Shqipëria Postuar më 30 Prill 2024, 14:49

Bankat dyfishojnë fitimet në vitin 2023 - Për shkak të ecurisë në rritje të të ardhurave neto nga interesat

Nga SCAN TV
Bankat dyfishojnë fitimet në vitin 2023 - Për shkak të

Viti i kaluar ka qenë ndër më të mirët e sektorit bankar. Sipas drejtorit të Departamentit të Stabilitetit Financiar pranë Bankës së Shqipërisë, Klodion Shehu, sektori regjistroi rreth 50% më shumë fitime krahasuar me vitin 2022, për shkak të ecurisë në rritje të të ardhurave neto nga interesat.

“Kontribuuesi kryesor në këtë ecuri të fitimit të sektorit bankar ka qenë ecuria e rritjes së të ardhurave neto nga interesi, e cila përgjithësisht reflekton faktin që bankat kanë qenë më të shpejta në rritjen e normës së interesit të aktiveve se sa në rritjen e normës së interesit të detyrimeve. Megjithatë në tërësi normat e interesit gjatë kësaj periudhe kanë ardhur në rritje.  Në lidhje me të ardhmen ne presim që gradualisht fitimi i sektorit bankar të kthehet pranë vlerave të mesatares afatgjatë”.

Përsa i përket ekspozimit të këtij sektori ndaj rreziqeve, Shehu shprehet se ato kanë qenë përgjithësisht të kontrolluara.

“Gjatë periudhës ne vlerësojmë se rreziqet kanë qenë të kontrolluara dhe ekspozimi i sektorit bankar ndaj këtyre rreziqeve nuk ka ndryshuar ndjeshëm. Për shembull nëse shohim rrezikun e kredisë, mund të themi që norma e kredive me probleme ka zbritur në nivelin 4.7 për qind. Ecuria e këtij treguesi ka ardhur kryesisht si rezultat i rënies së kredive me probleme, ndërkohë edhe norma e mbulimit të kredisë me provigjone, është rritur në nivelin 71 %. Përsa i takon ecurisë së rrezikut të likuiditetit, ne vlerësojmë se ky rrezik mbetet i ulët, sektori bankar ka aktive likuide përtej kërkesave minimale rregullatore, dhe njëkohësisht ato që quhen hendeqe në maturi midis aktiveve dhe pasiveve, nuk kanë ndryshuar gjatë periudhës.”

Vitin e kaluar aktiviteti i sektorit bankar u zgjerua me gati 5%, pavarësisht efektit negativ që ka patur mbiçmimi i lekut.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat