Vjelja më e keqe e verës në 62 vjet – Shkak, moti 'ekstrem' dhe ndryshimet klimatike!

Prodhimi global i verës arriti në nivelin më të ulët historik në vitin 2023 dhe ndryshimi i klimës mund të jetë fajtor, ka zbuluar një raport i ri. Organizata Ndërkombëtare e Vreshtave dhe Verës (OIV) thotë se pija ka arritur nivelin më të ulët që nga viti 1962. Kjo organizatë ndërqeveritare ka 50 shtete anëtare, që përfaqësojnë 75 % të sipërfaqes së vreshtave në botë.
Ekspertët fajësojnë "kushtet ekstreme mjedisore" duke përfshirë thatësirat dhe zjarret që kanë nxitur trendin rënës në prodhim. Megjithëse ndryshimi klimatik nuk është tërësisht fajtor, thotë OIV, këto kushte janë sfida më e madhe me të cilën po përballet industria. Hardhitë shpesh kultivohen në zona anembanë botës që janë të prekura fort nga ndryshimet klimatike dhe janë tepër të prekshme.
Këto kushte kanë çuar në një rënie të mprehtë, duke ndikuar në rajonet kryesore prodhuese të verës në të gjithë hemisferat veriore dhe jugore. Është edhe më keq se vlerësimet fillestare të bëra në nëntor, tha organizata këtë javë. Në BE, prodhimi i verës ra me 10 % në vitin 2023 - vëllimi i dytë më i ulët i regjistruar i verës që nga fillimi i shekullit. Disa vende panë një pranverë me shi që shkaktoi myk, përmbytje, dëmtime dhe humbje në vreshta. Të tjerët, veçanërisht ato në Europën Jugore, vuajtën nga thatësira e rëndë e vazhdueshme.
Italia ishte një nga vendet prodhuese të verës që pësoi më shumë me një rënie prej 23 % të produktivitetit. Reshjet e mëdha të shiut që shkaktojnë myk në rajonet qendrore dhe jugore së bashku me dëmtimet e përmbytjeve dhe breshrit çuan në vëllimin më të vogël të prodhimit që nga viti 1950.
Prodhimi ra për shkak të kushteve klimatike edhe në vendet e tjera prodhuese të verës evropiane. Gjermania pati një rënie prej 3.8 %, Hungaria 2.1 % dhe Austria 6.5 %. Spanja gjithashtu përjetoi një rënie të dukshme, duke arritur prodhimin e saj më të ulët që nga viti 1995 - më shumë se 20 % më poshtë nga viti 2022 dhe 25.7 % më e ulët se mesatarja pesëvjeçare.
Disa pjesë të vendit kanë parë mungesë të vazhdueshme uji gjatë viteve të fundit me një emergjencë thatësire të shpallur në Katalonjë në fillim të këtij viti. Ekspertët kanë paralajmëruar se thatësirat e rregullta mund të bëhen 'normalja e re' në të gjithë Mesdheun nga mesi i shekullit, nëse nuk veprojmë menjëherë për ndryshimin e klimës. Rënia e prodhimit vjen së bashku me lajmet se konsumi i verës është në nivelin më të ulët që nga viti 1996 për shkak të rritjes së çmimeve nga inflacioni dhe një rënie të mprehtë të pirjes së verës në Kinë për shkak të ngadalësimit ekonomik.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Shqipëria, pjesë e Programit të Tregut të Përbashkët - Ratifikohet marrëveshja me BE. 1 mld euro për nxitjen e konkurrencës së SME-ve
Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Tregut të Përbashkët, me qëllim kryesor nxitjen e konkurrencës midis bizneseve të vogla dhe të mesme. Eshtë......

“SEPA, mundësi unike për Ballkanin Perëndimor” - Ministri Mete: Shqipëria ka realizuar procedurën e para-aplikimit
Ministri i Financave Ervin Mete mori pjesë në takimin e Ministrave të Çështjeve Evropiane dhe Financave të Ballkanit Perëndimor në Podgoricë të Malit të Zi. Ky......

Investimet për tranzicionin e energjisë - Kërkohen financime prej 4 trilionë dollarë/vit
Tranzicioni i energjisë do të kushtojë 4 trilion dollarë në vit nga mesi i viteve 2030, sipas llogarive të BlackRock - një nga ofruesit kryesorë në botë të......

Gazi natyror dhe çmimet e së ardhmes - Pse tregtarët janë të shqetësuar për dimrin që po vjen?
Pas më shumë se një viti qetësie në tregun e gazit në Europë, tregtarët po shqetësohen sërish. Ndërsa kërkesa mbetet e ndrydhur dhe rajoni doli nga sezoni i......

Britania “ndihmon” Moskën në luftën kundër Kievit - Akuza e Global Witness: Londra “pastron” naftën ruse duke rrezikuar Ukrainën
Mbretëria e Bashkuar është akuzuar për ‘ndihmën’ që i jep Rusisë për të paguar për luftën e saj në Ukrainë, duke vazhduar të importojë sasi rekord të naftës së......

Shqipëria, e para në botë për sigurinë kibernetike - Kthehet me trofe nga konkursi në Dubai ku merrnin pjesë 114 shtete
Shqipëria renditet në vendin e parë nga 114 shtete të botës në konkursin për sigurinë kiberenetike. Qendrat kombëtare dhe qeveritare të shteteve të ndryshme......

Pak aktivitet nga furnizuesit privatë të energjisë elektrike - Të dhënat/Nga 31 të licencuar, vetëm 9 kanë patur klientë
Teksa Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar 31 subjekte në aktivitetin e furnizimit me energji elektrike, vetëm 9 prej tyre kanë ushtruar aktivitet për......

Forcimi i dollarit shqetëson SHBA - Demokratët dhe republikanët nxisin prodhimin amerikan
Forca e dollarit ka qenë një burim shqetësimi të madh kohët e fundit. Siç thekson “Economist” në analizën e tij, një dollar më i fortë është “i rrezikshëm”,......