Shqipëria Postuar më 12 Tetor 2025, 13:02

"Monopatinat elektrike nuk do të qarkullojnë përkohësisht" - Koçiu: Nga e hëna ndalohet lëvizja. Rrezik për sigurinë publike!

Nga SCAN TV

"Monopatinat elektrike nuk do të qarkullojnë

Policia e Shtetit duke filluar që nga nesër, e hënë, do të ndërmarrë një operacion për ndalimin e qarkullimit të monopatinave elektrike.

Lajmi u bë i ditur ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, të cilët bën sot publike rregullat e reja për sigurinë publike në lidhje me përdorimin e monopatinave elektrike.

Ministrja Koçiu u shpreh se “kemi marrë një sërë ankesash nga qytetarësh rreth rrezikshmërisë që këto mjete përfaqësojnë sidomos për të miturit apo të moshuarit që lëvizin në rrugë por edhe për vetë përdoruesit e tyre. Të dhënat e policisë së shtetit mbështesin këtë problematikë në rritje”.

“Përdorimi i këtyre mjeteve epo shkakton një rrezik imediat për sigurinë publike, mjafton të përmendim faktin që vetëm gjatë 2024 janë 991 raste të raportuara nga urgjenca për aksidentet me këto mjete. Midis këtyre rasteve ka pasur edhe fatalitete dhe dëmtime të rënda.

“Për ta adresuar këtë problem, ne kemi përcaktuar dhe një procedurë standarde bazuar në ligjin e policisë së Shtetit për të adresuar këtë problem, duke ndëshkuar drejtuesit e këtyre mjeteve dhe përdorimin e këtyre mjeteve në rrugë urbane përfshirë dhe trotuaret duke arritur deri në bllokim administrativ të këtyre mjeteve”, tha Proda.

Ministrja Koçiu theksoi se “sot i kam kërkuar policisë së shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë.

“Gjithashtu dua të informoj të gjithë ata që e shohin monopatinën si mënyrë biznesi për dhënien me qira ditore duhet ta kenë të qartë të mos investojnë në këtë aktivitet. Lejimi gjithmonë pas përfundimit të këtij procesi do të jetë i vlefshëm vetëm për përdorim vetjak të këtyre mjeteve.

“Ne do të hartojmë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë do të qartësojmë një herë e përgjithmonë se cilat janë korsitë rrugë apo hapësira ku monopatinat mund të përdoren dhe ku jo si dhe kriteret për moshën e përdorimit, masat mbrojtëse si kaska, ndriçimi apo shpejtësia e lejuar.  Deri në hartimin e një kuadri të plotë rregullator interesi publik dikton një ndërhyrje të mëhershme”, u shpreh ministrja.

Proda shtoi se “që nga dita e hënë Policia e Shtetit do të përfshihet në një operacion për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve prandaj kërkojmë mirëkuptimin qytetarëve në këtë proces”.

Ministrja e përmbylli fjalën duke theksuar se “Shqipëria nuk është i vetmi vend i përballur me këtë situatë, Franca Italia Gjermania në rajon Maqedonia e Veriut kanë marrë masa drastike me bllokim të përhershëm apo të pjesshëm”.

“Ne do të analizojmë praktikat më të mira evropian dhe do të marrim masat e nevojshme në interes të gjitha palëve të përfshira”, u shpreh Koçiu.

Shqipëria 11 Tetor Fabjona Pasho

20-VJETORI I QTU - ULJE DERI NË 70% DHE SURPRIZA

Dita e parë e festimeve për 20-vjetorin e QTU-së ka nisur me mijëra vizitorë që mbushën qendrën tregtare. Një ditëlindje e kthyer në një festë të madhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Tetor Fabjona Pasho

20-VJETORI I QTU - ULJE DERI NË 70% DHE SURPRIZA

Dita e parë e festimeve për 20-vjetorin e QTU-së ka nisur me mijëra vizitorë që mbushën qendrën tregtare. Një ditëlindje e kthyer në një festë të madhe......