Shqipëria Postuar më 5 Gusht 2026, 12:05

Check-Up dhe dializa në shtet/ Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit zgjeron kompetencat

Nga Fabjona Pasho

Check-Up dhe dializa në shtet/ Operatori i Shërbimeve të

Shërbimi i dializës dhe Programi Kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-Up) do të administrohen nga Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit (OSHIS). Me vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave, institucioni publik zgjeron përgjegjësitë e tij, pasi më herët mori në administrim edhe shërbimin e integruar të sterilizimit, duke u shndërruar në operatorin publik që do të menaxhojë tre shërbime kombëtare të sistemit shëndetësor.

Gjatë inspektimit të ambienteve logjistike të OSHIS, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, tha se ky model synon të rrisë standardizimin.

“Me vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave, OSHIS do të administrojë edhe dy shërbime kombëtare me ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët: Check-Up dhe dializën. Kjo do të thotë më shumë standardizim, më shumë kontroll mbi cilësinë, më shumë eficiencë dhe mbi të gjitha më shumë siguri për pacientët. Ne po ndërtojmë një operator publik të fortë, të aftë për të garantuar shërbime të qëndrueshme dhe me standarde të njëjta në të gjithë vendin. Sterilizimi është një nga hallkat më kritike të sigurisë së pacientit. Qendra e re garanton procese të standardizuara, kontroll të plotë të cilësisë dhe gjurmueshmëri në çdo fazë të procesit, duke mbrojtur njëkohësisht pacientët dhe personelin shëndetësor. Ky është një investim që rrit cilësinë, ul rrezikun e infeksioneve dhe forcon besimin te shërbimi publik shëndetësor,” deklaroi ministrja.

Modeli i ri i administrimit synon të garantojë vazhdimësinë e pandërprerë të shërbimit të sterilizimit në të gjitha spitalet publike.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat