Balluku inspekton punimet për nënstacionin e ri elektrik të Velipojës: Masa për një sezon të suksesshëm turistik!

Në Velipojë ka nisur puna për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik, i cili do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji elektrike në pjesën turistike, por edhe gjithë zonën përreth. Nënstacioni i ri do të ketë kapacitete disafish më shumë se nënstacioni aktual ndërsa do të ndikojë edhe në uljen e humbjeve në rrjet.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtori i OSSH, Blendian Dalipi inspektuan nga afër punimet, ku ky i fundit bëri të ditur detaje mbi ecurinë e këtij projekti. “Ndërtesa është e re, panelet e komandimit, sallat e mbrojtjes, nivelet e shërbimit, serviset për punonjësit do jenë të gjitha të një standardi ashtu siç koha i kërkon. Ky nënstacion do ngrihet edhe 60 centimetra nga niveli zero, për të shmangur ndonjë problematikë që mund të shfaqet me ujërat apo përmbytjet”, tha Dalipi duke sqaruar se ky nënstacion është i nivelit 110 kilovolt, 35 dhe 20 kilovolt.
Ministrja tha se po investohet për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në disa zona të vendit, ku fokusi më i madh është në zonat turistike. Balluku theksoi se parashikimet flasin për një fluks të lartë turistësh që pritet të vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij viti, prandaj janë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën e furnizimit me energji elektrike.
“Duke qenë se ky do të jetë një sezon shumë i rëndësishëm, priten mbi 14 milionë vizitorë në Republikën e Shqipërisë, sigurisht ne na duhet që disa nga këto kantiere të hapura, t'i çojmë dhe më shpejt përpara. Madje edhe ato që kanë nisur para pak kohësh duhet të përfundojnë për sezonin 2025. I gjithë fokusi në këto momente ndodhet në zonat turistike, por pa përjashtuar edhe Tiranën që ka të gjithë vëmendjen tonë. Jemi të përgatitur për ta përballuar me sukses këtë sezon”, u shpreh Balluku. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se investimet e reja që po realizohen në të gjithë vendin do të ndikojnë edhe në uljen e humbjeve të energjisë në rrjet.
“Kanteret e reja duhet të ecin dhe duhet të dorëzohen para afatit. Nga ana tjetër është përballimi i një sezoni turistik sfidues i cili nga çfarë duket po nis shumë përpara se ne ishim mësuar. Dikur niste sezoni në korrik, tani ka nisur që në prill. Unë kudo që shkoj për të inspektuar edhe njësitë e hotelerisë të cilat kanë procese përmirësuese në këto momente i gjej pothuajse plot një pjesë të tyre. Ndërkohë detyra e tretë dhe më e rëndësishmja është ulja e humbjeve. Objektivi është që 1 janar 2025 të na gjejë, pikërisht për shkak të këtyre investimeve të mira që ne po bëjmë sot, me 17.93% humbje teknike, krahasuar me 45% të vitit 2013. Një ndryshim i jashtëzakonshëm në këtë dekadë”, nënvizoi Balluku.
Në nënstacionin e ri elektrik të Velipojës do të instalohen dy transformatorë me tre nivele tensioni, duke e çuar fuqinë e këtij nënstacioni në 50 mega.
SCAN
Sondazh

Skema e granteve Smart&Green Future – Shpallet lista e fituesve që do të përfitojnë!
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit njofton se ka shpallur listën e fituesve të skemës së granteve Smart&Green Future! Sipas njoftimit 75 sipërmarrësit......

Shqipëria dhe Gjermania nënvizojnë bashkëpunimin intensiv në luftën ndaj krimit!
Policia e Shtetit bën me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, priti ambasadorin e Republikës Federale të......

Raporti i pasurisë: Në çfarë po investojnë njerëzit më të pasur këtë vit?!
Një total prej 483 miliardë dollarësh (443.5 miliardë euro) pritet të investohen në vitin 2024 në të gjithë globin. Vitin e kaluar u krijuan mesatarisht 70......

Vjelja më e keqe e verës në 62 vjet – Shkak, moti 'ekstrem' dhe ndryshimet klimatike!
Prodhimi global i verës arriti në nivelin më të ulët historik në vitin 2023 dhe ndryshimi i klimës mund të jetë fajtor, ka zbuluar një raport i ri. Organizata......

Shqipëria, pjesë e Programit të Tregut të Përbashkët - Ratifikohet marrëveshja me BE. 1 mld euro për nxitjen e konkurrencës së SME-ve
Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Tregut të Përbashkët, me qëllim kryesor nxitjen e konkurrencës midis bizneseve të vogla dhe të mesme. Eshtë......

“SEPA, mundësi unike për Ballkanin Perëndimor” - Ministri Mete: Shqipëria ka realizuar procedurën e para-aplikimit
Ministri i Financave Ervin Mete mori pjesë në takimin e Ministrave të Çështjeve Evropiane dhe Financave të Ballkanit Perëndimor në Podgoricë të Malit të Zi. Ky......

Investimet për tranzicionin e energjisë - Kërkohen financime prej 4 trilionë dollarë/vit
Tranzicioni i energjisë do të kushtojë 4 trilion dollarë në vit nga mesi i viteve 2030, sipas llogarive të BlackRock - një nga ofruesit kryesorë në botë të......

Gazi natyror dhe çmimet e së ardhmes - Pse tregtarët janë të shqetësuar për dimrin që po vjen?
Pas më shumë se një viti qetësie në tregun e gazit në Europë, tregtarët po shqetësohen sërish. Ndërsa kërkesa mbetet e ndrydhur dhe rajoni doli nga sezoni i......