërkuar ndihmë urgjente, sipas një raporti të OKB-së.......

Java mbyllet negativisht për valutat e huaja!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke humbur pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 3.8 lekë dhe është shitur me 94.7 lekë nga......

Shpallet fituesi për projektin “Expo Albania” - Konkursin e fiton studio amerikane Steven Hall
Pas prezantimit të projekteve të të gjitha studiove konkurruese për projektin më të mirë të qendrës multifunksionale të Tiranës “Expo Albania”, juria ka......

Kosto 850 euro/metri katror, pse shiten dyfish banesat? - Roshi e Shkembi: Rritje artificiale, “qielli’’ është limiti
Çmimet e apartamenteve në Tiranë si dhe në zonat bregdetare vijojnë të njohin shtrenjtim. Gjatë muajve të parë të 2024, në zonat periferike të Tiranës, është......

Rregullat e reja për sezonin turistik - Ekspertja Xhemani: Me rëndësi, formalizimi i strukturave akomoduese
Parandalimi i ndotjes së hapësirave të plazhit, certifikimi i strukturave akomoduese dhe nxitja e arsimit profesional për përmirësimin e shërbimit janë disa......

Ligji gjerman “prek” biznesin shqiptar - Kontrolli i detyrueshëm në zinxhirët e prodhimit, detyrime për nënkontraktorët
Ligji gjerman për kontrollin e detyrueshëm në zinxhirët e prodhimit do të ketë ndikim edhe mbi të drejtat e punëtorëve, kopmanitë shqiptare dhe mjedisin në......