Shqipëria Postuar më 30 Prill 2024, 12:32

Ku bie ndesh me Kushtetutën tatimi i profesioneve të lira? - Saraçi: Ligji është diskriminues. Pasojat do të jenë të rënda

Nga SCAN TV
Ku bie ndesh me Kushtetutën tatimi i profesioneve të lira? -

Më 18 Qershor, Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim paditë e depozituara nga disa grupe interesi për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për tatimin mbi të ardhurat, në pikat që lidhen me taksimin e profesionistëve të lirë. Por pavarësisht se në përshkrim kërkesa përcakton rishikimin për profesionet e kontabilistëve, audituesve ligjore apo avokatëve, në tërësi përfshihen të gjitha profesionet.

Dhe shumë kolegë ma kanë bërë si pyetje, ato janë teknikalitete përshkrimore të vetë Gjykatës Kushtetuese, paditë që janë çuar, të gjitha, përfshirë paditë institucionale., por edhe kjo e fundit e profesionistëve të lirë, i referohet nënpikave të ligjit dhe si pasojë, nënpika i referohej të gjithë profesioneve, të të gjithë vetëpunësuarve, kështu që nuk ka aspak hapësire për keqkuptim, ne shpresojmë sepse janë shtuar dhe padi të tjera rrugës, që Gjykata Kushtetuese ti bashkojë edhe këto sa më shpejt që ti shqyrtojë të gjitha bashkë më 18 Qershor, dhe me shpresë që të kemi një rezultat pozitiv”, thekson Julian Saraçi, Auditues ligjor.

Në intervistën dhënë për SCAN TV, audituesi ligjor, Julian Saraçi, argumenton se me çfarë nuk bien dakord profesionistët sa i takon ligjit dhe ku bie ndesh ai me Kushtetutën.

Faktikisht profesionistët e lirë kanë paguar gjithmonë tatim, kanë qernë gjithnjë subjekt tatimi dhe vazhdojnë të jenë. Pra ne nuk po diskutojmë të mos jenë fare, por të mos kemi diskriminim midis tatimpaguesve. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që të gjithë ata që konsiderohen të vetëpunësuar praktikisht do tatohen nga zero, ndërkohë që gjithë të tjerët do të tatohen mbi 14 milionë lekë dhe ne pikërisht po synojmë të heqim këtë lloj diskriminimi, që nuk ka asnjë bazë kushtetuese. Pra pse një kategori profesionistësh të lirë duhet të tatohen nga zero, dhe për pjesën tjetër duhet të fillojë tatimi nga 14 milionshi. Pra ne nuk po synojmë ta heqim pjesën e tatimit, por ta çojmë në nivelin 14 milionë sa jan ëtë gjithë profesionet e tjera”, shprehet Julian Saraçi, Auditues ligjor.

Sipas tij, nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të jetë në favor të profesionistëve të lirë, pasojat nga zbatimi i këtij ligji do të jenë të mëdha.

Të gjithë ato shërbime që nuk e kanë shumë të nevojshme faturën, pra mund të punojnë dhe pa faturë me siguri do të ndjekin këtë logjikë, pra do çojë në rritjen e evazionit dhe kjo është e pashmangshme. Sa herë vendosen taksime të reja kjo çdo në mënyrë alternative për ti shmangur ato.  E dyta që do ndodhë është ajo që po ndodh faktikisht, raportohen 11 mijë biznese të mbyllura, ku një pjesë  emirë janë profesionistë të lirë sepse lidhet me momentin. Si pasojë kjo është një përgjigje shumë e mirë që gati 20-30% e totalit të profesionistëve të lirë po cënohen drejtpërdrejt nga kjo gjë. Kjo përkthehet indirekt në më pak taksa të mbledhura, pra në një efekt bumerangë, më pak konsum, sepse ai që mbyll biznesin i bie që nuk po gjeneron të ardhura më dhe mbi të gjitha do sjellë rritje çmimesh për ekzistuesit sepse ata që janë në treg për të mbuluar kostot do rrisin çmimet”, argumenton Julian Saraçi, Auditues ligjor.

29 mijë biznese në vend që kategorizohen tek profesionet e lira janë njohur me detyrimet e tatimit mbi fitimin që duhet të parapaguajnë dhe kanë afat deri më 30 Qershor për të likuiduar këstin e parë.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat