Rritet me mbi 7 lekë çmimi i naftës! - Nga 182 lekë/litër deri në 189 lekë/litër. Tregu nën vëzhgim nga Konkurrenca

Konflikti në Lindjen e Mesme po reflekton me shpejtësi në tregun shqiptar. Këtë të premte, çmimi I naftës ka pësuar sërish rritje. Në shumicën e pikave të karburanteve ajo shitet me çmimin 182 lekë/litër.
Megjithatë, ka edhe disa pika karburantesh me çmime më të larta, duke shkuar në 185, deri në 189 lekë për litër.
Operatorët e tregut e lidhin luhatjen e çmimeve me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të energjisë, ku çmimet e naftës së papërpunuar kanë shfaqur rritje për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe pasigurive në furnizim. Shoqata e hidrokarbureve e ka paralajmëruar prej disa ditësh një rritje çmimi maksimale deri në 40 lekë, ndërsa Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve, duke vendosur nën vëzhgim të gjitha kompanitë që ushtrojnë aktivitet në tregtimin me shumicë dhe me pakicë të benzinës dhe naftës. Vëmendja kryesore e këtij procesi do të përqendrohet tek ecuria e çmimeve në pikat e shitjes me pakicë,
Shqipëria është një vend I varur ndaj importit të hidrokarbureve, ndaj çdo ndryshim në tregjet globale reflektohet relativisht shpejt në çmimin final që paguajnë konsumatorët.
Megjithatë, nafta është hallka e parë e zinxhirit të konsumit. Çdo rritje e çmimit të saj përkthehet në kosto më të larta transporti dhe prodhimi, duke ushtruar presion për rritjen e çmimeve edhe te produktet e tjera të konsumit të përditshëm.
Kryeadministratorja e AAPSK në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues të projektit “EU4LawEnforcement in Albania”
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mori pjesë sot në mbledhjen e parë të......
Pagat, sa tatim paguan shqiptarët në 2025-ën? - Nivel rekord, 529 milionë euro shtesë në buxhet në 10 vite
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 825 milionë euro tatim mbi pagat dhe të ardhurat e krijuara nga qiratë afatgjatë dhe ato përmes platformave “Booking” dhe......
Mbështetje për sipërmarrjen e grave - Ministrja Ibrahimaj: Bonus 5% në grantet për startup-et e grave
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bën të ditur se thirrja e grantit 2026 për startup-et parashikon një bonus prej 5% mbi pikët e......
Shqipëria ngjitet në renditjen globale të lirisë ekonomike/ Vendi kryeson rajonin dhe disa ekonomi të rëndësishme në Europë
Shqipëria është renditur në vendin e 46-të në botë për sa i përket indeksit të lirisë ekonomike të publikuar nga Heritage Foundation. Sipas këtij raporti,......
Ministrat betohen përpara Presidentit - Nisin zyrtarisht nga puna 7 anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar
Pas marrjes një ditë më parë të votëbesimit nga Kuvendi, shtatë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar u betuan të premten përpara Presidentit të......
Si është mbyllur kjo javë e ‘trazuar’ për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës në raport me një ditë më parë e ka mbyllur këtë javë negativisht duke u blerë këtë......
Ekonomia globale, e “varur” nga Hormuzi - Rreth 25 mld USD mallra të bllokuara në ngushticë
Sulmi ushtarak amerikano-izraelit ndaj Iranit ka ndërprerë transportin detar tregtar në Gjirin Persik, një burim kyç i karburantit dhe produkteve të naftës.......
Italia nuk mund të frenojë rritjen e çmimeve - Benzina ka tejkaluar 1.7 euro për litër, ndërsa nafta është në nivelet e marsit 2024
Çmimet e karburantit në Itali kanë vijuar rritjen. Çmimi mesatar i benzinës arriti në 1.724 euro për litër në qytete, kundrejt 1.672 euro të hënën dhe 1.836......


