Shqipëria Postuar më 30 Prill 2024, 13:44

Përfitimet nga regjistrimi i tokave bujqësore - Kreu i KASH, Rrapaj: Formalizimi do rrisë investimet dhe mundësojë kreditimin

Nga SCAN TV
Përfitimet nga regjistrimi i tokave bujqësore - Kreu i KASH, Rrapaj:

Formalizimi apo regjistrimi i tokave bujqësore nuk është përmbyllur ende, ndërsa ajo që është bërë me dije nga Ministria e Buqjësisë është se 60 për qind e regjistrave kadastral janë digjitalizuar, ç’ka do të thotë se të dhënat kanë kaluar në sistem.

Nga studio e emisionit “Box to Box” Agim Rrapaj, kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar rendit përfitimet që kanë qytetarët nga finalizimi i këtij procesi, që kanë të bëjnë me krijimin e mundësisë për sigurimin e pronës, kreditimin dhe rritjen e investimeve.

Rrapaj vuri në dukje se procesi nuk ka përfunduar kryesisht për veriun e vendit, teksa shtoi se ka nisur një projekt pilot për të bërë të mundur përshpejtimin e formalizimit të tyre e më pas digjitalizimin e të dhënave.

Ky proces paraprin edhe aplikimin e taksës së re, që do të nis të aplikohet prej 2028-ës. Kujtojmë që për të mundur përshpejtimin e procesit të regjistrimit të tokave bujqësore të ndara me ligjin 7501, është hequr nga lista e detyrimeve pagesa e taksës së pronës.

Ç’ka do të thotë se qytetarët kanë mundësi të marrin në duar tapinë pa qenë të kushtëzuar, që të kryejnë paraprakisht pagesën e kësaj tarife e cila aktualisht varion nga 700 deri në 5600 lekë në vit për hektarë.

Ada Hazizolli/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......