Shqipëria Postuar më 6 Mars 2026, 14:34

Si duhet të kontrollohen abuzimet me çmimet? - Eksperti Musta: Mekanizëm për matjen e marzheve të fitimit për kompanitë

Nga Elisabeta Dosku

Si duhet të kontrollohen abuzimet me çmimet? - Eksperti Musta:

Ndërsa në Shqipëri kanë nisur të ndjehen efektet e para të konfliktit në Lindjen e Mesme, reflektuar kjo në rritjen e çmimit të karburanteve, ekspertët parashikojë edhe ndryshim të çmimeve të produkteve të tjera, përfshirë edhe ato të ushqimeve.

Në një intervistë për SCAN TV, eksperti i ekonomisë, Eugen Musta, thekson se rritja e çmimeve shpesh është edhe spekulative dhe për këtë rekomandon marrjen e masave që synojnë mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet.

“Rritje e pritshme e çmimeve të naftës, energjisë dhe ushqimeve. Ka filluar një rritje e çmimit të naftës, e cila është ende e moderuar, por  do të shihet nëse do të ketë kohëzgjatje situata. Pas kësaj do të jetë e lidhur me mënyrën se si do e interpretojnë këtë lajm. Ndonjëherë tek ne efekti që ndjehet tek në rritjen e çmimeve është spekulativ. Në kohë krizash praktika botërore lejon që shteti të ndërhyjë duke matur marzhin e fitimit të kompanive, përmes Autoritetit të Konkurrencës dhe formave të tjera të kontrollit.”

Por a është i vështirë nga autoritetet shtetërore matja e marzheve të fitimit për kompanitë dhe kryesisht importuesit?

“Matja e marzheve të fitimit vjen me një kosto administrative por nuk është e pamundur.  Bordet e transparencës janë zgjidhje ekstreme, pasi ka autoritete që mund ta ushtrojnë këtë funksion”.

Gjatë vitit 2022, për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, i cili u pasua me rritje shumë të lartë çmimesh në Shqipëri, qeveria ngriti Bordin e Transparencës për Monitorimin e Çmimeve të Ushqimeve dhe Bordin e Karburanteve. Por muaj më pas, Gjykata kushtetuese shfuqizoi Bordin e Ushqimeve duke e cilësuar të papajtueshëm me Kushtetutën.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat