Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, avancojnë punimet - Balluku: Në 1 Korrik 2026 i japim zgjidhje rrethrrotullimit të Bradasheshit
Punimet e segmentit rrugor Elbasan-Rrogozhinë, loti i pestë, pjesë e Korridorit të VIII po ecin me ritme të shpejta. Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar punimet në kantier, nga ku u shpreh se vepra pritet të përfundojë në Qershor të 2026-ës.
“Jemi në një nga kantieret që po ecën më mirë do thoja, në korridorin e Vlll. Sidomos këtë pjesë që nis nga rreth rrotullimi i Bardheshit, aty ku ne kemi filluar projektimin dhe me emergjencë do të zgjidhim edhe problematikën që ka tashmë ngarkesa e trafikut në daljen e autostradës Tiranë-Elbasan dhe pastaj vazhdimit deri në Lekaj. Kemi nisur punën në fazën e parë, flitet për rreth 18 km, e ndarë në disa faza. Kjo është faza e pestë. Krahasuar me gjithë fazat e tjera, ne këtu kemi ecurinë më të mirë me 60%, ndërkohë që i gjithë projekti është diku te 59%. E rëndësishme është të thuhet që kemi një afat të kapur dhe është afati i qershorit 2026 dhe dëshirojmë të përfundojmë totalisht sipas afateve kontraktuale, 18 km e parë të këtij segmenti shumë të rëndësishëm, duke e lënë rrugën dytësore të jetë funksionale, atë që sot është rruga kombëtare dhe duke kaluar në një autostradë të tipit A me një shpejtësi 130 km/h. Kemi 2 korsi nga secili krah, me 3.75 m gjerësi dhe një korsi plus nga secilin krah, që është korsia e emergjencës, me 3 m gjerësi. Pra kemi 3 korsi në të dyja krahët”.
Nga ana tjetër, Balluku theksoi se bypassi i Elbasanit duhet të përfundojë me patjetër brenda 1 korrikut të vitit të ardhshëm për të çliruar trafikun që krijohet.
“ Duhet zgjidhje emergjente për 3 km që lidhin Tiranë-Elbasan, rreth rrotullimi Bradasheshit, pjese e korridorit te 8. Duhet të përfundojë deri në 1 korrik të 2026, 3 km e para të bypassit të Elbasanit”.
Korridori VIII konsiderohet si projekti bërthamë i infrastrukturës në vendin tonë, teksa në total për realizimin e kësaj vepre rrugore janë rreth 350 mln euro fonde publike për 14 segmente.

Fluturimet, rritje treshifrore krahasuar me 2019-ën - Linjat me kosto të ulët dhe promovimi po japin rezultate të matshme në turizëm
Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes turistëve të huaj, veçanërisht pas përfundimit të pandemisë. Turizmi është shndërruar në një nga......

Rreth 1 në 5 persona blejnë online - Shqipëria, më “mosbesuesja” e rajonit, preferon blerjet tradicionale
Tregtia elektronike ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën se si njerëzit blejnë në të gjithë botën theksohet në një raport të kohëve të fundit nga Përmbledhja......

20-VJETORI I QTU - ULJE DERI NË 70% DHE SURPRIZA
Dita e parë e festimeve për 20-vjetorin e QTU-së ka nisur me mijëra vizitorë që mbushën qendrën tregtare. Një ditëlindje e kthyer në një festë të madhe......

Depozitat e energjisë, bashkëpunim me BERZH - Balluku: Në fokus, avancimi i projekteve dhe përmirësimi i kuadrit rregullator
Avancimi i projekteve të depozitimit të energjisë dhe përmirësimi i kuadrit rregullator në këtë drejtim janë në fokus të një memorandumi bashkëpunimi mes......

Sistemi kufitar i BE, nisin operimet më 12 tetor - Mekanizmi i ri digjital do të zbatohet gradualisht në 29 vende evropiane
Italia është gati të fillojë zbatimin gradual të Sistemit Evropian të Hyrje-Daljes (EES) nga data 12 tetor 2025, sipas afatit të përcaktuar nga Bashkimi......

“Parku i Besimit”, 12 studio në garën finale - Rama: Nuk është simbol i fesë, por faltore adhurimi
Në Petrelë u zhvillua finalja e garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit, një projekt unik që synon të ndërtojë një hapësirë publike kushtuar harmonisë......

Francë, Lecornu rikthehet në krye të qeverisë - Presidenti Macron e riemëron kryeministër, mes kritikave të ashpra
Presidenti francez Emmanuel Macron riemëroi Sebastien Lecornu si kryeministër, vetëm pak ditë pasi ky i fundit kishte dhënë dorëheqjen. Ky vendim zemëroi......

Trump kërcënon Kinën me tarifa 100% - Masa vjen pasi Pekini kufizoi eksportet e metaleve të rralla
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë një tarifë shtesë prej 100% ndaj importeve kineze duke filluar nga 1 nëntori, ose edhe më......