Projeksionet/Pse pritshmëritë këtë vit janë për 14 milionë turistë? - Analiza e shifrave/ Kur mund të arrihet në nivelin e 20 milionëve?

Shqipëria është promovuar gjërësisht këto dy vitet e fundit dhe po vijon të promovohet, duke premtuar shifra rekord edhe për këtë vit. Numri i të huajve që kanë hyrë deri tani në territorin e Shqipërisë është 1.5 milionë, shifra këto që premtojnë një sezon të mbarë turistik. Por sa pritet të jetë numri i të huajve që do të vizitojnë Shqipërinë përgjatë gjithë vitit 2024?
Ky vit po vijon të shijojë suksesin që la pas viti 2023 dhe po jep sinjale të qarta se do të jetë një vit edhe më i mirë turistik. Projeksionet zyrtare flasin për një shifër prej 14 milionë turistësh që pritet të ketë ky vit.
Por si është arritur në këtë shifër?
“Scan Intel” ka bërë një përllogaritje të thjeshtë bazuar në të dhënat e INSTAT mbi vitet e kaluara, për të parë tendencën e numrin të hyrjeve dhe për të bërë një parashikim nisur nga kjo tendencë.
Në tre muajt e parë të vitit numri i të huajve që erdhën në vendin tonë u regjistrua në rreth 1.5 milionë, nga 1 milion që ishin në vitin e kaluar.
Pra, kemi një rritje të numrit të të huajve që kanë hyrë në vendin tonë me 43%. Vetëm gjatë muajit mars të këtij viti në territorin e Shqipërisë hynë rreth 565 mijë të huaj.
Në tre muajt e parë të vitit 2022 regjistroheshin rreth 671 mijë të huaj, duke shënuar një rritje me 31% krahasuar me vitin 2021. Nga ana tjetër, në vitin 2023, përgjatë tremujorit të parë numri i hyrjeve nga të huajt ishte rreth 1 milion, duke u rritur me 59%, krahasuar me vitin 2022.
Le të shohim tendencën e periudhës Maj-Shtator të dy viteve të fundit për të patur një panoramë sa më të plotë. Është marrë kjo periudhë në krahasim pasi përgjatë këtyre muajve shtrihet sezoni veror dhe rritet edhe fluksi i turistëve. Sa pritet të jetë numri i tyre në vitin 2024?
Në vitin 2021, përgjatë këtij harku kohor, u regjistruan në vendin tonë rreth 4.1 milionë të huaj, ndërsa në të njejtën periudhë të vitit 2022 u regjistruan rreth 5.3 milionë të huaj, duke shënuar një rritje me 29%. Nisur nga të dhënat e INSTAT, në vitin e kaluar erdhën në vendin tonë 6.6 milionë të huaj, duke u rritur kështu me 24%.
Pra, në periudhën Maj-Shtator të tre viteve të fundit duket se numri i të huajve ka shënuar një rritje konstante me përafërsisht 1.2 milionë të huaj.
Nëse ndjekim të njejtën logjikë dhe të njëjtin ritëm të rritjes mund të parashikojmë se në të njejtën periudhë të këtij viti mund të vizitojnë vendin tonë afërsisht rreth 8 milionë të huaj.
Për të patur një panoramë më të qartë, marrim në analizë numrin e hyrjeve me bazë vjetore. Në vitin 2021, që ishtë një vit i cunguar nga pandemia, numri i hyrjeve ishte në 5.6 milionë, ndërkohë në vitin 2022 numri rritet 32% ose 1.3 herë më i lartë, duke arritur në 7.5 milionë hyrje. Nga ana tjetër, në vitin 2023, numri i të huajve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë ishte 10.1 milionë, duke regjistruar një rritje krahasuar me vitin 2022 po me 1.3 herë ose 34.6%. Pra, nëse edhe këtë vit numri i hyrjeve do të rritej me 1.3 herë, mund të themi se në Shqipëri përgjatë gjithë vitit 2024 numri i hyrjeve do të rregjistrohet në afërsisht 13 milionë ose diçka më shumë.
Pra, nëse vazhdohet më këto ritme rritje, mund të arrihet në projeksionin se Shqipëria këtë vit do të ketë së paku 13-14 milionë turistë/
Por çfarë mund të parashikohet nëse ky trend do të vijojë me të njëjtin ritem në viutet në vijim?
Atëhere mund të dilet në konkluzionin se në 5 vitet e ardhshme numri i hyrjeve nga të huajt mund të kalojë shifrën e 20 milionëve.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Bankat dyfishojnë fitimet në vitin 2023 - Për shkak të ecurisë në rritje të të ardhurave neto nga interesat
Viti i kaluar ka qenë ndër më të mirët e sektorit bankar. Sipas drejtorit të Departamentit të Stabilitetit Financiar pranë Bankës së Shqipërisë, Klodion Shehu,......

Përfitimet nga regjistrimi i tokave bujqësore - Kreu i KASH, Rrapaj: Formalizimi do rrisë investimet dhe mundësojë kreditimin
Formalizimi apo regjistrimi i tokave bujqësore nuk është përmbyllur ende, ndërsa ajo që është bërë me dije nga Ministria e Buqjësisë është se 60 për qind e......

65 mijë vende pune në turizëm, paga 3-fish më të larta - Topuzi: Kujdes, Greqia mund të na marrë punonjësit që trajnojmë!
Në pritje të 14 milionë turistëve për këtë sezon turistik , kryetari i Shoqatës së Hoteleri- Turizmit Zak Topuzi, ka thënë se sfidë mbetet rritja e......

Investimet e huaja, ku renditet Shqipëria në rajon? - Mbajmë vendin e dytë me 1.49 miliardë euro. IHD, rritje në Ballkanin Perëndimor
Shqipëria së fundmi të ofron mundësi të shumta investimi edhe për sipërmarrësit e huaj. Referuar të dhënave të qëndrës Altax, në tre vitet e fundit, tendenca e......

Ku bie ndesh me Kushtetutën tatimi i profesioneve të lira? - Saraçi: Ligji është diskriminues. Pasojat do të jenë të rënda
Më 18 Qershor, Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim paditë e depozituara nga disa grupe interesi për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për tatimin mbi të......

64.5% e mallrave transportohen përmes detit - Porti i Durrësit shënon volumin më të madh të produkteve
Mallrat e hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit detar zënë përqindjen më të madhe të mallrave të transportuara gjithsej në Shqipëri, krahasuar me transportin......

Cili qark ka kursyer më shumë në tre muaj? - Lezhjanët më kursimtarët, korçarët "thyejnë" mitin
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë si dhe të dhënat historike për të kuptuar ecurinë e nivelit të depozitave sipas rretheve. Kjo......

Investimet në Evropë në inteligjencën artificiale - Studimi/ Italia dhe Spanja kryesojnë me 71% të totalit
Inteligjenca Artificiale po riformëson peisazhin ekonomik global, duke u shfaqur si një forcë kryesore në domenin digjital dhe nxitur inovacionin në sektorë të......