Kryeadministratorja e AAPSK në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues të projektit “EU4LawEnforcement in Albania”

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mori pjesë sot në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues të projektit “EU4LawEnforcement in Albania”. Në këtë mbledhje u prezantua raporti i progresit të projektit për periudhën mars 2025 – shkurt 2026, si dhe plani i veprimit për fazën e ardhshme mars – tetor 2026.
Projekti “EU4LawEnforcement in Albania” financohet nga Bashkimi Europian me një buxhet prej 9.7 milionë euro dhe bashkëfinancohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim me 500 mijë euro, duke arritur një buxhet total prej 10.2 milionë euro. Projekti zbatohet nga Ministria e Brendshme Italiane, në bashkëpunim me Civipol dhe GIZ.
Qëllimi i kësaj nisme është forcimi i kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit financiar, si dhe përmirësimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, në funksion të avancimit të Shqipërisë në procesin e integrimit europian.
Pjesëmarrja e AAPSK në këtë projekt është veçanërisht e rëndësishme për shkak të rolit kyç që agjencia ka në administrimin dhe menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga aktivitetet kriminale, duke kontribuar në forcimin e mekanizmave të rikuperimit të aseteve dhe përdorimin e tyre në interes të shtetit dhe shoqërisë.
Gjatë diskutimeve në Komitetin Drejtues, u theksua rëndësia e koordinimit mes institucioneve ligjzbatuese, prokurorisë dhe strukturave përgjegjëse për hetimet financiare dhe menaxhimin e aseteve kriminale, në mënyrë që lufta kundër krimit të organizuar të jetë sa më efektive dhe në përputhje me standardet europiane.
AAPSK mbetet e angazhuar të kontribuojë aktivisht në këtë projekt, duke forcuar kapacitetet institucionale për administrimin profesional dhe transparent të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, në përputhje me praktikat më të mira të Bashkimit Europian.
Pagat, sa tatim paguan shqiptarët në 2025-ën? - Nivel rekord, 529 milionë euro shtesë në buxhet në 10 vite
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 825 milionë euro tatim mbi pagat dhe të ardhurat e krijuara nga qiratë afatgjatë dhe ato përmes platformave “Booking” dhe......
Mbështetje për sipërmarrjen e grave - Ministrja Ibrahimaj: Bonus 5% në grantet për startup-et e grave
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bën të ditur se thirrja e grantit 2026 për startup-et parashikon një bonus prej 5% mbi pikët e......
Shqipëria ngjitet në renditjen globale të lirisë ekonomike/ Vendi kryeson rajonin dhe disa ekonomi të rëndësishme në Europë
Shqipëria është renditur në vendin e 46-të në botë për sa i përket indeksit të lirisë ekonomike të publikuar nga Heritage Foundation. Sipas këtij raporti,......
Ministrat betohen përpara Presidentit - Nisin zyrtarisht nga puna 7 anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar
Pas marrjes një ditë më parë të votëbesimit nga Kuvendi, shtatë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar u betuan të premten përpara Presidentit të......
Si është mbyllur kjo javë e ‘trazuar’ për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës në raport me një ditë më parë e ka mbyllur këtë javë negativisht duke u blerë këtë......
Ekonomia globale, e “varur” nga Hormuzi - Rreth 25 mld USD mallra të bllokuara në ngushticë
Sulmi ushtarak amerikano-izraelit ndaj Iranit ka ndërprerë transportin detar tregtar në Gjirin Persik, një burim kyç i karburantit dhe produkteve të naftës.......
Italia nuk mund të frenojë rritjen e çmimeve - Benzina ka tejkaluar 1.7 euro për litër, ndërsa nafta është në nivelet e marsit 2024
Çmimet e karburantit në Itali kanë vijuar rritjen. Çmimi mesatar i benzinës arriti në 1.724 euro për litër në qytete, kundrejt 1.672 euro të hënën dhe 1.836......
Cili vend evropian preket më shumë nga konflikti? - Greqia, Qipro, Polonia, Bullgaria, më të ndikuarat nga një krizë energjetike
Ndikimet ekonomike, fiskale, politike dhe të kreditit të luftës në Lindjen e Mesme do të varen nga kohëzgjatja dhe ashpërsia e konfliktit, shkalla në të......


