Çmimi i parë, Shqipëria fuqizon sigurinë kibernetike - Intervistë ekskluzive për SCAN/ Tafa: Kemi bërë progres të lartë në investime dhe burime njerëzore

Shqipëria ka rrëmbyer çmimin e parë ndër 114 shtete të botës në konkursin më të madh për sigurinë kibernetike. Në një intervistë ekskluzive me gazetaren Elisabeta Dosku, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë (AKCESK), Igli Tafa, jep detaje mbi konkursin dhe hapave që ka bërë vendi ynë në drejtim të rritjes së sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes ndaj sulmeve.
Tafa, ju falënderoj për këtë intervistë dhe në fakt jemi zhvendosur sot në Qendrën Operacionale të Sigurisë Kibernetike dhe duam ta zhvillojmë këtë intervistë nga vendi ku le të themi merren të gjitha masat për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike. Dua ta nis me çmimin që ka marrë Shqipëria e cila ka dalë e para në një konkurs të zhvilluar në një rang të gjerë. Mund të na jepni më shumë detaje?
Në radhë të parë ju falënderoj për intervistën, është e vërtetë që Shqipëria ka qenë pjesëmarrëse në një konkurs botëror ku merrnin pjesë 114 shtete të organizuar në Dubai në fushën e sigurisë kibernetike dhe jemi shumë të lumtur që të ndajmë me ju lajmin që pjesëmarrësit tanë nga dy institucionet publike, AKCESK-u dhe AKSH-i zunë vendin e parë nga 114 shtete, mund t’ju them që ky event ka qenë eventi më i madh i organizuar ndonjëherë në fushën e sigurisë kibernetike dhe për këtë vetë eventi ka marrë një çmim duke u futur në rekordet Gines për numrin e madh të pjesëmarrësve dhe kjo na bën edhe më shumë krenar. Në këtë event, ekspertët tanë nga AKCESK-u dhe nga AKSH-i, pra dy institucione publike shtetërore, kanë demonstruar aftësi profesionale të shkëlqyera, të jashtëzakonshme, duke qenë në të gjitha fazat të parët, dhe deri në fund të gjithë këtij konkursi i cili zgjati tre ditë, duke u shpallur fitues. Kjo na bën jashtë mase krenar por njëkohësisht kjo tregon për të gjithë seriozitetin dhe angazhimin e madh që kanë marrë institucionet shqiptare në zhvillimin e sigurisë kibernetike që siç dihet Shqipëria që prej një vitit e gjysmë që u përball me një sulm shumë të ashpër kibernetik, mori të gjitha masat e duhura dhe sot mund të themi që institucionet publike janë modernizuar dhe kanë rriture kapacitetet e tyre dhe rezultat i së cilës është edhe ky event i cili tregoi pozicionin e ekspertëve tanë jo më në rajon, siç para një periudhë kohësh pretendonim të ishim të parët, por tashmë në një kompeticion botëror. Ky kompeticion quhet GISEC i cili në fillim të vetë ka nisur vetëm për lindjen e mesme dhe Afrikën dhe me kalimin e viteve është zgjeruar dhe tashmë ka përmasa globale dhe siç thashë këtë vit fitoi çmimin Gines për numrin më të lartë të shteteve që merrnin pjesë në konkurs. Dhe kjo na bën edhe më të lumtur dhe më shumë krenar për arritjen e Shqipërisë në fushën e ekspertizës të sigurisë kibernetike .
Unë ndodhem këtu në fakt dhe po shikoj një pjesë të punës suaj se çfarë bëhet në këtë zyrë për mbrojtjen e sigurisë kibernetike, por për kuriozitetin e të gjithë qytetarëve shqiptarë si sigurohet mbrojtja kibernetike në Shqipëri?
Mbrojtja e infrastrukturave, e shërbimeve kritike të vendit tonë sigurisht është shumë dimensionale, përfshin mbrojtje teknologjike, mbrojtje në nivel procesesh, standardesh, masash, koordinimesh dhe deri tek mbrojtja në rritjen e kapaciteteve njerëzore. Nëse do të flinim në gjuhen e kibernetikës, tre janë shtyllat ku pjesa e qeverisjes së sigurisë kibernetike mbështetet, është investimi në teknologji për të cilën ne bëjmë analizat e duhura dhe gjejmë boshllëqet dhe punojmë ngushtësisht me çdo operator në mënyrë që ti adresojmë ato boshllëqe, pastaj është boshllëku që vjen nga standardet e implementuara, këto standarde i referohen punës së përditshme të çdo operatori ekonomik të vendit tonë ku është shumë e rëndësishme proceset të cilët lindin nga këto standarde me të cilët ne punojmë ngushtësisht dhe e fundit është niveli i kapaciteteve njerëzore ku këtu mund të them si çdo vend tjetër i botës, Shqipëria nuk bën përjashtim, ne jemi një vend i vogël me kapacitete të limituara ku kemi vështirësi në gjetjen dhe përzgjedhjen e eksperteve por falë një politike te qartë që ne kemi në bashkëpunim me institucione të ndryshme publike dhe private, siç është institucioni qeveritar AKSH-i , duke vijuar me sektorin privat siç është ai bankar apo energjetik, apo sektori i telekomunikacioneve apo sektori i transporteve, me të gjithë këto, ne kemi një plan të përbashkët dhe kemi si qëllim që të reduktojmë këtë boshllëk të krijuar nga mungesa e profesionistëve në Shqipëri dhe falë edhe punës së këtij grupi të madh operatorësh të dirigjuar padyshim nga Autoriteti Kombëtar i sigurisë Kibernetike, mund të them që edhe në këtë fushë është bërë një progres goxha i mirë. Pa dyshim që planet tona janë shumë më afatgjatë sepse dihet që të gjesh hapësira në fushën e kapaciteteve është një gjë dhe më pas ti tentosh ti reduktosh ato është një gjë tjetër. Dhe për këtë neve jo vetëm që i kemi adresuar problemet por njëkohësisht kemi adresuar dhe kemi punuar për të reduktuar këtë lloj boshllëku me trajnime të skeduluara, të përcaktuara, me programe të qarta në mënyrë që të adresojmë këto boshllëqe dhe këto boshllëqe të reduktohen. Sepse burimi më i madh si në rastin e incidenteve kibernetike si në zgjidhjen e tyre janë dhe lidhen me njerëzit. Pastaj teknologjia pa dyshim është një tjetër sfidë e madhe, sfida vjen sepse sikurse dhe boshllëku njerëzor kërkon investime në trajnime, teknologjia kërkon akoma dhe më shumë inves5time..
Dhe në fakt a keni bërë ju investime sepse fatkeqësisht Shqipëria ishte pre e një sulmi kibernetik nga shteti i Iranit, pas këtij sulmi ka pasur shtim në investime në këtë drejtim?
Mund t’ju them me bindje dhe me kënaqësi të madhe që investimet në fushën e sigurisë kibernetike në çdo sektor të vendit tonë janë rritur po ta krahasojmë në çdo tremujor, në çdo sektor të tij, duke filluar nga tek investimet teknologjike tek Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike, ku me ligjin e ri të sigurisë kibernetike, plani për të bërë akoma dhe më shumë investime në mënyrë që ne të krijojmë një ekosistem kibernetik modern, të qëndrueshëm, ndaj të gjithë aktorëve të rrezikshëm të cilët kërkojnë të kërcënojnë vendin tonë, hapësirën tonë dixhitale, dhe duke vijuar më tej me investimet në sektorin qeveritar siç është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në investime teknologjike të mirëfillta dhe në bashkëpunim me partnerët më të mëdhenj botëror siç është Microsoft, dhe duke vijuar pastaj me sektorin bankar i cili është një nga sektorët për të cilin ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për efektet që ka në rastet kur ndodh një sulm kiberentik në këtë sektor, edhe këtu p dyshim punohet dhe ka investime teknologjike dhe pastaj me radhë të gjithë të tjerët. A jemi ne të kënaqur? A mund të themi ne që tashmë duhet të ngremë duart me gëzim e të themi ia dolëm? Jo! Kjo është një përgjigje jo, e cila vjen në mënyrë të pjekur dhe profesionale.
Pra jemi me këmbë në tokë?
Pa dyshim. Pse jo? E para, në sigurinë kibernetike, gjithçka e cila mund të squhet e sigurtë tani, nuk është e sigurtë nesër.
Sigurisht, gjërat ndryshojnë..
Gjërat ndryshojnë dhe në sigurinë kibernetike ndryshojnë shumë shumë shpejt. Pa dyshim ne thamë që jemi të kënaqur me progresin, por padyshim ne mënyrë periodike ne nxjerrim në faqen tonë të internetit, të gjitha boshllëqet teknologjike të evidentuara në sektorë të ndryshëm të vendit tonë. Dhe për këtë ligji i ri i sigurisë kibernetike ka si qëllim primar të adresojë këto probleme në mënyrë që këto investime teknologjike të bëjnë të mundur që të krijojnë këtë ambient apo këtë murin e siguritë kibernetike dhe për ta nënvizuar dhe njëherë siguria në konceptin e kibernetikës do të thotë i sigurtë por jo 100% i sigurtë.
Vijon....
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Më pak kontrata për sigurimin vullnetar - Qytetarët zgjedhin të sigurohen për jetën, aksidentet dhe shëndetin
Sigurimi vullnetar shihet si zgjedhja e duhur për personat që për shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm dhe për ata që......

Pronat, përfitimet nga digjitalizimi i Kadastrës - Ish-Kreu i Hipotekës, Pjetri: Lehtësohet procesi, shkurtohet koha për tapinë
Prej më shumë se tre vitesh, Agjencia e Kadastrës ka nisur punën për digjitalizimin e regjistrave kadastral. Por, nga të dhënat aktuale, rezulton që ky proces......

Përzgjidhen 20 start up-e më të mira, financim deri 30 mijë euro - Fokus i granteve, promovimi i inovacionit dhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri
Shpallen fituesit e start up-eve, pas thirrjes së parë për aplikime të Challenge Found. Nga 247 start up-e të cilët aplikuan në këtë thirrje, juria e......

Edhe 1 ditë afat për deklarimin e të ardhurave - DIVA, detyrim për mbi 73 mijë të punësuar në vend
Mbi 73 mijë të punësuar në vend do të kenë edhe një ditë kohë për të plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave. 30 prilli është afati i fundit......

“Ofertë për çdo kategori turistësh” - Rama: Rëndësi, cilësia e numrave. Balluku: Në maj hapet gara për aeroportin e Gjirokastrës
Teksa pritshmëritë për 14 mln turistë gjatë vitit 2024 janë në qendër të deklaratave për ecurinë e këtij sektori, sipas kryeministrit Edi Rama rëndësi ka......

Ekonomia u kreditua me 763 mld lekë në mars - Institucionet financiare dhanë më shumë hua në lekë, se në euro
Të dhënat e publikuara nga “Banka e Shqipërisë’, që i referohen muajit mars 2024 tregojnë se në terma vjetorë kredia e dhënë nga institucionet financiare......

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez konfirmon qëndrimin e tij në detyrë pas skandalit për korrupsion!
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha të hënën se do të vazhdojë në detyrë “madje me më shumë forcë” pas disa ditësh reflektimi. Sánchez tronditi vendin......

Shqiptarët, turizëm në vendet fqinje - Rriten ndjeshëm kontratat e sigurimeve për kartonin jeshil dhe sigurimin kufitar
Prej rreth një viti Shqipëria po përjeton një “boom” të vërtetë në sektorin e turizmit. Rekordet e hyrjes së turistëve të huaj po “thyhen” muaj pas muaji dhe......