Në cilin vit konsumuam më shumë energji elektrike? - Raporti i Entit Rregullator tregon ecurinë në periudhën 2004-2023

Energjia elektrike është burimi kryesor për konsumatorin shqiptar, që nga familjarët e deri të bizneset. Por, si është luhatur konsumi i energjisë ndër vite? Një raport i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) ka analizuar ecurinë nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2023. Interesant është fakti se konsumi më i ulët i energjisë elektrike i regjistruar në vendin tonë është në vitin 2007, me 5,767,652 MWh, ndërsa konsumi më i lartë në vitin 2021, me 8,414,836 MWh, ku ky i fundit përbën dhe konsumin më të lartë historik në Shqipëri.
Konsumi total i realizuar per vitin 2023 rezulton 7,875,861MWh, në pothuaj në të njejtat vlera sa konsumi i arritur përgjatë vitit 2022. Konsumi i energjisë elektrike për vitin 2023 krahasuar me konsumin e vitit 2021 i cili është dhe konsumi maksimal i arritur rezulton me një ulje prej 538,975 MWh.
Ulja e konsumit të energjisë elektrike total në vend për vitin 2023, krahasuar me konsumin maksimal per vitin 2021, shkon në rreth 6.4%. Në të njëjtën kohë, konsumi i energjisë elektrike total i realizuar për vitin 2023 është rreth 9.2% më i lartë se konsumi mesatar vjetor.
Sipas raportit të Entit Rregullator, kjo ulje e konsumit total të energjisë elektrike është reflektuar për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, por veçanërisht për konsumatorët që furnizohen në tregun e parregulluar.
“Kjo ulje e konsumit ka ardhur edhe si pasoje e krizes energjetike ku shumë biznese instaluan impiante alternative të gjenerimit të energjisë si vetëprodhues”, nënvizohet në raportin e ERE. Aktualisht, janë 27 institucione që kanë instaluar panele diellore për qëllime autokonsumatore, si dhe 6 ujësjellës.
Gjatë vitit të kaluar vëmendje iu kushtua edhe kursimit të energjisë, përmes aplikimit të masave të eficiencës së energjisë. Një udhëzim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë i hapi rrugë krijimit të shoqërive të shërbimeve të energjisë dhe zbatimit të kontratave model që do të lidhen mes tyre dhe subjekteve që do aplikojnë masat e kursimit.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Parizienët, të “zemëruar” me Lojërat Olimpike - Planifikimi dhe rreziqet e sigurisë janë në plan të parë
Reagimet në kryeqytetin francez janë negative kur kanë mbetur rreth 100 ditë nga hapja e Lojërave Olimpike. Shumë parizienë po planifikojnë të largohen, duke......

Kthesa e madhe e vendeve të Gjirit Persik - Fitimet e tepërta nga nafta “blejnë” gjithçka. Nga minierat, tek drithërat
Nëse Emiratet e Bashkuara Arabe likuidonin rezervat e tyre valutore, do ta bënin secilin prej rreth 1 milion qytetarëve të saj milioner. Diçka e ngjashme vlen......

“Rënia e parakohshme” e euros/ Prilli i 2024, si korriku i 2023 - Monedha europiane arriti këtë muaj nivelet e kulmit të sezonit veror
Përgjatë viteve, monedha europiane euro këmbehej me nivele të ulëta përballë lekut shqiptar, në dy momente; gjatë sezonit turistik veror dhe në fundvit kur......

Mbyllet fusha më e madhe e gazit në Europë - Holanda përpiqet të shmangë tërmetet
Holanda mbylli zyrtarisht fushën e gazit të Groningenit pasi autoritetet miratuan një pezullim të përhershëm të operacioneve të shpimit në vend për të kufizuar......

Ku mund të fitosh më shumë para’ në Gjermani? - 40 mijë vende të lira në banka, Frankfurti më “i eturi”
Industria bankare gjermane shpalli gati 40.000 vende të lira pune në tremujorin e parë të këtij viti. Kjo jo vetëm që është më shumë se në të njëjtën periudhë......

Ulja e kostove për bateritë e ruajtjes së energjisë - Mënyra për të nxitur kalimin tek burimet e rinovueshme
Një rënie e mprehtë dhe e pritshme e kostove të baterive për ruajtjen e energjisë në vitet e ardhshme do të përshpejtojë kalimin në energjinë e rinovueshme nga......

OKB: Mbi 281 milionë njerëz u përballën me uri akute në vitin 2023!
Më shumë se 281 milionë njerëz në 59 vende përjetuan nivele të larta të pasigurisë ushqimore, duke kërkuar ndihmë urgjente, sipas një raporti të OKB-së.......

Java mbyllet negativisht për valutat e huaja!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke humbur pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 3.8 lekë dhe është shitur me 94.7 lekë nga......