“SEPA, mundësi unike për Ballkanin Perëndimor” - Ministri Mete: Shqipëria ka realizuar procedurën e para-aplikimit

Ministri i Financave Ervin Mete mori pjesë në takimin e Ministrave të Çështjeve Evropiane dhe Financave të Ballkanit Perëndimor në Podgoricë të Malit të Zi. Ky takim vjen dy ditë pas miratimit nga Parlamenti Evropian të Paketës prej 6 miliardë eurosh të Planit të ri të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ministri i Financave, Ervin Mete, në fjalën e tij u shpreh se kjo Paketë Financiare është një shenjë e qartë e mbështetjes së BE për përshpejtimin e reformave dhe procesit të integrimit të rajonit. Ai theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe përparimet e bëra në këtë drejtim.
“Hapja e SEPA-s për vendet jo anëtare të BE-së, si pjesë e Planit të ri të Rritjes së Komisionit të BE-së, paraqet një mundësi unike për Ballkanin Perëndimor për uljen në mënyrë të konsiderueshme të kostove të pagesave brenda rajonit. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë shumë të ndërlidhura me Bashkimin Evropian, prandaj është me rëndësi që ne të synojmë krijimin e lidhjeve efikase të pagesave ndërkufitare. Shqipëria është në një fazë të avancuar sa i përket plotësimit të kritereve për anëtarësim në SEPA. Banka e Shqipërisë ka miratuar setin e rregulloreve të nevojshme dhe në fund të muajit të kaluar kemi përfunduar procedurën e para-aplikimit”, tha Mete.
Përfshirja në Zonën e Vetme Evropiane të Pagesave sjell përfitime të shumta për vendet e rajonit, si reduktimin e kostove të transaksioneve bankare dhe lehtësimin e tregtisë.
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, KE, Znj. Valentina Superti, shprehu mbështetjen e saj për vendet e rajonit në lidhje me anëtarësimin në SEPA. Sipas saj, është mjaft i rëndësishëm bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit në mënyrë që ata të kenë një rritje të eksporteve dhe të bëhen edhe më atraktivë sa i përket investimeve të huaja. Superti shtoi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë në fazë të avancuar sa i përket aplikimit.
Diamila Leka/SCAN
Sondazh

Investimet për tranzicionin e energjisë - Kërkohen financime prej 4 trilionë dollarë/vit
Tranzicioni i energjisë do të kushtojë 4 trilion dollarë në vit nga mesi i viteve 2030, sipas llogarive të BlackRock - një nga ofruesit kryesorë në botë të......

Gazi natyror dhe çmimet e së ardhmes - Pse tregtarët janë të shqetësuar për dimrin që po vjen?
Pas më shumë se një viti qetësie në tregun e gazit në Europë, tregtarët po shqetësohen sërish. Ndërsa kërkesa mbetet e ndrydhur dhe rajoni doli nga sezoni i......

Britania “ndihmon” Moskën në luftën kundër Kievit - Akuza e Global Witness: Londra “pastron” naftën ruse duke rrezikuar Ukrainën
Mbretëria e Bashkuar është akuzuar për ‘ndihmën’ që i jep Rusisë për të paguar për luftën e saj në Ukrainë, duke vazhduar të importojë sasi rekord të naftës së......

Shqipëria, e para në botë për sigurinë kibernetike - Kthehet me trofe nga konkursi në Dubai ku merrnin pjesë 114 shtete
Shqipëria renditet në vendin e parë nga 114 shtete të botës në konkursin për sigurinë kiberenetike. Qendrat kombëtare dhe qeveritare të shteteve të ndryshme......

Pak aktivitet nga furnizuesit privatë të energjisë elektrike - Të dhënat/Nga 31 të licencuar, vetëm 9 kanë patur klientë
Teksa Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar 31 subjekte në aktivitetin e furnizimit me energji elektrike, vetëm 9 prej tyre kanë ushtruar aktivitet për......

Forcimi i dollarit shqetëson SHBA - Demokratët dhe republikanët nxisin prodhimin amerikan
Forca e dollarit ka qenë një burim shqetësimi të madh kohët e fundit. Siç thekson “Economist” në analizën e tij, një dollar më i fortë është “i rrezikshëm”,......

880 milionë euro për mbrojtjen e lumenjve - Balluku: Ujërat, motor i zhvillimit të turizmit
Në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore është lancuar programi i Bashkimi Evropian, EU4Rivers, i cili ka për qëllim mbrojtjen, ose përmirësimin......

Hekurudhat, Shqipëria për 10 vite e ndërlidhur me fqinjët - Spahiu: Kuadër ligjor si BE, sfidë elektrifikimi i rrjetit
Rrjeti hekurudhor shqiptar po modernizohet, ku do të ketë një sistem të ndërlidhur me shtetet fqinje. Eksperti, njëherazi administrator i rrjetit hekurudhor të......