Pak aktivitet nga furnizuesit privatë të energjisë elektrike - Të dhënat/Nga 31 të licencuar, vetëm 9 kanë patur klientë

Teksa Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar 31 subjekte në aktivitetin e furnizimit me energji elektrike, vetëm 9 prej tyre kanë ushtruar aktivitet për konsumatorët që kanë dalë në treg të lirë.
Furnizuesit marrin rol të rëndësishëm në një treg të liberalizuar energjie, pasi bizneset mund të zgjedhin vetë kompaninë që do t’i furnizojë ata me energji, por duket se ende një pjesë e madhe e tyre nuk ka arritur të sigurojë klientë.
Një nga arsyet lidhet me faktin se gjatë vitit 2023 dhe 2024, numri i konsumatorëve që dolën në treg të lirë, është shumë më i ulët se totali i konsumatorëve të furnizuar në një vit kalendarik nga furnizuesi publik. Nga ana tjetër, një numër i lartë subjektesh të liberalizuar preferojnë Furnizuesin e Tregut të Lirë, që është pjesë e OSHEE Group e që ka miratuar paketa çmimesh, që i konsideron konkurruese.
Në fakt, edhe më herët përfaqësues të këtij dikasteri kanë pohuar për TV SCAN se 99% e bizneseve që kanë plotësuar kushtet për të dlaë në treg të lirë energjie, nuk kanë zgjedhur furnizues alternativ.
Referuar tarifave të miratuara nga OSHEE, për bizneset që kanë dalë në treg të lirë energjie dhe që zgjedhin si furnizues Furnizuesin e Tregut të Lirë, për nivelin e tensionit 20 KV, çmimi 1 - vjeçar fiks është 18.3 lekë/kWh. Ndërkohë që, për klientët e lidhur në nivel tensioni 35 KV është ofruar kontratë 1 - vjeçare, me çmim 15.9 lekë /kWh.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Forcimi i dollarit shqetëson SHBA - Demokratët dhe republikanët nxisin prodhimin amerikan
Forca e dollarit ka qenë një burim shqetësimi të madh kohët e fundit. Siç thekson “Economist” në analizën e tij, një dollar më i fortë është “i rrezikshëm”,......

880 milionë euro për mbrojtjen e lumenjve - Balluku: Ujërat, motor i zhvillimit të turizmit
Në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore është lancuar programi i Bashkimi Evropian, EU4Rivers, i cili ka për qëllim mbrojtjen, ose përmirësimin......

Hekurudhat, Shqipëria për 10 vite e ndërlidhur me fqinjët - Spahiu: Kuadër ligjor si BE, sfidë elektrifikimi i rrjetit
Rrjeti hekurudhor shqiptar po modernizohet, ku do të ketë një sistem të ndërlidhur me shtetet fqinje. Eksperti, njëherazi administrator i rrjetit hekurudhor të......

Qeveria nuk rinovon koncesionin e pullave fiskale - “Nga 1 janari 2025, aktivitetin do ta kryejë një person i autorizuar nga Ekzekutivi”
Qeveria shqiptare ka vendosur të mos e rinovojë kontratën koncesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale. Ndryshimet në ligjin përkatës të......

Investitorët e huaj në Shqipëri fituan mbi 1 mld euro - Pasuritë e paluajtshme dhe industria nxjerrëse, rekord historik në 2023
Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në vendin tonë për vitin që lamë pas fiksohet pranë 1.5 miliardë eurove, ndërsa fitimet e investitorëve të huaj në......

Më shumë shqiptarë për pushime jashtë vendit - Shifrat e INSTAT/ Mbi 1,7 milionë shtetas në 3-mujorin e parë 2024
Ndonëse numri i turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri po prek rekorde në rritje, thuajse e njëjta ecuri regjistrohet edhe në daljen e shtetasve shqiptarë......

Gjykata Kushtetuese pranon padinë - Cilat janë ankesat e profesioneve të lira? Tabaku: 11 mijë biznese të mbyllura
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë në shqyrtim padinë e depozituar nga Partia Demokratike dhe grupet e interesit për të rrëzuar ligjin që taton......

Sa i “besojnë” të huajt shëndetin e tyre Shqipërisë? - Pas pandemisë ranë ndjeshëm vizitat për trajtime shëndetësore
Shqipëria tani më është një atraksion shumë i dashur, jo vetëm për vendasit, por sidomos për të huajt. Publikime e INSTAT lidhur me turizmin konfirmojnë herë......