Shqipëria, pjesë e Programit të Tregut të Përbashkët - Ratifikohet marrëveshja me BE. 1 mld euro për nxitjen e konkurrencës së SME-ve

Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Tregut të Përbashkët, me qëllim kryesor nxitjen e konkurrencës midis bizneseve të vogla dhe të mesme. Eshtë ratifikuar marrëveshja midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, e cila do t'i japë mundësi SME-ve të aplikojnë për fonde në këtë program.
Programi ka një buxhet total prej 4.2 miliardë eurosh, ndërkohë që Shqipëria do të përfshihet vetëm në shtyllën e dedikuar për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme me fond 1 miliardë euro. Bizneset mund të përfitojnë nga një sërë mundësish financimi që shtrihen nga ndihmat për t'u zhvilluar dhe zgjeruar, për të aksesuar më shumë ose tregje të reja dhe deri te promovimi i aftësive sipërmarrëse sociale.
Specifikisht, synohet inkurajimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të bashkëpunojnë me biznese të tjera, institucionet kërkimore dhe palët e interesuara, mentorimi dhe ngritja e kapaciteteve, pjesëmarrja në projekte që fokusohen në inovacionin, digjitalizimin dhe praktikat e qëndrueshme të biznesit apo sigurimi i burimeve dhe iniciativave për përfshirjen në tregtinë ndërkufitare.
Shqipëria do të jetë pjesë e këtij programi si vend i asociuar dhe jo me të drejta të plota. Pavarësisht përfitimeve të shumta nga fondet që priten të shpërndahen, fillimisht duhet që vendi ynë të paguajë një kontribut financiar operacional dhe një tarifë pjesëmarrjeje.
Ky është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në tregun e përbashkët evropian, si dhe në nxitjen e konkurrencës e qëndrueshmërisë së bizneseve, veçanërisht atyre të vogla dhe të mesme.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

“SEPA, mundësi unike për Ballkanin Perëndimor” - Ministri Mete: Shqipëria ka realizuar procedurën e para-aplikimit
Ministri i Financave Ervin Mete mori pjesë në takimin e Ministrave të Çështjeve Evropiane dhe Financave të Ballkanit Perëndimor në Podgoricë të Malit të Zi. Ky......

Investimet për tranzicionin e energjisë - Kërkohen financime prej 4 trilionë dollarë/vit
Tranzicioni i energjisë do të kushtojë 4 trilion dollarë në vit nga mesi i viteve 2030, sipas llogarive të BlackRock - një nga ofruesit kryesorë në botë të......

Gazi natyror dhe çmimet e së ardhmes - Pse tregtarët janë të shqetësuar për dimrin që po vjen?
Pas më shumë se një viti qetësie në tregun e gazit në Europë, tregtarët po shqetësohen sërish. Ndërsa kërkesa mbetet e ndrydhur dhe rajoni doli nga sezoni i......

Britania “ndihmon” Moskën në luftën kundër Kievit - Akuza e Global Witness: Londra “pastron” naftën ruse duke rrezikuar Ukrainën
Mbretëria e Bashkuar është akuzuar për ‘ndihmën’ që i jep Rusisë për të paguar për luftën e saj në Ukrainë, duke vazhduar të importojë sasi rekord të naftës së......

Shqipëria, e para në botë për sigurinë kibernetike - Kthehet me trofe nga konkursi në Dubai ku merrnin pjesë 114 shtete
Shqipëria renditet në vendin e parë nga 114 shtete të botës në konkursin për sigurinë kiberenetike. Qendrat kombëtare dhe qeveritare të shteteve të ndryshme......

Pak aktivitet nga furnizuesit privatë të energjisë elektrike - Të dhënat/Nga 31 të licencuar, vetëm 9 kanë patur klientë
Teksa Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar 31 subjekte në aktivitetin e furnizimit me energji elektrike, vetëm 9 prej tyre kanë ushtruar aktivitet për......

Forcimi i dollarit shqetëson SHBA - Demokratët dhe republikanët nxisin prodhimin amerikan
Forca e dollarit ka qenë një burim shqetësimi të madh kohët e fundit. Siç thekson “Economist” në analizën e tij, një dollar më i fortë është “i rrezikshëm”,......

880 milionë euro për mbrojtjen e lumenjve - Balluku: Ujërat, motor i zhvillimit të turizmit
Në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore është lancuar programi i Bashkimi Evropian, EU4Rivers, i cili ka për qëllim mbrojtjen, ose përmirësimin......