Bota Postuar më 30 Prill 2024, 15:10

Nis të ndërtohet aeroporti më i madh në botë - Me vlerë 34.8 miliardë dollarë do të presë 260 milionë pasagjerë në vit

Nga SCAN TV
Nis të ndërtohet aeroporti më i madh në botë - Me

Autoritetet e Dubait kanë njoftuar ndërtimin e një terminali të ri pasagjerësh në aeroportin Al Maktoum, me punimet që pritet të kushtojnë deri në 34.8 miliardë dollarë.

Planet për terminalin e ri janë miratuar, njëkohësisht dhe fillimi i zbatimit të projektit. Kur të ndërtohet terminali, aeroporti do të jetë “më i madhi në botë” me një kapacitet prej 260 milionë pasagjerësh në vit.

Zyrtarët u shprehën se aeroporti i ri do të jetë pesë herë më i madh se aeroporti ndërkombëtar i Dubait, një nga më të ngarkuarit në botë.

Faza e parë e projektit do të përfundojë brenda 10 viteve dhe më pas aeroporti i ri do të presë 150 milion pasagjerë në vit.

I vendosur në periferi të Dubait, që nga viti 2010 Aeroporti ‘Al Maktoum’ ka marrë një pjesë të vogël të trafikut ajror të emiratit të pasur të Gjirit.

Ai duhet të marrë pasagjerë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, i cili ka një kapacitet maksimal prej 120 milionë pasagjerësh dhe vendndodhja e të cilit në qendër të qytetit pengon zgjerimin e tij.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat