Pagat, sa tatim paguan shqiptarët në 2025-ën? - Nivel rekord, 529 milionë euro shtesë në buxhet në 10 vite

Qytetarët shqiptarë kanë paguar 825 milionë euro tatim mbi pagat dhe të ardhurat e krijuara nga qiratë afatgjatë dhe ato përmes platformave “Booking” dhe “AirBnB” gjatë vitit 2025.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se zëri i tatimit mbi të ardhurat personale ka pasur rritjen më të lartë në përqindje ndër të gjithë zërat e tjerë të të ardhurave tatimore përgjatë vitit që lamë pas.
Konkretisht të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Dhjetor 2025, u realizuan në shumën 82.5 miliardë lekë, 16, 4 miliardë lekë apo 164 milionë euro më shumë se një vit më parë, dhe 24.8 % më shumë se periudha Janar-Dhjetor 2024.
Megjithatë planifikimi i bërë nga qeveria, ka qenë rreth 17 milionë euro më shumë që duhet të mblidheshin nga ky tatim.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, për shkak edhe të politikave fiskale të ndjekura ndër vite nga qeveria, kjo vlerë ka pasur një rritje progresive vit pas viti.
Konkretisht, nëse do të bëjmë një analizë të 10-vjeçarit të fundit, arkëtimet nga tatimi mbi të ardhurat personale në vitin 2015, regjistrohen në afro 296 milionë euro, ndërsa vit pas viti ka pasur rritje të ndjeshme dhe graduale. Krahasuar me 2025-ës, rritja regjistrohet në 529 milionë euro, apo afro 178.6 për qind në një dekadë.
Sipas administratës tatimeve, rritja e të ardhurave nga sigurimet dhe TAP në vitin 2025 tregon se bizneset po reflektojnë për formalizim dhe për t’iu përgjigjur detyrimit ligjor.
Ndikim në perfomancë duket se ka pasur fushata antiinformalitet e ndërmarrë nga qeveria lidhur me nëndeklarimin e pagave përgjatë vitit 2025, çka bëri që sipërmarrësit të reagonin duke rritur deklarimin për pozicion të pagave të punonjësve.
Nga ana tjetër vendosja e pagave të referencës në turizëm përgjatë këtij viti dhe në ndërtim, të cilët u konsideruan si sektorët me infomalitetin më të lartë sa i takon deklarimit të punonjësve por dhe nëndeklarimit të pagave, duket se ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e pagesave të deklaruara nga ana e bizneseve në këto sektorë, të cilët konsiderohen me qarkullimin më të lartë, duke sjellë automatikisht një rritje në këtë treg dhe reflektim në tatimin e paguar.
Përgjatë dy viteve të fundit është ndërmarrë edhe reforma e rritjes së pagave në administratën publike ku paga mesatare kaloi nivelin e 900 eurove, duke bërë që edhe tatimi i paguar mbi pagën që punonjësit marrin të jetë më i lartë.
Të hyrat nga Tatimi mbi të ardhurat personale përfshin edhe të ardhurat mbi qiratë dhe zhvillimi turizmit ka bërë që më shumë prona të jenë në treg me qira afatshkurtër, duke sjellë kështu më shumë të ardhura për qytetarët që punojnë përmes platformave AirBnb dhe Booking dhe si rrjedhojë më shumë tatim të paguar. Në këtë zë përfshihen dhe të ardhurat mbi interesat, por peshën më të rëndësishme e zënë ato nga pagat.
Mbështetje për sipërmarrjen e grave - Ministrja Ibrahimaj: Bonus 5% në grantet për startup-et e grave
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bën të ditur se thirrja e grantit 2026 për startup-et parashikon një bonus prej 5% mbi pikët e......
Shqipëria ngjitet në renditjen globale të lirisë ekonomike/ Vendi kryeson rajonin dhe disa ekonomi të rëndësishme në Europë
Shqipëria është renditur në vendin e 46-të në botë për sa i përket indeksit të lirisë ekonomike të publikuar nga Heritage Foundation. Sipas këtij raporti,......
Ministrat betohen përpara Presidentit - Nisin zyrtarisht nga puna 7 anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar
Pas marrjes një ditë më parë të votëbesimit nga Kuvendi, shtatë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar u betuan të premten përpara Presidentit të......
Si është mbyllur kjo javë e ‘trazuar’ për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës në raport me një ditë më parë e ka mbyllur këtë javë negativisht duke u blerë këtë......
Ekonomia globale, e “varur” nga Hormuzi - Rreth 25 mld USD mallra të bllokuara në ngushticë
Sulmi ushtarak amerikano-izraelit ndaj Iranit ka ndërprerë transportin detar tregtar në Gjirin Persik, një burim kyç i karburantit dhe produkteve të naftës.......
Italia nuk mund të frenojë rritjen e çmimeve - Benzina ka tejkaluar 1.7 euro për litër, ndërsa nafta është në nivelet e marsit 2024
Çmimet e karburantit në Itali kanë vijuar rritjen. Çmimi mesatar i benzinës arriti në 1.724 euro për litër në qytete, kundrejt 1.672 euro të hënën dhe 1.836......
Cili vend evropian preket më shumë nga konflikti? - Greqia, Qipro, Polonia, Bullgaria, më të ndikuarat nga një krizë energjetike
Ndikimet ekonomike, fiskale, politike dhe të kreditit të luftës në Lindjen e Mesme do të varen nga kohëzgjatja dhe ashpërsia e konfliktit, shkalla në të......
Kosova shkon sërish në zgjedhje - Presidentja Osmani dekreton shpërndarjen e Kuvendit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja. Në......


