Gjenova, firmoset themelimi i "Fincantieri Albania", Nufi: Hap i rëndësishëm për industrinë detare shqiptare

Në Gjenova të Italisë, në Divizionin e Anijeve Detare të kompanisë FINCANTIERI, u hodh një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, me nënshkrimin e Aktit të Themelimit dhe Statutit të shoqërisë "Fincantieri Albania".
Përmes një publikimi në rrjetin e tij social, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi nënvizon se:
"Ky partneritet përfaqëson një investim të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë detare shqiptare, transferimin e teknologjisë, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në vend."
Ndër të tjera, Ministri Nufi shprehet se:
"Shqipëria vijon të ndërtojë partneritete të qëndrueshme me liderët ndërkombëtarë të industrisë, duke krijuar vlerë të shtuar për ekonominë dhe duke kontribuar në forcimin e sigurisë kombëtare."
Shoqëria "Fincantieri Albania" do të angazhohet në menaxhimin e kantierit detar të Pashalimanit pas modernizimit të tij, si dhe do të mbikëqyrë ndërtimin e anijeve me gjatësi deri në 82 metra dhe me zhvendosje deri në 700 tonë, të destinuara si për tregun vendas, ashtu edhe për atë ndërkombëtar.
Avioni i parë zjarrfikës nis punën për shuarjen e zjarreve/ Rama: Më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë
Prej afro 48 orësh, flakët vijojnë të përpijnë sipërfaqe të mëdha me pyll me pisha në fshatin Ribaj të Mallakastrës. Zjarri, i cili ka nisur që në mëngjesin......
63 milionë euro taksë pasurie në buxhetin e bashkive/ Himara dhe Cërriku kryesojnë rritjen në gjysmën e parë të vitit
Të ardhurat e pushtetit vendor po njohin një rritje të fortë, duke reflektuar shtimin e arkëtimeve nga taksat dhe tarifat vendore që paguajnë qytetarët dhe......
Check-Up dhe dializa në shtet/ Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit zgjeron kompetencat
Shërbimi i dializës dhe Programi Kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-Up) do të administrohen nga Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit......
“Sistemi financiar, i qendrueshëm ndaj rreziqeve”/ Banka Qendrore e Kosovës publikon raportin për vitin 2025
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar Raportin e Stabilitetit Financiar për vitin 2025, i cili paraqet vlerësimin e zhvillimeve në sistemin......
Sigurimet shëndetësore, shërbim edhe në privat? Hajdarmataj: Qytetarët duhet të kenë të drejtë të zgjedhin
Mijëra të punësuar në Shqipëri paguajnë çdo muaj kontributet e detyrueshme për sigurimet shëndetësore. Megjithatë, në praktikë, këto kontribute u japin të......
Cili rrjet social përdoret më shumë nga shqiptarët? Facebook kryeson në korrik duke u përdorur nga gati 87% e popullsisë
Përdorimi i rrjeteve sociale në Shqipëri vijon të mbetet në nivele shumë të larta, duke reflektuar rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që këto platforma kanë......
"Engjëjt e Biznesit", në shërbim të artit Strategjia, si ndryshojnë financat e larta ekonominë e industrive kreative?
Për vite me radhë, debati mbi kulturën në Shqipëri është fokusuar vetëm tek shifrat e buxhetit shtetëror apo diskutimet e zakonshme për skenat e teatrove.......
7.8 milionë euro do t’u shpërndahen fermerëve/ 3202 aplikime për kompensimin e TVSH-së, kryeson Fieri
Afro 7.8 milionë euro është shuma që do të marrin fermerët në llogaritë e tyre bankare si kompensim i 10 % të faturave të dorëzuara në administratën......

