Edhe 1 ditë afat për deklarimin e të ardhurave - DIVA, detyrim për mbi 73 mijë të punësuar në vend

Mbi 73 mijë të punësuar në vend do të kenë edhe një ditë kohë për të plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave. 30 prilli është afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale me Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2023, e cila prek çdo punonjës, rezident dhe jo rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim brenda dhe jashtë vendit, në shumën mbi 2 milion lekë në vit apo është i dypunësuar të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit.
Edhe këtë vit, deklarimi i DIVA do të bëhet njëjtë me vitet e mëparshme. Të njëjtat kategori, të njëjtat detyrime, pavarësisht hyrjes në fuqi të ligjit të ri të “Tatimit mbi të Ardhurat”, efektet e të cilit për këtë deklaratë do të ndihen në vitin 2025, kur individët do të deklarojnë DIVA për vitin fiskal 2024.
Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore detyrimin për të plotësuar DIVA për vitin 2023 e kanë në total 73.790 individë, nga të cilët 24.224 individë me të ardhura mbi 2 milion lekë dhe 49,566 individë të dypunësuar.
Nga ana tjetër, nuk janë deklarues të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) kategoria “i vetëpunësuar” (me të gjitha kategoritë e të vetëpunësuarit) dhe i punësuar në një subjekt (person fizik apo juridik) në të cilin përfiton të ardhura nga pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet e punës, pasi kategoria “i vetëpunësuar” ka detyrim vetëm pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe ka të përcaktuar në listëpagesë vlerën zero në rubrikën “Paga bruto”, sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Deklarata DIVA 2023, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.
Rubrikat e sipërpërmendura, megjithëse gjenerohen të paraplotësuara, do të vijojnë të jenë fusha të lira dhe të ndryshueshme, në mënyrë që deklaruesi të ketë mundësi t’i verifikojë dhe ndryshojë ato. Gjithashtu fushë e paraplotësuar do të jetë edhe vlera e paguar gjatë vitit përsa i takon Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

“Ofertë për çdo kategori turistësh” - Rama: Rëndësi, cilësia e numrave. Balluku: Në maj hapet gara për aeroportin e Gjirokastrës
Teksa pritshmëritë për 14 mln turistë gjatë vitit 2024 janë në qendër të deklaratave për ecurinë e këtij sektori, sipas kryeministrit Edi Rama rëndësi ka......

Ekonomia u kreditua me 763 mld lekë në mars - Institucionet financiare dhanë më shumë hua në lekë, se në euro
Të dhënat e publikuara nga “Banka e Shqipërisë’, që i referohen muajit mars 2024 tregojnë se në terma vjetorë kredia e dhënë nga institucionet financiare......

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez konfirmon qëndrimin e tij në detyrë pas skandalit për korrupsion!
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha të hënën se do të vazhdojë në detyrë “madje me më shumë forcë” pas disa ditësh reflektimi. Sánchez tronditi vendin......

Shqiptarët, turizëm në vendet fqinje - Rriten ndjeshëm kontratat e sigurimeve për kartonin jeshil dhe sigurimin kufitar
Prej rreth një viti Shqipëria po përjeton një “boom” të vërtetë në sektorin e turizmit. Rekordet e hyrjes së turistëve të huaj po “thyhen” muaj pas muaji dhe......

80 mln USD kredi për tatimet, energjinë dhe mjedisin - Nga sigurimi i banesave ndaj tërmetit, qiratë në Booking, deri te shitja e energjisë në ALPEX
Qeveria shqiptare kërkon të marrë një kredi prej 80 mln USD nga Banka Botërore për mbështetjen e reformave në drejtim të zgjerimit të bazës tatimore, energjisë......

Depozitat “tkurren” edhe në Mars - Regjistruan rënie me 1.1%. "Digjen" rreth 144 milionë euro
Depozitat në paranë e gjerë kanë rënë sërish përgjatë muajit Mars të këij viti, pas rënies në muajin Shkurt, sinjalizojnë të dhënat më të fundit nga Banka e......

Dështon krijimi i prodhuesit më të madh të bakrit në botë - Britanikët refuzojnë 36 miliardë euro nga kompania australiane BHP
36 miliardë euro ishte shifra të cilën BHP do të paguante që të merrte epitetin e ‘gjigantit’ të minierave. Në fakt grupi australian i minierave dhe metaleve......

Rregulla të reja për nxjerrjen e mineraleve të rralla? - Kërkesa e 100 vendeve. Synohet parandalimi i dëmeve mjedisore
Një grup prej afro 100 vendesh i drejtuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara do të hartojë udhëzime të reja për të parandaluar disa nga dëmtimet mjedisore......