Rregulla të reja për nxjerrjen e mineraleve të rralla? - Kërkesa e 100 vendeve. Synohet parandalimi i dëmeve mjedisore

Një grup prej afro 100 vendesh i drejtuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara do të hartojë udhëzime të reja për të parandaluar disa nga dëmtimet mjedisore dhe abuzimet e të drejtave të njeriut që lidhen me nxjerrjen e mineraleve kritike.
Minierat për disa nga lëndët e para kryesore të përdorura në teknologjinë me karbon të ulët, si panelet diellore dhe automjetet elektrike, janë shoqëruar me abuzime të të drejtave të njeriut, punën e fëmijëve dhe dhunën, si dhe me dëme të rënda mjedisore.
Minierat e kobaltit, për shembull, kanë çuar në një rritje të shkeljeve të paligjshme të punës dhe të drejtave të njeriut, veçanërisht në Republikën Demokratike të Kongos. Minierat e bakrit kanë çuar gjithashtu në ndotje të rënda dhe dëmtime mjedisore në disa zona.
Zinxhiri global i furnizimit për minerale të tjera kritike, të tilla si mineralet e rralla të nevojshme për të prodhuar energji të rinovueshme, është gjithashtu një shqetësim në rritje për qeveritë pasi ato i zhvendosin ekonomitë e tyre në baza me karbon të ulët.
Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, mblodhi së bashku një grup vendesh të zhvilluara dhe në zhvillim që merren me nxjerrjen dhe konsumin e mineraleve kritike për të hartuar një sërë udhëzimesh për industritë.
Ai u shpreh se një botë e fuqizuar nga energjia e rinovueshme është një botë e uritur për minerale kritike. Për vendet në zhvillim, mineralet e rralla janë një mundësi e mirë për të krijuar vende pune, për të diversifikuar ekonomitë dhe për të rritur në mënyrë ‘dramatike’ të ardhurat. Duke iu përgjigjur shqetësimeve se gara për lëndët e para ishte shkatërruese për disa, ai tha se kjo garë nuk mund të shkelë mbi të varfërit.
Udhëzimet e hartuara nga komiteti do të jenë vetëm vullnetare dhe ka të ngjarë të mbështeten shumë në kompanitë e mëdha që kontrollojnë zinxhirët e tyre të furnizimit.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Arabia Saudite, në kërkim të litiumit në Kili - Vendi synon diversifikimin e ekonomisë duke u shkëputur nga nafta
Arabia Saudite është e vendosur për të siguruar litium nga jashtë, pasi duhet të prodhojë bateri për automjete elektrike dhe të investojë në këtë sektor.......

Bankat perëndimore paguajnë 800 mln euro taksa në Rusi - Pjesa më e madhe e tyre nuk reduktojnë dot ekspozimin
Bankat më të mëdha perëndimore që kanë mbetur në Rusi i kanë paguar Kremlinit më shumë se 800 milionë euro taksa, vitin e kaluar. Një shifër katër herë më e......

Fituesi surprizë në betejën tregtare mes SHBA-së dhe Kinës!
Ndërsa zinxhirët e furnizimit të SHBA shkëputen nga Kina, sektori i prodhimit të Meksikës po del si fitues. Prodhimi në Meksikë është tërheqës për kompanitë që......

Japonezët, të lodhur me turistët - Masa drastike, jo më foto dhe selfie!
Turistët nuk janë më të mirëpritur në Japoni. Të paktën në disa qytete pikoreske dhe të njohura për panoramat mbresëlënëse. Një nga këto qytete po ngre një......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht pasi është blerë sot me 93.9 lekë dhe është shitur me 94.7 lekë duke humbur pikë nga java që lamë pas sipas......

Balluku inspekton punimet për nënstacionin e ri elektrik të Velipojës: Masa për një sezon të suksesshëm turistik!
Në Velipojë ka nisur puna për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik, i cili do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji elektrike në pjesën......

Skema e granteve Smart&Green Future – Shpallet lista e fituesve që do të përfitojnë!
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit njofton se ka shpallur listën e fituesve të skemës së granteve Smart&Green Future! Sipas njoftimit 75 sipërmarrësit......

Shqipëria dhe Gjermania nënvizojnë bashkëpunimin intensiv në luftën ndaj krimit!
Policia e Shtetit bën me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, priti ambasadorin e Republikës Federale të......