Investimet e huaja, ku renditet Shqipëria në rajon? - Mbajmë vendin e dytë me 1.49 miliardë euro. IHD, rritje në Ballkanin Perëndimor

Shqipëria së fundmi të ofron mundësi të shumta investimi edhe për sipërmarrësit e huaj. Referuar të dhënave të qëndrës Altax, në tre vitet e fundit, tendenca e investimeve të huaja direkte vijon të jetë në trajtë pozitive përsa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Vendin e parë për fluksin e Investimeve të Huaja Direkte vijon të mbajë Serbia me 4.52 miliardë euro, ndërsa Shqipëria në vendin e dytë me 1.49 miliardë euro.
Vendet e tjera kanë një vlerë investimesh poshtë nivelit 1 miliardë euro. Por ajo që vihet re është se kanë një fluks hyrës nga 487 milionë euro në Malin e zi, në 650 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, dhe duke vijuar me 816 milionë euro në Kosovë si dhe 874 milionë euro në Bosnjë Hercegovinë.
Por duke e krahasuar me 2 vitet e mëparshme, në 2023 rritjen më të madhe të IHD-ve e mban Serbia me vlerë nominale 636 milionë euro, ndërkohë Shqipëria ka 458 milionë Euro më shumë, ndërsa Kosova e treta me 366 milionë euro më shumë nga 2021.
Bosnjë-Hercegovina ka një rritje në 2023 me 296 milionë euro më shumë, por Maqedonia e Veriut ka një rritje me 75 milionë më shumë. Sipas të dhënave, vend ii vetëm me një rënie të flukseve hyrëse të investimeve është Mali i zi me 104 milionë Euro më pak se 2021.
Por siç shihet dhe në grafikë, duket se IHD-të për frymë më të larta janë në Malin e Zi dhe ndiqet më pas nga Serbia dhe Shqipëria. Gjithashtu dhe Kosova ka një rritje të ndjeshme të IHD-ve për frymë, por ende mbetet nën nivelin mesatar të rajonit. Përbërja e IHD për këtë periudhë përbëhet nga industria automotive dhe pjesëve për makina, energjia e rinovueshme dhe shërbimet e turizmit dhe ato të teknologjisë, pa harruar edhe investimet që po rriten për industrinë e mbrojtjes.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Ku bie ndesh me Kushtetutën tatimi i profesioneve të lira? - Saraçi: Ligji është diskriminues. Pasojat do të jenë të rënda
Më 18 Qershor, Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim paditë e depozituara nga disa grupe interesi për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për tatimin mbi të......

64.5% e mallrave transportohen përmes detit - Porti i Durrësit shënon volumin më të madh të produkteve
Mallrat e hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit detar zënë përqindjen më të madhe të mallrave të transportuara gjithsej në Shqipëri, krahasuar me transportin......

Cili qark ka kursyer më shumë në tre muaj? - Lezhjanët më kursimtarët, korçarët "thyejnë" mitin
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë si dhe të dhënat historike për të kuptuar ecurinë e nivelit të depozitave sipas rretheve. Kjo......

Investimet në Evropë në inteligjencën artificiale - Studimi/ Italia dhe Spanja kryesojnë me 71% të totalit
Inteligjenca Artificiale po riformëson peisazhin ekonomik global, duke u shfaqur si një forcë kryesore në domenin digjital dhe nxitur inovacionin në sektorë të......

“Profesionistët e lirë fitojnë më shumë se bankat” - Ministri i Financave nxjerr shifra: Tatimi 15-23 % u jep sërish avantazh
Në një kohë kur profesionistët e lirë po reagojnë çdo ditë kundër ligjit të ri që i takson nga 15-23 për qind dhe po presin një përgjigje nga Gjykata......

Raporti: Europa mund të ketë nevojë të vendosë tarifa deri në 55% për të frenuar importet kineze të automjeteve elektrike!
Bashkimi Europian do të duhet të vendosë tarifa më të larta se sa pritej deri në 55% për automjetet elektrike kineze për të frenuar importet e tyre në bllok,......

Shefja e FMN-së paralajmëron për rrezikun e tregut në zhvillim!
Kristalina Georgieva, drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, hodhi poshtë perspektivën e ndonjë ndikimi negativ nga një divergjencë e politikës......

G7 arrin marrëveshje për “daljen” nga qymyri - Pas vitit 2035 nuk do të prodhohet energji nga lëndët fosile
Ministrat e Energjisë të shtatë ekonomive më të industrializuara të botës arritën një marrëveshje për mbylljen e termocentraleve të tyre me qymyr në gjysmën e......