63 milionë euro taksë pasurie në buxhetin e bashkive/ Himara dhe Cërriku kryesojnë rritjen në gjysmën e parë të vitit

Të ardhurat e pushtetit vendor po njohin një rritje të fortë, duke reflektuar shtimin e arkëtimeve nga taksat dhe tarifat vendore që paguajnë qytetarët dhe bizneset në të 61 bashkitë e vendit. Shifrat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, bashkitë kanë mbledhur afro 34.8 miliardë lekë, ose rreth 371 milionë euro, duke regjistruar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në raport me 6-mujorin e parë të vitit 2025, të ardhurat e pushtetit lokal për periudhën janar–qershor 2026 janë rritur me rreth 15.7 miliardë lekë, ose 81.9%. Edhe kundrejt planit fillestar, bashkitë e kanë tejkaluar parashikimin me 68.2%, duke arkëtuar afro 14.1 miliardë lekë më shumë.
Peshën më të madhe në rritje e mbajnë të hyrat nga taksat lokale. Të kategorizuar sipas zërave, nga taksat lokale janë mbledhur rreth 28.9 miliardë lekë apo rreth 308 milionë euro, nga 14.4 milionë euro të mbledhura në janar-qershor 2025, duke u dyfishuar në raport me këtë periudhë. Ndërsa edhe në raport me planin, vihet re dyfishim i të ardhurave.
Nga taksa e pasurisë të ardhurat në 6 mujorin e parë 2026 janë realizuar në nivelin e 5.9 miliardë lekë apo rreth 63 milionë euro, me një rritje prej 1.2 miliardë lekësh apo 25.4 % krahasuar me vjet.
Perfomancën më të mirë nga mbledhja e taksës së pasurisë, e kanë bashki si Himara me +276 %, Cërriku me +262 %, Vlora me +186%, Patosi me +168 % Elbasani me + 53 % dhe Tirana me + 23 %.
Në strukturën e të ardhurave nga taksat vendore mbizotëron kontributi i të ardhurave nga dy taksa kryesore, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja e cila zë 37 % të totalit, dhe të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme (ndërtesa, tokë bujqësore dhe truall), përfaqësojnë afro 18 % të totalit të të hyrave vendore.
Rritjen më të madhe në burimet e të ardhurave të veta të pushtetit vendor e ka taksa e ndikimit në infrastrukturë. Bashkitë me rritjen më të madhe të të ardhurave nga kjo taksë janë Tirana, Vlora , Himara dhe Saranda, të cilat kanë dhe kërkesën më të lartë për ndërtime.
Rritja e fortë e të ardhurave nga kjo taksë reflekton dinamikën e lartë të investimeve në ndërtim, veçanërisht në zonat turistike dhe urbane. Këto të ardhura krijojnë mundësi shtesë për bashkitë në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e investime në infrastrukturën lokale.
Sa i takon shpenzimeve, në 6 muaj, njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë shpenzuar 42.2 miliardë lekë apo rreth 5.7 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Check-Up dhe dializa në shtet/ Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit zgjeron kompetencat
Shërbimi i dializës dhe Programi Kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-Up) do të administrohen nga Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit......
“Sistemi financiar, i qendrueshëm ndaj rreziqeve”/ Banka Qendrore e Kosovës publikon raportin për vitin 2025
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar Raportin e Stabilitetit Financiar për vitin 2025, i cili paraqet vlerësimin e zhvillimeve në sistemin......
Sigurimet shëndetësore, shërbim edhe në privat? Hajdarmataj: Qytetarët duhet të kenë të drejtë të zgjedhin
Mijëra të punësuar në Shqipëri paguajnë çdo muaj kontributet e detyrueshme për sigurimet shëndetësore. Megjithatë, në praktikë, këto kontribute u japin të......
Cili rrjet social përdoret më shumë nga shqiptarët? Facebook kryeson në korrik duke u përdorur nga gati 87% e popullsisë
Përdorimi i rrjeteve sociale në Shqipëri vijon të mbetet në nivele shumë të larta, duke reflektuar rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që këto platforma kanë......
"Engjëjt e Biznesit", në shërbim të artit Strategjia, si ndryshojnë financat e larta ekonominë e industrive kreative?
Për vite me radhë, debati mbi kulturën në Shqipëri është fokusuar vetëm tek shifrat e buxhetit shtetëror apo diskutimet e zakonshme për skenat e teatrove.......
7.8 milionë euro do t’u shpërndahen fermerëve/ 3202 aplikime për kompensimin e TVSH-së, kryeson Fieri
Afro 7.8 milionë euro është shuma që do të marrin fermerët në llogaritë e tyre bankare si kompensim i 10 % të faturave të dorëzuara në administratën......
3,580 legalizime të miratuara në korrik/ ASHK: Vendimet mbërrijnë direkt në e-Albania
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë të ditur se gjatë muajit korrik janë miratuar gjithsej 3,580 vendime legalizimi, duke vijuar procesin e pajisjes së......
Mbi 2 milionë ton mallra të përpunuara në 6 muaj/ Eksportet në Portin e Durrësit shënojnë rritje prej 39%
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se mbi 2 milionë ton mallra janë përpunuar në Portin e Durrësit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke......

