Shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për “Parkun e Besimit” në Tiranë!
Është shpallur fituesi i garës ndërkombëtare për “Parkun e Besimit” (Faith Park), një projekt vizionar që synon të kthejë harmoninë ndërfetare në një eksperiencë të prekshme, përmes natyrës.
Në ceremoninë përmbyllëse të garës ndërkombëtare për projektin Parku i Besimit (Faith Park) në Tiranë, është shpallur fituese studioja ndërkombëtare BIG – Bjarke Ingels Group, mes 12 finalistëve nga vende të ndryshme si Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia.
Parku i Besimit do të ndërtohet mbi idenë e bashkëjetesës dhe dialogut ndërfetar, duke u frymëzuar nga elementët simbolikë të përbashkët të feve të mëdha, të shprehur përmes pemëve, frutave dhe luleve të përmendura në shkrimet e shenjta. Ky projekt do të shërbejë si një pikë takimi për reflektim, qetësi dhe ndërveprim kulturor, duke i dhënë qytetit të Tiranës një dimension të ri shpirtëror dhe estetik.
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në shpalljen e fituesit, theksoi rëndësinë e projekteve të tilla që nxisin bashkëjetesën dhe frymën qytetare: “Do të doja të kishim mundësi për më shumë parqe të tilla.” Parku i Besimit vjen si një tjetër dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë për promovimin e harmonisë ndërfetare, një vlerë që vendi ynë e ruan prej shekujsh.
***
Fjala e Kryeministrit Edi Rama:
Dua të falënderoj nga zemra të gjithë ata që morën pjesë në këtë konkurs. Deri më tani është më kompleksi, është më emocionuesi dhe më i ndërlikuari. Por po kështu ishte një konkurs që gjeti pasqyrim në të gjitha përpjekjet e pjesëmarrësve dhe në mënyrën emocionale të prezantimit të të gjithëve.
Ishte po kështu një kohë nga e cila mësuam shumë të gjithë dhe e them me mjaft përulësi një gjë të tillë sepse kishte shumë gjëra që duheshin diskutuar por po kështu që duheshin mësuar ndërkohë që ndiqnim çdo projekt, ndërkohë që përpiqeshim të gjenim ato që ishin pro dhe kundër për çdo projekt.
Në fund ngecëm sepse ishte e vështirë që të merrnim një vendim, jo se ishim të ndarë si anëtarë jurie por se dhe vet brenda vetes ishim të ndarë. Doja të merrja mendimet e disave prej jush që nuk ishin pjese e konkursit e as të jurisë dhe prapë gjeta dilema por njeri duhet të fitonte. Nuk është se s’jemi të bindur, jemi mjaft të bindur por në të njëjtën kohë do të doja që të mundeshim të bënim më shumë parqe në këtë mënyrë.
Ajo çfarë të gjithë keni sjellë dhe na keni ofruar është e jashtëzakonshme. Shpresoj fort që do të kremtojmë së bashku çeljen e këtij paru i cili është diçka për të cilën do të jemi shumë krenar. Faleminderit Bjarke, faleminderit Giulia, faleminderit juve dhe faleminderit të gjitha ekipeve që morën pjesë.
Falënderoj vërtete të gjithëve. Një energji e shkëlqyer, një moment i jashtëzakonshëm arkitekture, krijimi peizazhi dhe të menduarit për natyrën dhe është një nga ato momente ku i thua të vërtetës që e gjithë mizerabiliteti që sjell politika në jetët tona vlen të përballohet sepse ka gjëra t tilla në fakt që të ngrenë shpirtin lart dhe me të cilat ndihesh i bekuar
Faleminderit të gjithëve.

"Monopatinat elektrike nuk do të qarkullojnë përkohësisht" - Koçiu: Nga e hëna ndalohet lëvizja. Rrezik për sigurinë publike!
Policia e Shtetit duke filluar që nga nesër, e hënë, do të ndërmarrë një operacion për ndalimin e qarkullimit të monopatinave elektrike. Lajmi u bë i ditur......

Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, avancojnë punimet - Balluku: Në 1 Korrik 2026 i japim zgjidhje rrethrrotullimit të Bradasheshit
Punimet e segmentit rrugor Elbasan-Rrogozhinë, loti i pestë, pjesë e Korridorit të VIII po ecin me ritme të shpejta. Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministre e......

Fluturimet, rritje treshifrore krahasuar me 2019-ën - Linjat me kosto të ulët dhe promovimi po japin rezultate të matshme në turizëm
Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes turistëve të huaj, veçanërisht pas përfundimit të pandemisë. Turizmi është shndërruar në një nga......

Rreth 1 në 5 persona blejnë online - Shqipëria, më “mosbesuesja” e rajonit, preferon blerjet tradicionale
Tregtia elektronike ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën se si njerëzit blejnë në të gjithë botën theksohet në një raport të kohëve të fundit nga Përmbledhja......

20-VJETORI I QTU - ULJE DERI NË 70% DHE SURPRIZA
Dita e parë e festimeve për 20-vjetorin e QTU-së ka nisur me mijëra vizitorë që mbushën qendrën tregtare. Një ditëlindje e kthyer në një festë të madhe......

Depozitat e energjisë, bashkëpunim me BERZH - Balluku: Në fokus, avancimi i projekteve dhe përmirësimi i kuadrit rregullator
Avancimi i projekteve të depozitimit të energjisë dhe përmirësimi i kuadrit rregullator në këtë drejtim janë në fokus të një memorandumi bashkëpunimi mes......

Sistemi kufitar i BE, nisin operimet më 12 tetor - Mekanizmi i ri digjital do të zbatohet gradualisht në 29 vende evropiane
Italia është gati të fillojë zbatimin gradual të Sistemit Evropian të Hyrje-Daljes (EES) nga data 12 tetor 2025, sipas afatit të përcaktuar nga Bashkimi......

“Parku i Besimit”, 12 studio në garën finale - Rama: Nuk është simbol i fesë, por faltore adhurimi
Në Petrelë u zhvillua finalja e garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit, një projekt unik që synon të ndërtojë një hapësirë publike kushtuar harmonisë......