Planifikoni të transferoheni në Gjermani? - Sa kohë duhet të kërkoni për një apartament

Në Gjermani një numër i madh qytetarësh gjenden në vështirësi për shkak të qirave të larta dhe mungesës së apartamenteve në treg.
Sipas hulumtimit të portalit gjerman të pasurive të paluajtshme ‘ImmoScout24’, çdo i dyti person në Gjermani ka më shumë se një vit që kërkon një apartament.
Pothuajse 55 % e njerëzve janë duke kërkuar për një pronë në të cilën duan të jetojnë për më shumë se një vit, sipas një sondazhi.
Nga 1.183 personat që morën pjesë në të, 22.7 % shpenzuan më shumë se dy vjet duke kërkuar një shtëpi të re.
Rreth 64 % e tyre janë të bindur se do të gjejnë atë që kërkojnë këtë vit. Dhe 16 % e atyre që do të donin të lëviznin këtë vit janë pesimistë për rezultatin e kërkimit të tyre. Tregu është shumë i tensionuar, sipas ImmoScout24. Qiratë janë rritur prej vitesh, çka do të thotë se lëvizja shoqërohet me kosto shtesë.
Shoqata Gjermane e Qiramarrësve, thekson se strehimi më i përballueshëm mund të arrihet vetëm me mbështetjen e duhur nga shteti.
Sipas saj, një sektor i madh i banesave jofitimprurëse do të ishte një garanci për strehim të përhershëm të përballueshëm, prandaj po bëhen përpjekje për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Perëndimi kërcënon, Kina përgjigjet - Forcim i mekanizmave të mbrojtjes ekonomike pas vendosjes së tarifave
Kina ka miratuar një projekt-ligj tarifor për të forcuar mekanizmat e saj të mbrojtjes ekonomike pas kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit......

Nis të ndërtohet aeroporti më i madh në botë - Me vlerë 34.8 miliardë dollarë do të presë 260 milionë pasagjerë në vit
Autoritetet e Dubait kanë njoftuar ndërtimin e një terminali të ri pasagjerësh në aeroportin Al Maktoum, me punimet që pritet të kushtojnë deri në 34.8......

Rritja befasuese e transportit ajror, në tre muaj 1.9 milionë pasagjerë - Vetëm gjatë muajit mars, Shqipërinë e kanë vizituar 565 mijë turistë
Statistikat e transportit detar dhe ajror të publikuara së fundmi nga INSTAT konfirmojnë rritjen e pamenduar të hyrjeve të turistëve në vend. Në tre muajt e......

Çmimi i parë, Shqipëria fuqizon sigurinë kibernetike - Intervistë ekskluzive për SCAN/ Tafa: Kemi bërë progres të lartë në investime dhe burime njerëzore
Shqipëria ka rrëmbyer çmimin e parë ndër 114 shtete të botës në konkursin më të madh për sigurinë kibernetike. Në një intervistë ekskluzive me gazetaren......

Më pak kontrata për sigurimin vullnetar - Qytetarët zgjedhin të sigurohen për jetën, aksidentet dhe shëndetin
Sigurimi vullnetar shihet si zgjedhja e duhur për personat që për shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm dhe për ata që......

Pronat, përfitimet nga digjitalizimi i Kadastrës - Ish-Kreu i Hipotekës, Pjetri: Lehtësohet procesi, shkurtohet koha për tapinë
Prej më shumë se tre vitesh, Agjencia e Kadastrës ka nisur punën për digjitalizimin e regjistrave kadastral. Por, nga të dhënat aktuale, rezulton që ky proces......

Përzgjidhen 20 start up-e më të mira, financim deri 30 mijë euro - Fokus i granteve, promovimi i inovacionit dhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri
Shpallen fituesit e start up-eve, pas thirrjes së parë për aplikime të Challenge Found. Nga 247 start up-e të cilët aplikuan në këtë thirrje, juria e......

Edhe 1 ditë afat për deklarimin e të ardhurave - DIVA, detyrim për mbi 73 mijë të punësuar në vend
Mbi 73 mijë të punësuar në vend do të kenë edhe një ditë kohë për të plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave. 30 prilli është afati i fundit......