Shqipëria Postuar më 29 Prill 2024, 14:41

Më pak kontrata për sigurimin vullnetar - Qytetarët zgjedhin të sigurohen për jetën, aksidentet dhe shëndetin

Nga SCAN TV
Më pak kontrata për sigurimin vullnetar - Qytetarët zgjedhin

Sigurimi vullnetar shihet si zgjedhja e duhur për personat që për shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm dhe për ata që përveç përfitimeve nga sigurimi i detyrueshëm, kërkojnë të rrisin të ardhurat e tyre nëpërmjet atij vullnetar. Megjithatë, pavarësisht kësaj duket se nuk është i lartë numri i shqiptarëve që preferojnë sigurimin vullnetar.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, primet e sigurimit vullnetar arritën rreth 2,2 milionë lekë në tremujorin e parë të vitit 2024, 7.66% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Ndërkohë që numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 1.31% krahasuar me periudhën janar-mars 2023.

Janë rritur me 12.28% primet e sigurimit vullnetar të jetës duke arritur në vlerën 467 milionë lekë, ndërsa ato të jo-jetës janë ulur me 11.9% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023. Sa i takon të ardhurave nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, është shënuar një rritje prej 15.76% gjatë muajit janar - mars 2024, duke arritur në vlerën 385 milionë lekë.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat në tre muajt e parë të këtij viti siguruan mbi 900 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 67.18%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.33% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, në periudhën janar - mars 2024, vihet re një ulje prej 26.95% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.51% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Ledina Elezi/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 13 Shkurt Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Pas një rënie të vazhdueshme përgjatë tërë kësaj jave Dollari amerikan e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 13 Shkurt Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Pas një rënie të vazhdueshme përgjatë tërë kësaj jave Dollari amerikan e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes......