Më shumë shqiptarë për pushime jashtë vendit - Shifrat e INSTAT/ Mbi 1,7 milionë shtetas në 3-mujorin e parë 2024

Ndonëse numri i turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri po prek rekorde në rritje, thuajse e njëjta ecuri regjistrohet edhe në daljen e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, ku vetëm për muajin e kaluar kjo shifër arriti në rreth 604 mijë, ose 30,6% më shumë në bazë vjetore.
Nga viti 2021 deri në vitin 2023 janë regjistruar përafërsisht 17 milionë dalje, ku rritja më e madhe është shënuar gjatë vitit të shkuar me gati 7 milionë. Arsyet kryesore të përfshijnë pushime, vizita te të afërmit, trajtime shëndetësore, biznes ose qëllime profesionale.
Nëse analizojmë tremujorin e parë në një hark kohor prej 4 vitesh, vërehet se daljet e shqiptarëve kanë pësuar një rritje të konsiderueshme. Konkretisht, në tremujorin e parë të 2024-ës, numri i daljeve të shtetasve shqiptarë është mbi 1,7 milionë duke u rritur me 25,9% krahasuar me të njëjtit muaj në 2023-in. Për këtë periudhë, nga viti 2022 në 2023 është rritur me 32.3%, ndërsa nga 2021 në 2022 numri i daljeve është rritur me 39.3%.
Të dhënat tregojnë se daljet kanë qenë më të shpeshta gjatë sezonit veror dhe në dy muajt e fundit të vitit. Shumë shqiptarë po preferojnë që pushimet e tyre t'i kalojnë jashtë vendit, ku ndër destinacionet kryesore vazhdojnë të mbeten Turqia dhe Greqia. Duke marrë parasysh edhe numrin e madh të emigrantëve jashtë vendit, nuk është e ulët shifra e atyre personave që vendosin t'i kalojnë festat e nëntorit apo ato të fundvitit me një pjesë të familjes që nuk jeton në Shqipëri.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Gjykata Kushtetuese pranon padinë - Cilat janë ankesat e profesioneve të lira? Tabaku: 11 mijë biznese të mbyllura
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë në shqyrtim padinë e depozituar nga Partia Demokratike dhe grupet e interesit për të rrëzuar ligjin që taton......

Sa i “besojnë” të huajt shëndetin e tyre Shqipërisë? - Pas pandemisë ranë ndjeshëm vizitat për trajtime shëndetësore
Shqipëria tani më është një atraksion shumë i dashur, jo vetëm për vendasit, por sidomos për të huajt. Publikime e INSTAT lidhur me turizmin konfirmojnë herë......

Në cilin vit konsumuam më shumë energji elektrike? - Raporti i Entit Rregullator tregon ecurinë në periudhën 2004-2023
Energjia elektrike është burimi kryesor për konsumatorin shqiptar, që nga familjarët e deri të bizneset. Por, si është luhatur konsumi i energjisë ndër vite?......

Parizienët, të “zemëruar” me Lojërat Olimpike - Planifikimi dhe rreziqet e sigurisë janë në plan të parë
Reagimet në kryeqytetin francez janë negative kur kanë mbetur rreth 100 ditë nga hapja e Lojërave Olimpike. Shumë parizienë po planifikojnë të largohen, duke......

Kthesa e madhe e vendeve të Gjirit Persik - Fitimet e tepërta nga nafta “blejnë” gjithçka. Nga minierat, tek drithërat
Nëse Emiratet e Bashkuara Arabe likuidonin rezervat e tyre valutore, do ta bënin secilin prej rreth 1 milion qytetarëve të saj milioner. Diçka e ngjashme vlen......

“Rënia e parakohshme” e euros/ Prilli i 2024, si korriku i 2023 - Monedha europiane arriti këtë muaj nivelet e kulmit të sezonit veror
Përgjatë viteve, monedha europiane euro këmbehej me nivele të ulëta përballë lekut shqiptar, në dy momente; gjatë sezonit turistik veror dhe në fundvit kur......

Mbyllet fusha më e madhe e gazit në Europë - Holanda përpiqet të shmangë tërmetet
Holanda mbylli zyrtarisht fushën e gazit të Groningenit pasi autoritetet miratuan një pezullim të përhershëm të operacioneve të shpimit në vend për të kufizuar......

Ku mund të fitosh më shumë para’ në Gjermani? - 40 mijë vende të lira në banka, Frankfurti më “i eturi”
Industria bankare gjermane shpalli gati 40.000 vende të lira pune në tremujorin e parë të këtij viti. Kjo jo vetëm që është më shumë se në të njëjtën periudhë......