Shqipëria Postuar më 6 Mars 2026, 14:35

Turistët e Lindjes së Mesme, sa do t’i mungojnë Shqipërisë? - Zani: Pasiguria në rajon ndikon në udhëtimet drejt vendit tonë

Nga Diamila Leka

Turistët e Lindjes së Mesme, sa do t’i mungojnë

Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme po ndikon dukshëm edhe në lëvizjet turistike drejt Shqipërisë. Konfliktet dhe sulmet e fundit kanë shkaktuar pezullime fluturimesh dhe anulime të rezervimeve, duke ulur përkohësisht interesin e turistëve nga rajoni.

Sipas operatores turisitike, Fiorida Zani, në vitetet e kaluara, në Shqipërië kanë ardhur për të pushuar shumë turistë nga Arabia Saudite, Dubai apo Abu Dhabi. Por sipas saj, nëse lufta përshkallëzohet, tkurrjet e turistëve do të jenë të ndjeshme.

“Në qoftë se lufta përshkallëzon dhe vazhdon, patjetër që do të ketë tkurrje, po unë dua të mendoj pozitivisht që lufta nuk do vazhdojë dhe do mbyllet shumë shpejt. Mendoj duke bërë një marrëveshje sepse nuk është në interes të askujt që kjo të ndodhë. Dhe patjetër që ne do na prekë në qoftë se vazhdon, sepse ne kemi disa fluturime direkte që vijnë nga Arabia Saudite dhe e kemi parë që vitet e fundit ka pasur shumë turistë. Më shumë vijnë në mënyrë të paorganizuar ose familjare.”

Por a po vijojnë udhëtimet e shqiptarëve drejt Lindjes së Mesme në pezull?

“Atëherë, pezullime kemi nga kompanitë ajrore, nga fluturimet. Aeroportet e Dubait vazhdojnë, ne i kemi shtyrë biletat për një moment të dytë ose kemi zgjedhur një datë tjetër, sepse kemi plot klientë, kemi indianë që jetojnë në Shqipëri që kanë zgjedhur për të shkuar për të vizituar familjarët e tyre dhe të kthehen sërish, po kjo nuk po bëhet e mundur derisa të rregullohet situata dhe të hapen të gjithë aeroportet. Edhe në Riad pas sulmit që ndodhi, ne kishim prerë disa bileta dhe pas dy ditësh ato u anuluan. Shpresojmë që kjo gjendje të mos zgjasë shumë.”

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat