65 mijë vende pune në turizëm, paga 3-fish më të larta - Topuzi: Kujdes, Greqia mund të na marrë punonjësit që trajnojmë!

Në pritje të 14 milionë turistëve për këtë sezon turistik , kryetari i Shoqatës së Hoteleri- Turizmit Zak Topuzi, ka thënë se sfidë mbetet rritja e kapaciteteve akomoduese dhe fuqia punëtore. Për SCAN TV, Topuzi ka theksuar se ligji i ri, është një mekanizëm për formalizimin e këtij sektori.
“Angazhimi i qeverisë është ndryshimi i ligjit të turizmit në prag të sezonit, duke patur pasysh që ka qënë një ligj gati 10-vjeccar, ku janë ndryshuar konceptet e mënyra, por problemi qëndron tek standardet. Duke shtuar kapacitetet akomoduese, kjo rritje galopante me 3 shifra, nuk i mjafton Shqipërisë për të përballuar fluksin. Nga viti 2022-2023, gati 4.2 mld euro ishin të ardhurat nga turizmi, por kjo nuk do të thotë që jemi në shifra optimale po të krahasohemi me vendet e rajonit. Performanca jonë ishte e paparashikuar, por jemi akoma larg treguesve rajonalë. Po të shohim raportin e Forumit Ekonomik Botëror, Shqipëria nga 6 vendet e Ballkanit, renditet e 3-ta në performancë”- thotë Topuzi
Përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve ka rritur numrin e turistëve, madje Topuzi thotë se kemi gati 2.5 herë më shumë turistë që vijnë dhe nga Mali i Zi.
“Analiza është e thjeshtë. Përmirësimi i infrastrukturës aeroportuale, funksionimi i linjave direkte, ka bërë që një pjesë e banorëve të Malit të Zit të jenë shfrytëzues të aeroportit të Tiranës. Gati 93% e gjithë turistëve që vijnë në Shqipëri janë turistë europianë, gati 50% janë shqiptarë të Kosovës dhe 70% janë turistë rajonalë me vendbanim jashtë Shqipërisë, por jo rezident” shton kreu i Hoteleri-Turizmit në vend.
Brenda 2030, Topuzi thotë se do të trefishohen të ardhurat nga ky sektor, gati 540 mld euro nga turistët elitar duke renditur dhe benefitet që ka vendi krahasur me rajonin ku ka 3 herë më shumë vijë bregdetare se Mal i Zi, por edhe potencialin e madh kulturor, historik e kulinarinë. Sfidë për këtë sektor sipas tij mbetet fuqia punëtore.
“Ky është problem botëror. Në komunikim me Shoqatën simotër të Greqisë, ata kanë nevojë për 65 mijë punonjës për turizmin, një shifër alarmante për një vend me 12-13 milionë banorë, pasi rezulton se ka 1 kamarier apo person shërbimi për 50-60 turistë. Kjo tregon që ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi një pjesë e mirë e atyre që ne trajnojmë mund të na largohet si në Greqi, Gjermani apo vendet e tjera. Janë masa emergjente, propozime që i kemi bërë, madje qeveria financoi studentët e shkollave të turizmit” –thekson Topuzi.
Në lidhje me këtë, kreu i Hoteleri-Turizmit në vend, pohon se edhe pse pagat janë 2-3 fishuar për këtë sektor, nevojiten rregullime ligjore për kodin e punës dhe trajtimin e punonjësve.
Alida Lula / SCAN

Investimet e huaja, ku renditet Shqipëria në rajon? - Mbajmë vendin e dytë me 1.49 miliardë euro. IHD, rritje në Ballkanin Perëndimor
Shqipëria së fundmi të ofron mundësi të shumta investimi edhe për sipërmarrësit e huaj. Referuar të dhënave të qëndrës Altax, në tre vitet e fundit, tendenca e......

Ku bie ndesh me Kushtetutën tatimi i profesioneve të lira? - Saraçi: Ligji është diskriminues. Pasojat do të jenë të rënda
Më 18 Qershor, Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim paditë e depozituara nga disa grupe interesi për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për tatimin mbi të......

64.5% e mallrave transportohen përmes detit - Porti i Durrësit shënon volumin më të madh të produkteve
Mallrat e hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit detar zënë përqindjen më të madhe të mallrave të transportuara gjithsej në Shqipëri, krahasuar me transportin......

Cili qark ka kursyer më shumë në tre muaj? - Lezhjanët më kursimtarët, korçarët "thyejnë" mitin
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë si dhe të dhënat historike për të kuptuar ecurinë e nivelit të depozitave sipas rretheve. Kjo......

Investimet në Evropë në inteligjencën artificiale - Studimi/ Italia dhe Spanja kryesojnë me 71% të totalit
Inteligjenca Artificiale po riformëson peisazhin ekonomik global, duke u shfaqur si një forcë kryesore në domenin digjital dhe nxitur inovacionin në sektorë të......

“Profesionistët e lirë fitojnë më shumë se bankat” - Ministri i Financave nxjerr shifra: Tatimi 15-23 % u jep sërish avantazh
Në një kohë kur profesionistët e lirë po reagojnë çdo ditë kundër ligjit të ri që i takson nga 15-23 për qind dhe po presin një përgjigje nga Gjykata......

Raporti: Europa mund të ketë nevojë të vendosë tarifa deri në 55% për të frenuar importet kineze të automjeteve elektrike!
Bashkimi Europian do të duhet të vendosë tarifa më të larta se sa pritej deri në 55% për automjetet elektrike kineze për të frenuar importet e tyre në bllok,......

Shefja e FMN-së paralajmëron për rrezikun e tregut në zhvillim!
Kristalina Georgieva, drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, hodhi poshtë perspektivën e ndonjë ndikimi negativ nga një divergjencë e politikës......