Bankat perëndimore paguajnë 800 mln euro taksa në Rusi - Pjesa më e madhe e tyre nuk reduktojnë dot ekspozimin

Bankat më të mëdha perëndimore që kanë mbetur në Rusi i kanë paguar Kremlinit më shumë se 800 milionë euro taksa, vitin e kaluar. Një shifër katër herë më e lartë se në nivelet e para luftës në Ukrainë, pavarësisht premtimeve për të reduktuar në minimum ekspozimin e tyre pas pushtimit të Ukrainës.
Të dhënat janë publikuar pas një hetimi të Financial Times, sipas të cilit shtatë bankat kryesore europiane në bazë të aktivitetit në Rusi - - Raiffeisen Bank International, Ing, Commerzbank, Deutsche Bank, Otp por dhe italianet Unicredit e Intesa Sanpaolo – kanë regjistruar një fitim të kombinuar prej më shumë se 3 miliard eurosh në vitin 2023.
Këto fitime janë tre herë më të larta se ato të vitit 2021 dhe pjesërisht kanë ardhur nga fonde që bankat nuk mund të tërheqin në vend. Rritja e fitimeve ka bërë që bankat europiane të paguajnë rreth 800 milion euro taksa, në krahasim me 200 milion euro në vitin 2021, sipas analizës së Financial Times. Një shifër e tillë i shtohet fitimeve të instituteve amerikane të kreditimit si Citigroup e JPMorgan.
Taksat e paguara nga bankat europiane, të barazvlefshme me rreth 0.4% të të gjitha të hyrave të buxhetit rus jo energjetik të parashikuara për 2024-ën, janë një shembull se si shoqëri të huaja që kanë mbetur në vend ndihmojnë Kremlinin të ruajë qëndrueshmërinë financiare pavarësisht sanksioneve perëndimore.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Fituesi surprizë në betejën tregtare mes SHBA-së dhe Kinës!
Ndërsa zinxhirët e furnizimit të SHBA shkëputen nga Kina, sektori i prodhimit të Meksikës po del si fitues. Prodhimi në Meksikë është tërheqës për kompanitë që......

Japonezët, të lodhur me turistët - Masa drastike, jo më foto dhe selfie!
Turistët nuk janë më të mirëpritur në Japoni. Të paktën në disa qytete pikoreske dhe të njohura për panoramat mbresëlënëse. Një nga këto qytete po ngre një......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht pasi është blerë sot me 93.9 lekë dhe është shitur me 94.7 lekë duke humbur pikë nga java që lamë pas sipas......

Balluku inspekton punimet për nënstacionin e ri elektrik të Velipojës: Masa për një sezon të suksesshëm turistik!
Në Velipojë ka nisur puna për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik, i cili do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji elektrike në pjesën......

Skema e granteve Smart&Green Future – Shpallet lista e fituesve që do të përfitojnë!
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit njofton se ka shpallur listën e fituesve të skemës së granteve Smart&Green Future! Sipas njoftimit 75 sipërmarrësit......

Shqipëria dhe Gjermania nënvizojnë bashkëpunimin intensiv në luftën ndaj krimit!
Policia e Shtetit bën me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, priti ambasadorin e Republikës Federale të......

Raporti i pasurisë: Në çfarë po investojnë njerëzit më të pasur këtë vit?!
Një total prej 483 miliardë dollarësh (443.5 miliardë euro) pritet të investohen në vitin 2024 në të gjithë globin. Vitin e kaluar u krijuan mesatarisht 70......

Vjelja më e keqe e verës në 62 vjet – Shkak, moti 'ekstrem' dhe ndryshimet klimatike!
Prodhimi global i verës arriti në nivelin më të ulët historik në vitin 2023 dhe ndryshimi i klimës mund të jetë fajtor, ka zbuluar një raport i ri. Organizata......