Shqipëria Postuar më 29 Prill 2024, 13:44

Shqipëria, e para në botë për sigurinë kibernetike - Kthehet me trofe nga konkursi në Dubai ku merrnin pjesë 114 shtete

Nga SCAN TV
Shqipëria, e para në botë për sigurinë kibernetike -

Shqipëria renditet në vendin e parë nga 114 shtete të botës në konkursin për sigurinë kiberenetike.

Qendrat kombëtare dhe qeveritare të shteteve të ndryshme kanë marrë pjesë në konkursin më të madh të zhvilluar ndonjëherë në botë i cili u mbajt në Dubai në datat 23-25 Prill.

Me përfundimin e aktiviteteve të ditës së fundit të konferencës GISECGlobal 2024, Këshilli i Sigurisë Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe nderoi fituesit e ushtrimeve të sigurisë kibernetike që synojnë forcimin e aftësive globale të sigurisë kibernetike, rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar, rritjen e gatishmërisë për t'iu kundërvënë kërcënimeve kibernetike në zhvillim dhe përmirësimin e aftësitë e reagimit ndaj incidenteve për të mbrojtur sektorët kritikë të infrastrukturës.

Ekspertë nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit treguan nivel të lartë përgatitjeje në fushën e sigurisë kibernetike, duke lënë pas shtete të mëdha si Gjermania, Italia, Portugalia, Belgjika, Turqia, Egjipti, etj, ndërsa pjesë e konkursit kanë qenë edhe vendet e rajonit Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, etj. Vendi i dytë u sigurua nga Egjipti dhe i treti nga Turqia.

Rezultati i këtij kompeticioni, ishte një tregues i progresit që ka bërë vendi ynë në sigurinë kibernetike, qoftë në investime por edhe në përgatitjen e burimeve njerëzore.

Elisabeta Dosku/ SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat